LIVE UPDATES
Politike

Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Evropën: Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë përparime në procesin e integrimit në BE

Anton Hofreiter, i lindur në vitin 1970, biolog me profesion, është politikan i partisë Bündnis 90/Die Grünen (Të Gjelbrit) dhe anëtar i Bundestagut gjerman që nga viti 2005.

11 Tetor 2024, 17:13 Nga N.F
Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Evropën: Shqipëria
Anton Hofreiter

TIRANË- Procesi i Berlinit ka arritur disa gjëra, sidomos përmirësimin e bashkëpunimit. Një nga arritjet është dimensioni parlamentar, që synon të shndërrojë marrëveshjet në ligje të miratuara. Për këtë duhen parlamentet, dhe për këtë arsye, nuk duam vetëm që qeveritë të flasin me njëra-tjetrën, por edhe që parlamentet e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor të komunikojnë intensivisht mes tyre.

Ju u takuat me parlamentarët e vendeve të Procesit të Berlinit. Për çfarë u diskutua?

Temat kanë qenë shumë të gjera: procesi i zgjerimit, migrimi masiv, veçanërisht largimi i të rinjve, si dhe çështjet e infrastrukturës. Në disa raste është më e lehtë të udhëtosh nga këto vende drejt Vjenës, Mynihut apo Berlinit sesa të udhëtosh nga njeri vend te tjetri. Rindërtimi i rrjetit të mobilitetit, veçanërisht i hekurudhave, ka qenë një temë e madhe. Gjithashtu, u diskutuan çështjet energjetike, sundimi i ligjit dhe problemet mjedisore, si ndotja e ajrit, që mbetet një sfidë e madhe në rajon. Por, ajo që është shumë e rëndësishme, të gjithë e kanë theksuar se duan të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian dhe kërkojnë një proces të drejtë anëtarësimi.

Megjithatë, në disa vende, si Serbi apo Shqipëri, vërehet një tendencë ku opozita po dobësohet dhe partitë në pushtet forcohen. Çfarë bëni ju për ta parandaluar këtë?

Në dimensionin parlamentar, ne gjithmonë i kushtojmë shumë rëndësi përfshirjes së opozitës. Në fund, demokracia përcaktohet edhe nga mënyra se si trajtohet opozita. Qeveri ka në çdo vend të botës, por opozitë ka vetëm në vendet me demokraci të vërtetë. Prandaj, ne i kushtojmë shumë rëndësi përfshirjes së opozitës, e cila gjithmonë ka të drejtën të flasë.

Dhjetë vite Procesi i Berlinit, megjithatë vendet kanë bërë vetëm përparime simbolike drejt BE-së. Cilat janë arsyet?

Në fakt, tani ka përparime reale në procesin e zgjerimit. Për shumë vite, Bashkimi Evropian bënte sikur donte t’i pranonte këto vende, dhe ato bënin sikur po bënin reforma. Kjo ka ndryshuar në mënyrë thelbësore që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Tani në Bashkimin Evropian është kuptuar që nevojitet procesi i zgjerimit për arsye gjeopolitike dhe të sigurisë. Dhe në shumë nga këto vende janë bërë reforma të vërteta. Jo në të gjitha, por në shumë prej tyre po ndodhin ndryshime. Për shembull, Mali i Zi po zbaton shumë mirë reformat, dhe gjithashtu Shqipëria ka arritur shumë. Prandaj, tani shohim vërtet përparime, pas shumë vitesh të humbura.

Anton Hofreiter, i lindur në vitin 1970, biolog me profesion, është politikan i partisë Bündnis 90/Die Grünen (Të Gjelbrit) dhe anëtar i Bundestagut gjerman që nga viti 2005. Nga viti 2013 deri në vitin 2021, ai ishte bashkëkryetar i grupit parlamentar të të gjelbërve së bashku me Katrin Göring-Eckardt. Që nga viti 2021, ai është kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian./DW

anton hofreiter kryetari i komisionit të bundestagut për evropën shqiperia mali i zi shpall non grata diplomatin ru

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit