22 Korrik 2022, 19:16
Nga k.m.
Ilir Meta dhe Glauk Konjufca
PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili së bashku me bashkëpunëtorët po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë me rastin e përmbylljes së mandatit të tij.
Siç njofton Kuvendi, Konjufca dhe presidenti Meta shkëmbyen mendime për zhvillimet në rajon dhe më gjerë, ecurinë e proceseve integruese dhe domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve përballë proceseve që kanë përpara vendet tona.
“Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje presidentit Meta për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës jo vetëm si president i Shqipërisë, duke i dëshiruar suksese në angazhimet e ardhshme. Nga ana e tij, presidenti Meta e falënderoi kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe vuri në pah, siç tha, sukseset e arritura së bashku dhe nevojën e një bashkëpunimi sa më të ngushtë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Më pas, presidenti Ilir Meta iu adresua deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës në një seancë të veçantë, e cila u organizua me rastin e vizitës së tij të fundit në këtë detyrë. Po ashtu, është pritur edhe nga presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
ilir meta glauk konjufca ilir meta ne kosove
Politike
22 Korrik 2022, 18:59
k.m.
Alastair King-Smith
TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë reagoi sërish pas shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha....
Politike
22 Korrik 2022, 18:36
k.m.
Redjan Kralji
POGRADEC- Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Kralji tha se si problem kanë kanalin vaditës. Në fjalën e...
Politike
22 Korrik 2022, 18:32
k.m.
Tërmet Peçi
POGRADEC- Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi është mërzitur me kryeministrin Edi Rama. Kjo seps...
Politike
22 Korrik 2022, 18:24
k.m.
Juliana Memaj
POGRACED- Kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Memaj e nisi me thënie filozofike prezantimin e saj para kryeministrit në lidhje me pu...
Politike
22 Korrik 2022, 17:58
k.m.
Armando Subashi
POGRADEC- Në takimin me kryebashkiakët kryeministri Edi Rama ka debatuar me kryetarin e bashkisë së Fierit, Armando Sub...
Politike
22 Korrik 2022, 17:42
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon adm...
Politike
22 Korrik 2022, 16:59
k.m.
Foto ilustruese
Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë rap...
Politike
22 Korrik 2022, 16:51
e.k
Edi Rama dhe Taulant Balla
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryebashkiakët socialistë Ai u kërkoi atyre q&...
Politike
22 Korrik 2022, 15:48
e.k
Belinda Balluku
POGRADEC- Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka folur për portin e Durrësit gjatë takimit me kryebashkiakët du...
Politike
22 Korrik 2022, 15:52
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Prej 2 ditësh News24 dhe BalkanWeb po publikojnë disa dokumente që implikojnë Drejtorin e Përgjithshëm ...