LIVE UPDATES
Politike

'Kush janë fajtorët e vërtetë?'/ Zjarri masiv në Tiranë, Teliti kërkesë Bashkisë: Sa e sigurtë ishte banesa? Kërkojmë përgjigje

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak e Tiranës, Dorian Teliti, tha se ngjarja është shumë shqetësuese.

15 Shtator 2023, 10:45 Nga A.B
'Kush janë fajtorët e vërtetë?'/ Zjarri masiv
Dorian Teliti

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një pallat 10-katësh u dogj me lehtësi. Në një dalje për mediat, nga Bashkia e Tiranës, nënkryetari i Këshillit Bashkiak e Tiranës, Dorian Teliti, tha se ngjarja është shumë shqetësuese. Ai shtoi se dëmet mund të ishin shmangur.

Teliti ka depozituar një kërkesë në Bashkinë e Tiranës drejtuar Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij për të marrë një dosje të plotë teknike për projektin e ndërtimi të godinës që u “përpi” nga flakët pasditen e djeshme.

DEKLARATA E TELITIT:

Ditën e djeshme ishim dëshmitarë të një ngjarje tejet të rëndë. Një nga pallatet e Tiranës u përpi nga zjarri dhe falë punës heroike të zjarrfikësve të Tiranës, ia dolëm të mos kishim asnjë humbje jete. Gjithsesi, dëmet materiale ishin tejet të mëdha dhe ajo që ndodhi dje ku disa apartamente janë shkrumbuar plotësisht, mund të ishte tërësisht e evitueshme. Pasi zjarri u vu nën kontroll, kam qenë në kontakt me disa ekspertë të fushës, inxhinierë dhe arkitektë, të cilët pas konstatimeve që kanë bërë edhe në terren, më kanë konfirmuar që ishte tejet e mundur evitimi i dëmeve kaq të mëdha. Nuk është e thënë që nuk do kishte rënë zjarri, por ama dëmet nuk ishin këto. Për këtë arsye unë kam depozituar një kërkesë në Bashkinë e Tiranës drejtuar Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij për të marrë një dosje të plotë teknike për këtë projekt ndërtimi të kësaj godine.

Sa e sigurt ka qenë kjo godinë? Cilat janë masat e ndërmarra kundër zjarrit? A është respektuar apo jo leja e ndërtimit pasi ne e dimë shumë mirë që për të marrë një leje ndërtimi, duhet të plotësosh të gjithë parametrat për mbrojtjen ndaj zjarrit? Pse Bashkia e Tiranës nuk ka furnizuar këto godina me hidrantët zjarrfikës?
Për të gjitha këto dhe shumë të tjera, ne i kemi kërkuar në shkresën zyrtare, të cilën sapo e kam depozituar këtu në cilësinë e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak dhe shpresoj që brenda 10 ditësh të marrim përgjigje nga Erion Veliaj dhe stafi i tij.

E përsëris, dje fatmirësisht nuk pati humbje jete, por ajo që ndodhi kur apartamente të tëra u shkrumbuan, gjë e cila sot ka vënë në dyshim edhe vetë ekzistencën, qëndrueshmërinë teknike të godinës së banimit, është tejet shqetësuese. Gjithashtu dje kemi qenë dëshmitarë se autobotet e zjarrfikësve mbaronin ujin, lëviznin nëpër rrugët e Tiranës për t’u furnizuar me ujë dhe kjo ka rritur më tej kohën për fikjen e zjarreve, duke shtuar akoma më shumë dëmet materiale. Kjo është e papranueshme dhe unë në cilësinë time jam këtu për të kërkuar informacionin e plotë për të zbardhur të vërtetën.

dorian teliti

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari