Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Detyra e kësaj njësie do të jetë kontrolli i detit sa i përket respektimit të rregullave nga përdoruesit e mjeteve motorike, si edhe do të jenë në gatishmëri për t’iu ofruar ndihmë çdo qytetari që ndodhet në rrezik.
VLORË- Këtë sezon turistik do të patrullojnë në det policë kufitar me Jet Ski. Kjo risi u prezantua ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, i cili bëri të ditur se detyra e tyre do të jetë kontrolli i detit sa i përket respektimit të rregullave nga përdoruesit e mjeteve motorike, si edhe do të jenë në gatishmëri për t’iu ofruar ndihmë çdo qytetari që ndodhet në rrezik.
Kjo njësi policore detare, sipas Ramës do mbante emrin e 7-vjeçares që vdiq tragjikisht në Himarë, Jonada, mirëpo pas bisedimeve me familjarët, u ra dakord që të mos quhej e tillë.
“Akti kriminal i atij individi që i uli kokën shtetit, që na bëri të gjithëve që të skuqemi si asnjë herë tjetër duhet t’ju shërbej të gjithëve si një kambanë që duhet t’i bjerë alarmit sa herë që dilni nga shtëpia për të mos bërë asgjë nga ato që turpërojnë gjithë bashkësinë e uniformave blu dhe shtetit. Unë e pata premtuar që kjo njësi do mbante emrin e vogëlushes dhe në mirëkuptim të plotë, ramë dakord që kjo gjë të mos bëhet, por nga ana tjetër ai kujtim duhet të jetë motivi i punës, i mundit dhe i suksesit, që ajo humbje e tmerrshme të shërbejë që familjet fëmijët të ndihen të qeta dhe të pushojnë”, tha Rama.
Kjo njësi do të jetë e përbërë nga 104 punonjës policie, e ndërsa në terren do të jenë 35 Jet Ski që do të patrullojnë në vijën bregdetare nga veriu në jug, në zonat më të populluara turistike dhe do të jetë në funksion përgjatë gjithë sezonit veror.
Si ndodhi ngjarja e rëndë? Më 3 gusht 2022 komisari i Policisë, Arjan Tase përplasi në plazhi e Potamit për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu. Ish efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Ai kreu manovrime të rrezikshme dhe 15 metra larg bregut goditi me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. Tase u arrestua dhe akuzohet për vrasje e kryer nga pakujdesia./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Teksa merrte pjesë në konkursin ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit të Ri "Flamurtari", kryeministri...
Rrok Dodaj PUKË- Pasi e akuzoi se ka gisht në të shtënat e armë në punë, vjen reagimi i kandidatit të koalicionit &...
Sali Berisha TROPOJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në Tropojë, aty ku mbajti ...
Takimi TIRANË- Belind Kelliçi ishte i vetmi nga 6 kandidatët në garën për bashkinë e kryeqytetit, që iu përg...
Gjon Gjonaj PUKË- Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonit ka denoncuar ngjarjen që ndodhi gjatë natës, ku nëpërmjet një ...
Ethet e fushatës vendore kanë arritur në kulmin e tyre. Kryebashkiakët që rikandidojnë, nxitojnë të tregojnë pun&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar fushatën elektorale për vendoret e 14 Majit si fushata me më pak shpenzime, ku ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se kandidatët e bashkive kryesore në vend nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”&n...
Edi Rama TIRANË- Synimi i kryeministrit Edi Rama është që të paktën të fitojnë 50 bashki. I ftuar në emisionin...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkëpunëtorët e tij që kanë pasur probleme me drejtësinë nuk j...