LIVE UPDATES
Politike

"Kush është burrë të përballet me drejtësinë"/ Veliaj flet për Ahmetajn:Institucioni im raport korrekt me SPAK

Veliaj për Report Tv, ka thënë se nuk komenton dikë që i ikën drejtësisë dhe shpif. Nga ana tjetër Veliaj ka thënë se institucioni i tij është korrekt me SPAK. 

19 Shkurt 2024, 18:15 Nga h.k
"Kush është burrë të përballet me
Foto ilustruese

TIRANË-Erion Veliaj, Kryetari i bashkisë Tiranë në një intervistë për mediat ka folur në një shpjegim më të gjatë mbi dëshminë e Arben Ahmetaj. Veliaj për Report Tv, ka thënë se nuk komenton dikë që i ikën drejtësisë dhe shpif. Nga ana tjetër Veliaj ka thënë se institucioni i tij është korrekt me SPAK. 

VeliajUnë nuk kam asnjë problem me akuzat. Unë jetoj një jetë që është si libër i hapur në sy të të gjithëve. Edhe kur e kam marrë këtë punë përsipër, jam përgatitur për gjithçka, për shpifjet, për akuza, edhe për këto shpifjet e radhës. Të gjithë e dinë si është e vërteta e inceneratorëve, siç të gjithë e dinë që Tirana ka nevojë të pastrohet. Edhe në momentin që Tirana nuk pastrohet, nëse në këtë proces ka pasur njerëz që kanë bërë gabime, duhet të mbajnë përgjegjësi. Kështu që të komentoj dikë që i ikën drejtësisë, i ikën përgjegjësisë dhe pastaj shpif, nuk besoj që meriton koment. Kush është burrë rri këtu dhe përballet, siç gjithë të gjithë ne komunikojmë përditë me SPAK-un dhe mund të shkëmbejmë dhjetëra shkresa në ditë, për pafundësi procesesh. Disa here s’ka lidhje fare me bashkinë, por bashkia ka informacion si është dhënë kjo leje, kush ka qenë projektuesi, ku ka pasur le të themi një sipërmarrje, ose një incident. Pra bashkia gjithsesi është një qendër e madhe informacioni dhe besoj që kemi qenë një nga institucionet më korrekte në këtë marrëdhënie me SPAK-un dhe në një transparencë totale.

Sigurisht që drejtësia e re, si çdo gjë e re, nga disa do anatemohet, nga ne do lavdërohet, sepse unë besoj fort që sistemi i parë i drejtësisë ku praktikisht Bashkia e Tiranës nuk fitonte dot asnjë gjyq, por gjithmonë e fitonte një zaptues. Ne kemi humbur gjyqe për të liruar territore në varreza. E para e punës nga ana njerëzore, si zapton në varreza, në një parcelë ku prehen të parët tanë? E dyta, si pastaj paguan në gjykatë dhe sesi mund të ketë gjyqtarë, që fatmirësisht vettingu i përcolli, ose po i përcjell, të cilët vazhdojnë dhe japin masa të kësaj çudie. Kështu që kishte ardhur nevoja për një kthim, ku i forti, ai i fuqishmi, në fakt janë populli, janë qytetarët, është e drejta, është publikja dhe jo ai që ka mundësi të paguajë dhe ai që ka mundësi të manipulojë drejtësinë, patjetër që kishte ardhur koha, madje ishim vonë. Sigurisht që ky është një proces adaptimi, me një sistem të ri, me kërkesa të reja, me një standard shumë më të lartë, duhet të adaptohemi. Por a është sot drejtësia më mirë seç ka qenë? Patjetër që është!! A është perfekte? Unë besoj që asnjë prej nesh s’bën punë perfekte, si ai pendulumi që do gjejë bazën e vet dhe do gjejë atë sheshin ku do rëndojë. Por

Unë them që kush ka një problem, në vend që të iki duhet të jetë këtu dhe të shpjegohet. Të largohesh dhe të shpifësh dhe të sajosh, ka shumë njerëz që gjithashtu më thonë pse nuk merresh përditë që të merresh me shpifjet. Gjyshërit tanë na thoshin që kur të leh qeni në rrugë, nuk i leh ti qenit mbrapsht, ti vazhdon rrugën. Se në të kundërt i bie që të merresh me lehje të tilla non stop dhe të mos bësh asnjë punë. Unë kam vendosur që të bëj punët. Pse? E di që ndoshta në këtë kulturë gladiatorësh dhe në këtë lloj gërr-vërri ku është shumë tunduese që të përfshihesh, ka plot njerëz që duan ta shohin këtë betejë. Ndërkohë që historia na ka mësuar që këto nuk janë gjëra që mbeten. Në finale 40 shkollat që kemi bërë mbeten, ky sheshi mbetet, pazari mbetet, Piramida mbetet, teatri i ri do mbetet, parku i liqenit, i Farkës do mbetet, ndërkohë këto llafet do i harrojnë se do vijë javën tjetër një tjetër, jam i sigurt do vijë një cunami tjetër thashethemesh edhe shpifjesh. Dhe besoj që kjo filozofi ka qëlluar e suksesshme.

 Kur ti fokusohesh te puna dhe nuk i leh çdo njeriu mbrapsht që ka nevojë, ose që dëshiron të të fusë në një betejë pa lidhje. Megjithatë sot, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, për të mos çeduar në asnjë pyetje.

Menaxhohet nga publiku, pra është Agjencia e Aseteve që e menaxhon, Bashkia e Tiranës është një prej 5 bashkive. Sigurisht ne jemi bashkia më e madhe, prodhojmë më shumë mbetje, kështu që tani i kemi marrëdhëniet shtet me shtet, edhe aty ne do të vazhdojmë këtë marrëdhënie, pa ndërprerë asnjë ditë punën, se në momentin  që ndërpritet një ditë pune, Tirana s’e ka luksin. Ne kemi përditë denoncime, sidomos tani që jemi në një situatë ku kompania publike po merr dhe zonat periferike të Tiranës, ne sikur edhe një ditë të mos të mblidhet një kazan, për atë lagje kthehet në një traumë. Edhe unë e kam parë këto ditë që po bëhet kalimi i stafetës nga privatët e periferive, te kjo e Bashkisë së Tiranës me Veronën, që ka pasur vetëm qendrën, tani po merr dhe lagjet periferike, sikur një ditë të mos bëhet stafeta siç duhet, për atë komunitet kthehet në problem. Imagjino tani për të gjithë ata që ulërijnë të mbyllet inceneratori. Tani jemi shtet me shtet, askush nuk ankohet dot që këto po shkojnë diku tjetër, për sa kohë që 5 bashkitë, bashkë me Bashkinë e Durrësit, po ia çojnë një enti shtetëror që po bën menaxhimin aty. Ndaj edhe them të mos gjykojmë pastrimin e qytetit, ose ndërtimin e shkollave.

Nëse në këto procese dikush ka bërë një gabim, duhet të mbajë përgjegjësinë e vet, jo të ikë. Dhe kush mban përgjegjësi përpara drejtësisë, i ka larë hesapet me drejtësinë. Por është si të thuash nuk do bëjmë më autostrada se ka aksidente. Ose do ndalojmë celularët, sepse disa perversë dhe disa devijantë të shoqërisë ngacmojnë gocat e vogla në celularë. Jo, devijantët duhet të shkojnë në burg, por celulari në 99% të rasteve është mjet pune dhe komunikimi, nuk është shpikur si mjet për perversët. Është keqpërdorimi i këtij mjeti nga perversët. Është të heqim gjithë thikat e bukës se dikush çmendet dhe vret ata të shtëpisë me thikë buke, jo thika e bukës është bërë për bukën. Ka devijantë dhe devijantët duhet të shkojnë aty ku e kanë vendin. Ndaj dhe duhet moderuar kjo histori. Ne nuk jemi kundër çdo gjëje të mirë, ne jem kundër atyre të ligjve, që një gjë të mirë, duan ta përkthejnë në përfitim personal. Dhe për këta duhet të merret në mënyrë absolute drejtësia.

erion veliaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari