LIVE UPDATES
Politike

"Kur kërkon debat publikë ata nisin sulmet", Basha me gratë në Tiranë: Njëri më thotë i shitur tjetri i blerë

Po ashtu Basha ka theksuar se paratë në vendin tonë ndahen nga pushtetarët me një indeks korrupsioni që po vjen dhe po zmadhohet.

12 Qershor 2023, 19:24 Nga I.A
"Kur kërkon debat publikë ata nisin sulmet", Basha me
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se as Edi Rama dhe as Sali Berisha nuk dëshirojnë debat publikë. Gjatë një takimi me gratë në Tiranë, Basha u shpreh se në momentin e parë që kërkohet debat publikë, të dy ata nisin sulme. Po ashtu Basha ka theksuar se paratë në vendin tonë ndahen nga pushtetarët me një indeks korrupsioni që po vjen dhe po zmadhohet.

"Padiskutim që kjo periudhë reflektimi më ka dhënë mundësi që të rivlerësoj gjërat. Kam një pendesë për rolin tim me përgjegjësinë që kam patur për mbylljen e një syri, për të akomoduar atë që duket më e lehtë politikisht sesa atë që meritojnë shqiptarët. Thelbi i propozimit tim është që të mos e lëmë këtë proces që… Ajo që na dëshpëron në raste të tilla, është që aty ku ka pritshmëritë më të larta nuk duhet të zhgënjejmë. Politika është arti i kompromisit. Por nëse kompromisi bëhet në kurriz të qytetarëve nuk është më kompromis, por korruspion. Na lind nevoja të ndërtojmë brenda PD-së, brenda PD që është e qartë kundër korrupsionit dhe në partneritet me SHBA dhe BE. Duket se këto kohë po lulëzon një kundërshti ndaj SHBA dhe Britanisë, nën petkun e Sovranitetit. Lideri global e ka këtë veti. Është një modë kjo, moda e sovranitetit. Nuk del njeri të thotë që pa antarësimin në NATO ky vend nuk ka instrumentat e nevojshme për të mbrojtur veten për 24 orë. Fqinjët disa prej tyre me qëllime jo të mira, me armatime, ndërsa ne themi hajde se jemi në NATO dhe paratë i shpensojmë për tendera rrugësh 2-3 fish. Paratë i ndajnë pushtetarët me një indeks korrupsioni që ka ardhur duke u zmadhuar nga viti në vit.

Ti ruhemi atyre që nuk kanë skrupuj, që na tregojnë se nuk janë njerëz si ne, vijnë me premtime për gjithçka bazuar në personalitetin e tyre dhe pastaj marrin gjithçka dhe e përdorin për veten e tyre. Çfarë debatohet sot në Shqipëri? Asgjë. Këto të treja nuk do i ndaj, Listat e Hapura, Vettingun e politikanëve dhe kufizimin e mandatit. Nuk do të harrojmë edhe hapjen e dosjeve. Askujt që të mbahet i atyre që e mbajnë peng për shkak të së kaluarës. Kush është kundër le të gjykohet me votën e popullit një orë e më parë. Çështjet e procesit të zgjedhjeve brenda partisë nuk kanë lidhje me çfarë flasim këtu. Ata do të bëjnë detyrat e veta si institucione të partisë. Demokratët do i ndjekin. Por nuk mund ta rikthej edhe njëherë pendesën dhe ndjesën e thellë për defiçitin moral dhe politik që PD ka shkaktuar me veprimet dhe mosveprimet e saj ndaj të përndjekurve dhe pronarëve. Është e pafalshme që partia që ka trashëguar personin juridik të partisë së regjimit të diktaturës, të na tundë para fytyrës akte dhe vendime të Këshillit të Ministrave që nuk i mori PD për arsyet e veta dhe ata që kanë qenë në ballë të persekucionit të na hiqen si mecenat e të përndjekurve politikë. Ndjesa nuk mjafton. Në 2021 ne kemi bërë së bashki me të gjitha shoqatat e të përndjekurve një program që njeh borxhin moral të PD-së si institucion ndaj tyre. Disa aspekte të këtij program mund të kenë nevojë për rishikim sepse nuk është një punë që e bëjmë 2 muaj para zgjedhjeve të ardhshme. Në 14 maj bënin krahasime se kush është më i keq nga ne të dy. Do rrij unë se këta 2 të tjerët janë më të këqij. Të zgjedhësh mes dy të këqijave. Sa herë kërkon ta rrisësh debatin publik, ata nisin sulmet. Njëri thotë i shitur, tjetri thotë i blerë dhe ndërkohë e mbajnë edhe tavën me xhelozi me njëri-tjetrin”, u shpreh Basha.

lulzim basha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj