LIVE UPDATES
Politike

“S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama nga Brukseli: Pakt me Berishën? Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca mes PS dhe të ashtuquajturës opozitë

Ai u pyet edhe në lidhje me marrëdhënien me opozitën, ku mohoi në mënyrën e tij çdo marrëveshje të aluduar, duke e argumentuar me thellimin e diferencave pas çdo procesi zgjedhor.

26 Maj 2026, 19:39 Nga E. D
“S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama nga Brukseli: Pakt me
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare, që mes diskutimeve ka edhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Nga Belgjika, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel, Rama ka komentuar përparimet e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, ku nënvizon suksesin sa i përket piketave hapëse dhe shpjegon procesin që vendin e pret në vijim.

Ai u pyet edhe në lidhje me marrëdhënien me opozitën, ku mohoi në mënyrën e tij çdo marrëveshje të aluduar, duke e argumentuar me thellimin e diferencave pas çdo procesi zgjedhor.

Çfarë do të thotë për Shqipërinë ky moment i sotëm i nisjes së mbylljes së kapitujve?
Është një stacion jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është momenti i kthesës së fortë të procesit, kur pasi janë hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe është bërë një analizë shumë e imët e të gjitha fushave ku përfshihen negociatat, vendet anëtare kanë dhënë dritën jeshile për të vazhduar me piketa mbyllëse. Pra, ishin piketat hapëse, u hapën gjithë kapitujt, tani kemi filluar me piketat mbyllëse, që përkthehet me mbylljen e kapitujve.

Për nisjen e fazës përmbyllëse të kapitujve me BE, si arritët të kapërcenit disa kërkesa strikte të Gjermanisë apo ndonjë vendi tjetër të arritur deri këtu?
Ka pasur shumë spekulime, gojëdhëna e thashetheme për këtë proces, të motivuara politikisht. Ka qenë një proces ecejakesh mes komisionit dhe vendeve anëtare. Tashmë kemi dritën jeshile për të vijuar me mbylljen e kapitujve.

Z.Kryeministër, sot po flasim për fazën përmbyllëse të negociatave. Çfarë do të thotë konkretisht kjo për qytetarët shqiptarë dhe sa afër është realisht anëtarësimi i plotë?
Anëtarësimi nuk ka qenë kurrë më afër dhe më e rëndësishme është se deri më tani që flasim jemi brenda kalendarit të dakordësuar me KE dhe ky është një konfirmim absolutisht inkurajues. Është padiskutim lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse sa më afër ne shkojmë drejt majës, ku kemi amanetin të mbërrijmë, por edhe misionin, aq më pranë shqiptarët gjenden në momentin kur do të pajisen me pasaportën europiane dhe do të jenë pjesëtarë të familjes së madhe europiane, çka ka një vlerë të gjithanshme për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, brenda apo jashtë saj.

A është sot 2030 një afat realist për anëtarësimin e Shqipërisë në BE apo ende varet nga dinamika politike brenda unionit?
Gjithçka dhe gjithmonë varët nga dinamikat politike të Unionit dhe për sa kohë këto janë në favorin tonë, ne duhet të vrapojmë siç po e bëjmë, të kryejmë detyrat siç po i kryejmë, të jemi të suksesshëm siç po jemi dhe nga ana tjetër ta kthejmë gjithë këtë proces, jo vetëm garanci për shqiptarët dhe Shqipërinë vendin, por edhe për përfitim sot. Mbi të gjitha, me një fjali të vetme, ky moment është vendosja e një vule kuptimplotë për atë që është Shqipëria sot; një histori suksesi në rrugën për anëtarësimin në BE.

Në raportin e IBAR, vendet anëtare  insistojnë  te lufta kundër korrupsionit në nivelet e larta. Ndërsa opozita thotë se janë shtuar kushtet për Shqipërinë. Çfarë garancie jepni se kapitujt do mbyllen në fund të 2027-ës dhe anëtarësimi i plotë në 2030?
Ky është një proces përmbushjesh të të gjitha kushteve që duhen plotësuar për të qenë vend anëtar i BE. Këtu nuk bëhet fjalë për shtim kushtesh apo ulje të numrit të tyre. Bëhet fjalë për një kornizë tërësore kushtesh, të cilat nënkuptojnë detyra shtëpie që duhen bërë. Nuk ka shtim kushtesh, për më tepër pastaj kur vjen puna për piketat përmbyllëse vendet anëtare praktikisht dakordësojnë ose jo me Komisionin. Ndërkohë që gjuha e raportit është një gjuhë ku vendet anëtare vendosin thekset e caktuara për ta fokusuar vendin përkatës dhe njëkohësisht edhe për nënvizuar se çfarë presim prej këtij vendi. Kjo është gjëja më normale në këtë proces dhe kush i ka lexuar këto rrugëtime të atyre që e kanë ndjekur më parë këtë rrugë dhe kush i sheh sot edhe brenda BE dinamikat që lidhen me shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, antikorrupsionin, e ka shumë të qartë se kjo është një histori e të qenit pjesë e kësaj familjeje. Ne jemi shumë të motivuar sot dhe shumë të energjizuar nga ky moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse kemi kapërcyer në kohë rekord, si asnjë vend tjetër në këtë proces, një mal të tërë me detyra. Tani na pret mali tjetër, që është edhe i fundit, ai i detyrave të lidhura me mbylljen e kapitujve.

Opozita fillimisht tha se procesi ishte bllokuar për shkak se mazhoranca nuk votoi për arrestimin e zv.kryeministres Balluku, por ditët e fundit bashkoi votat me ju për miratimin e një rezolute të përbashkët për integrimin. Si e shihni këtë lëvizje të tyre dhe si ju përgjigjeni zërave se ju dhe Berisha jeni në marrëveshje?
Nëse do të thosha atë që më vjen të them, edhe pse prej ditës që është mbyllur fushata kam refuzuar edhe me veten time që të hyj në komente lidhur me palën tjetër dhe sidomos me shishen, etiketën dhe vetë produktin që mban shishja e palës tjetër, atëherë do të thosha se nëse ky është bashkëpunim, është një bashkëpunim absolutisht i paparë në historinë e politikës botërore nga ana ime, sepse sa më shumë unë bashkëpunoj, aq më shume thellohet distanca mes PD dhe të ashtuquajturës opozitë, që është vërtet në një agoni të vajtueshme.

Ju keni qenë kryeministri që ka negociuar hapjen dhe avancimin e procesit. A e konsideroni integrimin europian projektin tuaj më të rëndësishëm politik?
Integrimi nuk është projekti im, është misioni historik i shqiptarëve dhe gjithë atyre që e kanë dëshiruar që Shqipëria t’i përkasë botës që dielli lind andej nga perëndon, kështu që unë e konsideroj fat dhe privilegj që më ra mua dhe PS në këtë fazë të historisë së vendit, barra dhe njëkohësisht edhe mundësia për ta çuar këtë proces drejt kurorëzimit. Nuk do të lëmë gur pa luajtur që t’ia dalim, gjithmonë me besim dhe duke punuar me vetëdije se çdo hap që ne hedhim në këtë rrugë nuk është një hap për të ikur nga Shqipëria dhe për të shkuar në Bruksel, Berlin, Paris a Romë, por një hap që e hedhim për ta ndërtuar brenda 28 mijë kilometrash katrorë të Republikës sonë shtetin europian të shqiptarëve./Top Channel

edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet