LIVE UPDATES
Politike

BIRN: KPK nuk zbaton vendimin gjyqësor për të zbuluar sponsorin e vet privat

KPK e mbajti sekret emrin e donatorit në kundërshtim me ligjin “Për të Drejtën e Informimit”. Por thuajse tre vjet më pas, institucioni kyç i vetingut vazhdon të këmbëngulë në fshehtësinë e emrit të sponsorit privat, pavarësisht se një vendim i formës së prerë e detyron atë që ta bëjë publik.

23 Maj 2024, 16:17 Nga I.A

BIRN: KPK nuk zbaton vendimin gjyqësor për të zbuluar sponsorin e

VLORË- Në shtator 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zgjodhi resortin luksoz “Marina Bay” në bregdetin e Vlorës si destinacion për të zhvilluar një analizë 4-vjeçare të punës si dhe sfidat e institucionit deri në fund të mandatit. Aktiviteti u zhvillua me 30 shtator, por 12 komisionerët e KPK-së dhe tre pjestarë të stafit u akomoduan në hotel për dy netë fjetje falë bujarisë së një kompanie private që mbuloi shpenzimet për akomodimin, ushqimin, qiranë e sallës së konferencave dhe kostot e tjera të aktivitetit.

KPK e mbajti sekret emrin e donatorit në kundërshtim me ligjin “Për të Drejtën e Informimit”. Por thuajse tre vjet më pas, institucioni kyç i vetingut vazhdon të këmbëngulë në fshehtësinë e emrit të sponsorit privat, pavarësisht se një vendim i formës së prerë e detyron atë që ta bëjë publik.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është institucion kushtetues, i krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim final rikthimin e besimit të publikut te drejtësia.

Përgjatë mandatit të tij, qindra magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit. Vetë anëtarët e KPK-së refuzojnë t'i nënshtrohen të njëjtit standard.

Saga gjyqësore për transparencë nisi me një kërkesë për të drejtë informimi të BIRN dhe një vendim të Komisionerit për të Drejtën e Informimit të 7 dhjetorit 2021, që e urdhëronte KPK-në të vendoste në dispozicion të BIRN një kopje të plotë të marrëveshjes së sponsorizimit.

KPK refuzoi ta zbatonte vendimin dhe e sfidoi atë në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku mori një vendim në favor. Në padinë e vet, Komisioni pretendoi se bërja publike e sponsorit do të cënonte sigurinë kombëtare, procesin e vetingut si dhe imazhin e KPK- së dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit si palë e paditur dhe BIRN si palë e tretë në proces, iu drejtuan me ankim Gjykatës Administrative të Apelit, që e përmbysi si të pabazuar vendimarrjen e shkallës së parë.

Në vendimin e datës 23 janar 2024, Gjykata Administrative e Apelit vlerëson se vendimi i shkallës së parë është reflektim i mosrespektimit të parimeve themelore të zhvillimit të një procesi gjyqësor.

Apeli thekson gjithashtu në vendim se respektimi i klauzolave kofidenciale kontraktore nuk duket se përbën kufizim të parashikuar në marrëveshjen e sponsorizimit, por është interpretuar më pas si i tillë nga Komisioni.

Në vijim, Apeli vëren se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka konsideruar interes publik respektimin e klauzolave të konfidencialitetit, pavarësisht se ligjvënësi interesin publik e ka parashikuar si përjashtim nga e drejta për ta kufizuar informacionin.

Apeli rrëzon gjithashtu pretendimin se zbulimi i të dhënave të sponsorit të aktivitetit të KPK-së, përbën zbulim njëherësh të çështjeve të rëndësishme lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni në të ardhmen, strategjitë dhe planet afatgjata dhe afatshkurtëra të tij.

“Ky përfundim do të mund të kishte qenë i pranueshëm logjikisht dhe ligjërisht, vetëm nëse pala paditëse, gjatë gjykimit në shkallë të parë do të kishte dokumentuar faktin se, pikërisht sponsori i aktivitetit të organizuar prej saj në një hotel në jug të vendit, ishte autor sui generis i formulës së suksesit të veprimtarisë së mëtejshme të KPK-së…,” thuhet në vendim.

Duke iu referuar gjithashtu jurisprudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Apeli theksoi gjithashtu standartin e dyfishtë të ndjekur nga KPK.

“Në një kohë kur ky interes [publik] nuk konstatohet të ketë pësuar deri tani asnjë cënim nga publikimi sistematik disavjeçar i të dhënave të gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, pa përjashtruar akomodimet e tyre në hotele, madje është konsideruar se ka shërbyer si instrument për t'i kthyer publikut besimin tek drejtësia,” shprehet Apeli dhe shtron pyetjen : “mbi ç'bazë standardi i transparencës, zbatuar tashmë gjatë procesit të vettiung-ut të gjyqtarëve në detyrë, nuk duhet zbatuar edhe për komisionerët quasi gjyqtarë?”.

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, BIRN ju drejtua Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me kërkesë për kryerje të ekzekutimit vullnetar dhe vendosjen në dispozicion të marrëveshjes së sponsorizimit, me të dhënat e plota.

Por KPK e anashkaloi këtë kërkesë dhe në një përgjigje për BIRN përshkroi legjislacionin mbi të cilin bazohet ekzekutimi i vendimeve gjyqësore. Në vijim, Komisioni paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë si dhe një kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit, deri në shqyrtimin e çështjes në shkallën e tretë të gjyqësorit.

Më 30 prill, Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit që detyron KPK-në që të zbulojë emrin e sponsorit.

Dy kërkesa të tjera për informim drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vendosjen në dispozicion të marrëveshjes së plotë dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale lidhur me ecurinë e procedurave të ekzekutimit të vendimit, kanë mbetur pa përgjigje edhe pse është tejkaluar afati ligjor. Po ashtu, KPK nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi një kërkese për koment të BIRN lidhur me arsyet e mosvendosjes në dispozicion të dokumentit të kërkuar.

Marrë nga Reporter.al

kpk marina bay

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj