LIVE UPDATES
Politike

Korrupsioni, Silvio Gonzato: Presim veprime konkrete, BE-ja e angazhuar në përpjekjet antikorrupsion

Duke folur në Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit, Gonzato theksoi se Bashkimi Europian mbetet i angazhuar në përkjekjet antikorrupsion, për të ecur përpara në anëtarësimin në BE.

3 Tetor 2024, 10:49 Nga I.A
Korrupsioni, Silvio Gonzato: Presim veprime konkrete, BE-ja e angazhuar në
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka deklaruar ditwn e sotme se krijimi i Komisioni të Posaçëm Anti-Korrupsion është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit. Duke folur në Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit, Gonzato theksoi se Bashkimi Europian mbetet i angazhuar në përkjekjet antikorrupsion, për të ecur përpara në anëtarësimin në BE.

"Është shumë e rëndësishme që ne të marrim masat që përfaqësuesit e shoqërisë civile në mënyrë aktive të përfshihen dhe të konsultohen në forma efikase për formësimin e politikave të korrupsionit dhe nismave të tilla, por edhe monitorimin e tyre, si për shembull strategjitë e ndryshme antikorrupsion apo planet e integritetit", tha ai.

Gonzato ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vijojnë luftën kundër korruspionit me vendosmëri dhe veprime konkrete.

Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijim i ashtu dhe perceptimi i korrupsionit mbeten më të larta se mesatarja e BE-së, prandaj ne duhet të përqendrohemi që të gjitha përpjekjet antikorrupsion të integrohen në të gjitha kapitujt e negociuar, duke filluar që nga sektorët me rrezikun më të lartë”, tha ai.

Gonzato u shpreh se, është shumë e rëndësishme që rezultatet e prekshme për uljen e korrupsionit të jenë të dukshme dhe janë në fakt një kërkesë e rëndësishme për të ecur përpara në anëtarësimin në BE.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vijojnë luftën kundër korrupsionit me vendosmëri me anën e veprimeve të tyre konkrete, duke përfshirë këtu kuadrin e duhur ligjor dhe institucional, burimet e duhura dhe gjithashtu përpjekjet antikorrupsion duhet të jenë të dukshme, duke përfshirë parandalimin, zbatimin e ligjit dhe ndjekjen penale. Në Shqipëri ne presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupsion 2024-2030 të përfundohet të shpejti dhe të miratohet. Pas miratimit ne presim zbatimin e plotë të kësaj strategjie, në veҫanti në sektorë me rrezik të lartë si Kadastra, Administrata Tatimore, Dogana, Prokurimi Publik, arsimi dhe shëndetësia”, tha Gonzato.

Ambasadori theksoi gjithashtu se duhen shmangur veprimet të cilat minojnë përpjekjet antikorrupsion.

“Kuvendi krijoi një Komision të Posaçëm me synimin e avancimit të reformave  të mirëqeverisje, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit. Kjo është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë kështu një sërë aktorësh dhe ekspertësh. Në fakt një përpjekje në të gjithë vendin dhe sigurisht që duke patur parasysh rezultatet që janë arritur duhet të vijojmë më tej. Masa të tjera krijohen sigurisht, por është po aq e rëndësishme që të gjithë partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë përpjekjet antikorrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura, të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura antikorrupsion”, u shpreh Gonzato.

Ambasadori nënvizoi se, Komisioni Evropian ka përgatitur një paketë antikorrupsion përfshirë propozimin për direktivën për të luftuar korrupsionin.

“Duke filluar nga ky vit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi u përfshinë gjithashtu edhe në raportet e BE për sundimin e ligjit, duke i vënë ato në të njëjtin nivel me shtetet anëtare, duke i ndihmuar ato që të identifikojnë dhe trajtojnë siç duhet këto probleme. Plani i ri i rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor ofron mundësi të re për përforcimin dhe përshpejtimin e përpjekjeve antikorrupsion. Ky plan përfshin deri në 6 miliardë euro në huadhënie dhe grante me qasje në disa nga përfitimet që sjell anëtarësimi në BE si dhe në tregun e përbashkët. Por këto fonde varen nga reformat kyҫe të vendit dhe zbatimi i tyre. Prandaj po ndodh një dialog me partnerët e Ballkanit Perëndimor për të parë këto fusha reformash dhe për të parë se ku do të arrihet ecuri. BE mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor dhe për të punuar ngushtësisht me partnerët rajonalë, aktorët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile”, tha Gonzato.

silvio gonzato

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta