“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Duçka, dëshmitar i thirrur nga organi i akuzës, u pyet nga prokurori Elvin Gokaj në rast se ai ka qenë apo jo në dijeni që ka pasur dy vendime gjykatash lidhur me fabrikën. Dëshmitari tha se vendimet nuk kanë qenë pjesë e dosjes së privatizimit, gjë e cila u kundërshtua nga viktimat në këtë proces, anëtarë të familjes Myderizi.
TIRANË- Ish-drejtor në Ministrinë e Financave, Endri Duçka, ka dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me privatizimin e fabrikës “Buka”. Ai ka deklaruar se procesi është zhvilluar në përputhje me rregullat ligjore dhe vendimet e qeverisë. Sipas tij, në kohën kur drejtonte zyrën e shitjes së pronës shtetërore, institucioni që ai përfaqësonte kishte rolin e hallkës së fundit në procesin e verifikimit të dokumentacionit.
Ai sqaroi se më pas procedura kalonte në fazën e publikimit të ankandit në faqen e Komisionit të Prokurimeve Publike, duke qenë se ankandi ishte i hapur për pjesëmarrje. Duçka bëri të ditur se për dosjen “Buka” kishte vetëm një ofertues, çka sipas rregullave detyroi institucionin të bënte një ripublikim të ankandit me afat 10-ditor.
“Kam qenë drejtor tek Ministria e Financave, drejtoja zyrën e shitjes së pronës shtetërore. Ka ardhur dosja për shitjen e aksioneve shtetërore për dosjen “Buka”, kemi bërë procedurën normale. Drejtoria e drejtimit të pronës publike është hallka e fundit e procesit, ne kontrollonim të gjitha aktet dhe nëse gjendej në përputhje me VKM, vijonim me procedurën, si publikimi për ankandin në faqen e Komisionit të Prokurimeve, pasi ankandi ishte i hapur. Për dosjen “Buka” kishte vetëm një ofertues, ishim të detyruar të bënim një ripublikim me afat 10-ditor. Fituesi u shpall ofertuesi i vetëm”, tha ai.
Duçka, dëshmitar i thirrur nga organi i akuzës, u pyet nga prokurori Elvin Gokaj në rast se ai ka qenë apo jo në dijeni që ka pasur dy vendime gjykatash lidhur me fabrikën. Dëshmitari tha se vendimet nuk kanë qenë pjesë e dosjes së privatizimit, gjë e cila u kundërshtua nga viktimat në këtë proces, anëtarë të familjes Myderizi. Këta të fundit iu drejtuan Duçkës duke thënë se ai gënjen, pasi ka qenë në gjyq dhe ka dijeni për vendimet e gjykatave, megjithatë ndërhyrja e gjykatës shtensionoi situatën në sallën e gjyqit.
Elvin Gokaj: A kishit dijeni që kishte 2 vendime gjykatash për këtë pronë?
Endri Duçka: Nuk kanë qenë pjesë e dosjes së privatizimit. Familja Myderizi u ankua, na sollën edhe vendimet, por nuk kishte lidhje me veprimtarinë e drejtorisë sonë.
Elvin Gokaj: Po kërkesa nga përmbaruesi, a ju erdhën?
Endri Duçka: Nuk i kujtoj specifikisht, por kujtoj që i kemi kthyer përgjigje çdo ankese.
Elvin Gokaj: Ju ka ardhur një ankesë për anulim ankandi, çfarë bëtë ju?
Endri Duçka: Me sa mbaj mend, ne i kemi sugjeruar familjes Myderizi t’i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë për paketën e vlerësimit të aksioneve.
Përveç Duçkës ka dëshmuar edhe Fatmir Hoxhaj, drejtori i pagesave në Ministrinë e Financave. Ndërsa në seancën e radhës të datës 9 qershor, Prokuroria e Posaçme kërkoi thirrjen e dy ish-sekretarëve të përgjithshëm të Ministrisë së Financave, ndërsa prokurori Gokaj rezervoi të drejtën të hiqte dorë nga thirrja e disa dëshmitarëve të tjerë.
Dosja “Buka SHA”
Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit. Ahmetaj fillimisht në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, akuzohet se shkeli legjislacionin në fuqi. Për këtë dosje SPAK kërkon dërgimin në gjyq të ish ministrit të Ekonomisë dhe Financave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës./Dosja.al
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare, që...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare. Gjatë nj&...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare. Duke folur shkurt pë...
Bart De Wever, Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është pritur sot në Bruksel nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjik&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas dekoratës që i është dhënë nga E...
Saimir Korreshi LUSHNJE- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka denoncuar sërish gjendjen skandaloze në spitalin e Lushnjes. Pas denoncimit p...
Sali Berisha TIRANË- Internacionalja Demokrate Kristiane (IDC-CDI), organizata më e madhe politike ndërkombëtare që bën bashk...
Jurgis Çyrbja DURRËS- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i dënuar nga Gjykata e Posaçme për shkak t...
Foto Ilistruse TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për ministren e parë të Inteligjencës Art...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi Kryeministin Edi Rama se po përjashton o...