Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deputetë e mazhorancës dhe opozitës thanë se lejimi i përqendrimeve të shërbimeve në duart e pak kompanive po krijon hapësira për abuzim në dëm të interesit të qytetarëve.
TIRANË- Në seancën e djeshme plenare në Kuvend e cila zgjati deri pas mesnate, nuk kanë munguar debatet gjatë raportimeve të punës vjetore nga institucioneve. Një diskutim i tillë u zhvillua gjatë raportimit të kreut të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Bibës.
Deputetë e mazhorancës dhe opozitës thanë se lejimi i përqendrimeve të shërbimeve në duart e pak kompanive po krijon hapësira për abuzim në dëm të interesit të qytetarëve.
Pasi Biba përfundoi rapotimin, Erion Braçe me tone të larta kërkoi prova se ku është bazuar ky institucion që ka pushuar monitorimin e kompanive të tregut të plehrave kimike. Sipas deputetit këto kompani nuk presin kupon tatimor, si dhe abuzojnë me çmimet edhe pse çmimi i dapit, nitratit dhe uresë ka rënë në tregjet e huaja.
DEBATI:
Braçe: Një autoritet që miraton shumicën e kërkesave për përqendrime, bën përshtypje kjo gjë. Keni mbyllur monitorimin e tregut të plehrave kimike pas një viti. Më bën habi që konfirmoni se në këtë treg ka vetëm dy kompani deri në 3. Kësaj radhe keni konfirmuar që çmimet e këtyre produkteve janë të ndryshme.
Po si e provuat, pasi këta operojnë në të gjithë vendin dhe nuk presin një kupon tatimor. Nëse ju dilni sot dhe më tregoni një bujk që të ketë marrë një kupon tatimor që të certifikojë çmimin e një thesi me dap, me ure apo nitrat unë ua pranoj këtë që keni shkruar. Edhe pse ka filluar furnizimi në normalitet çmimi nuk ndryshon pasi dy kompani që ja dalin në gjykatë të fitojnë mbi ju dhe mbi të gjithë ne këtu, dhe mbi fermerët, arrijnë të fitojnë përsëri dhe marrin këtë nga ju.
Tabaku: A ka një monitorim apo hetim të tregut të telefonisë celulare?
Biba: Ne nuk mund t’i hetojmë të gjitha tregjet sepse nuk kemi staf, ndaj ne i hetojmë në mënyrë selektive dhe bëjmë fillimisht hetime, vetëm kur kemi indicie ne vijojmë hetojmë.
Kemi kërkuar nga kompanitë e telefonisë informacione për tarifat për kontratat me ose pa parapagesë, nuk na janë vënë në dispozicion. Ne nuk i dimë kostot ja kemi kërkuar AKEP, por nuk i kemi akoma. Ne nuk na është vënë në dispozicion ndonjë analizë si është dalë në atë faturë që ka një paketë e telefonisë.
Braçe: Ju e keni vënë në rezolutë që autoriteti nuk ka zyra, që nuk ka makina. Si ka mundësi që të gjitha ato makina që sekuestroni, lihet puna e autoritetit pa u kryer dhe mos të vihen në dispozicion. Nga ato makinat që i merrni atyre modeleve që janë dhe të bukura që janë të shtrenjta dhe të shpejta se kartelet kapen shpejt e shpejt. Është kapur duopoli në telefoninë celulare thonë këta pa makinë është kapur pa makinë, me një akt heroik, dhe duhet ta vini në rezolutë. Unë e quaj të tepërt që të vazhdoni të jeni në detyrë. Jo vetëm ju si drejtues, por i gjithë bordi i autoritetit të Konkurrencës, ju jeni kot atje.
Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm u shpreh se beteja kund&eum...
sander lleshaj TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku &e...
tavo, beleri HIMARË- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Himarë, Vangjel Tavo iu është drejtuar banorëve p&...
mbledhja TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit ...
Ervin Salianji TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, Ervin Salianji në mbledhjen e sotme ka deklaruar se...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një takim me partnerët ndërkombëtarë e drejtuesit e shkollave profesional...
Foto ilustruese TIRANA- Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me vulën e Partisë Demokratike. Vendimi i Gjy...
Damian Gjiknuri TIRANA- Damian Gjiknuri tha sot për mediat se mazhoranca është e gatshme që të miratojë ndryshimet n&eum...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një komunikim foli për reformën zgjedhore p&eu...