LIVE UPDATES
Politike

Konferenca Ndërqeveritare, Rama nga Brukseli: Shqipëria për BE, dashuri të pashtershme! I çelëm të gjithë kapitujt brenda...

Rama tha se sot vendi ka një PPB prej 27 miliardë euro, ka një pagë mesatare në sektorin privat 912 euro dhe në sektorin publik 1200 euro.

26 Maj 2026, 20:43 Nga E.d
Konferenca Ndërqeveritare, Rama nga Brukseli: Shqipëria për BE,
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri i vendit Edi Rama, ka deklaruar se BE është një dashuri që sjell vuajtje, por është i lumtur për rezultatet që ka arritur deri më tani. Gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërqeveritare, Rama u shpreh se Shqipëria i çeli të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe kaloi më pas tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve.

Rama tha se sot vendi ka një PPB prej 27 miliardë euro, ka një pagë mesatare në sektorin privat 912 euro dhe në sektorin publik 1200 euro. Në fund, Rama tha se ekonomia e Shqipërisë po rritet, ndërsa shtoi se kjo ka ardhur si rezultat i punës së vazhdueshme.

Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për Bashkimin Europian, dashuri e pashtershme, pa kushte. Dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi dhe sigurisht jemi të lumtur. Jemi shumë të lumtur sepse kemi arritur një tjetër gur të jashtëzakonshëm kilometrik. Kemi thyer një tjetër rekord, ashtu siç e theksoi dhe Marta, siç e ka theksuar në një sërë rastesh, ne i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe ishte shumë shpejt, ndoshta sepse ishte shumë vonë dhe kaluam nga kjo, tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve me këtë konferencë të sotme, edhe një herë brenda një afati shumë të shkurtër.

Kështu që ndihemi të energjizuar, të inkurajuar, por gjithashtu edhe me më shumë përgjegjësi sepse e dimë që nuk është fundi, është vetëm fillimi i fundit dhe e dimë që duhet të bëjmë shumë më tepër punë, por ndoshta është po kështu dhe momenti për t’iu thënë të gjithë shqiptarëve në atdhe të cilët kanë ndjekur IBAR-in me kaq pasion dhe siç ju thashë më parë në sallë, fjala “IBAR” u bë edhe më trendi sesa fjala “Kupë Botërore”. Ja që kështu jetojmë ne me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Dua të them që sot kemi një vend i cili ka një PBB prej mbi 27 miliardë eurosh dhe e nisëm me 10 miliardë euro. Kemi një vend i cili ka një pagë mesatare në sektorin privat 912 euro dhe në sektorin publik rreth 1100 euro dhe kemi nisur me një pagë mesatare prej 325 eurosh. Kemi sot një vend që sot ka shkuar nga 300, 400 investime direkte të huaja në miliarda vitin e kaluar. Po rriten investimet, po rritet ekonomia, por është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se e gjitha kjo lidhet me punën që ne po bëjmë së bashku. IBAR-i, piketat e ndërmjetme, të parme, të pasme, tingëllojnë abstrakte, por janë mjaft reale dhe kanë të bëjnë me faktin që kemi atë për të cilën sot morëm konfirmim, institucione të forta, shumë më të forta sesa 10 vjet më parë. Një sistem drejtësie të fuqizuar dhe që është i pavarur si kurrë më parë në historinë e vendit tonë.

E nisëm me stigmën e një vendi ku kishte kulturë pandëshkueshmërie dhe sot duket si të ketë qenë në një epokë, në një kohë të shekujve më parë, ndërkohë që ishte vetëm pak vite më parë. Bashkëpunimi ynë në ligj zbatim me partnerët europianë është më i thellë. Administrata jonë është gjithmonë e më tepër e angazhuar, e investuar dhe e aftë, siç e tregon edhe puna që bëjmë ngushtësisht me Komisionin dhe rrugëtimi ynë europian është i pakthyeshëm dhe i gjithë ky është sfondi ose më mirë themeli për pjesën tjetër, për paga më të mira, për vende më të mira pune, për investime më të mëdha e kështu me radhë.

Pa dashur të them shumë më tepër, dua thjesht të falënderoj nga zemra së pari Komisionin, sepse është një kujdestar vërtetë që na ndihmon në çdo hap të kuptojmë çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet ta bëjmë dhe kjo e bën BE-në bekim për një vend si i yni që ka dalë nga një histori pa institucione, pa traditë të institucioneve e pa një traditë mirëfilli të shtetit dhe ky është një proces shtet ndërtues”, theksoi ai./Dosja.al

edi rama bruksel be

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi