Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Po ashtu ai ka theksuar se nëse një ndërtues do e kishte blerë atë me metra, operacioni për konfiskimin e ndërtimeve pa leje nuk do të ndodhte fare.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes se ku ishte shteti në momentin që në vend po ndërtohej pa leje. Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se pyetja e duhur për këtë është se ku ndodheshin inspektorët në momentin që janë bërë abuzime të tilla. Rama shkruan se hetimi që ka nisur do t'i jap fund ndërtimeve pa leje. Po ashtu ai ka theksuar se nëse një ndërtues do e kishte blerë atë me metra, operacioni për konfiskimin e ndërtimeve pa leje nuk do të ndodhte fare.
Postimi i Ramës:
KU ISHTE SHTETI KUR U NDËRTUA? E kam ndeshur këtë pyetje në komente mbi operacionin më të fundit të qeverisë për shembjen apo konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi. Pyetja në fakt është ku ishin inspektorët apo punonjësit e policisë së zonës ku janë bërë të tilla abuzime! Këtë do ta mësojmë nga hetimi që ka nisur paralelisht, ndërkohë që pa dashur të humbas kohën e askujt të cilit nuk i mbushet mendja, po as timen për t'iu mbushur mendjen atyre që s'duan, them se janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh nga të gjithë ata që janë të interesuar të informohen: E para, sot këto lloj ndërtimesh janë ku e ku më pak se dje dhe janë ku e ku më pak, pikërisht sepse ka ku e ku më shumë shtet, ligj, rregull se sa deri dje, kur mbizotëronte rrumpalla e kudondodhur.
E dyta, kjo nuk është një ndeshje futbolli dhe as një betejë e vetme, me kronometër apo kohë të shkurtër. Kjo është një luftë e gjatë, ku avantazhi i shtetit dhe i ligjit në terren nuk merret kollaj, po merret hap pas hapi, me mund e durim të madh. E treta, ky operacion bazohet në ndryshimet e reja ligjore, që dolën si mësim në rrugën plot kthesa e befasira të kësaj lufte dhe mbështetet në një vullnet të papërkulur nga vitet, për ta çuar këtë luftë të gjatë deri në fund. E katërta, ka shumë të ngjarë që me mbylljen përfundimtare të rrugës së legalizimit dhe shembjen apo konfiskimin për interes publik të këtyre vëllimeve abuzive, të vuloset edhe fundi i kësaj praktike të neveritshme. E pesta dhe e fundit, e cila është edhe personale dhe e kam me ata që më dinë si veten e tyre apo më akuzojnë, për gjëra që mesa duket do t'i bënin vetë po të ishin në vendin tim: Po të kishte lindur ndërtuesi që më blinte mua me kate e me metra pallatesh, ky operacion nuk do ndodhte kurrë me nxitjen dhe nën udhëheqjen time. Kaq.
Rama paralajmëroi ndërtuesit një ditë më parë. Ai tha prerë se çdo kullë e ngritur për përfitim ekonomik do të prishet apo dhurohet në mënyrë të publikut. Kreu i qeverisë përmendi dhe pallatin e ndërtuar në Farkë dhe kërkoi gjithashtu heqjen e shefit të komisariatit që ka lejuar ngritjen e kësaj godine pa leje. Pa përmendur emra, Rama tha se milionerët që ngrenë kulla pa leje do të ndiqen penalisht nëse nuk pranojnë parablerje apo ta dhurojnë pronën për publikun. Gjithashtu, kreu i qeverisë shtoi se nëse ndërtuesi tenton të përdorë gjykatat, do shuhet si faktor ekonomik.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka debatuar ashpër me deputetët socialistë në seancën e sotm...
Sergio Mattarella TIRANË- Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Pas takimit t&eum...
Dshnor Sula TIRANË- Është shoqëruar me debate seanca e sotme parlamentare ku u diskutua paketa e re e ndihmës e akorduar nga qever...
Jake Sullivan TIRANË- Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan ka biseduar sot m...
Flutra Açka dhe Ulsi Manja TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend është përfshirë nga debate të forta teksa u diskutua ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka debatuar me drejtuesen e seancës plenare në Kuvend. Berisha mori fj...
Edmond Spaho TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare. Deputeti i PD, Edmond Spaho ka replikuar me minist...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke folur nga Kuvend...
Tedi Blushi TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me paketën e dytë anti-krizë të propozuar nga qeveria ditë...
Jens Stolensberg BRUKSEL- NATO ka reaguar pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi sipas qeverisë ka prov...