LIVE UPDATES
Politike

Boçi në Kukës: Shpopullimi është alarm kombëtar. Reforma e vitit 2014 nisi me hartën dhe harroi qytetarin

Në fjalën e tij, Boçi kritikoi përdorimin e “mesatarizmave” statistikore nga qeveria, duke argumentuar se realiteti i Kukësit nuk mund të krahasohet me Tiranën apo Elbasanin.

26 Maj 2026, 20:00 Nga E.d
Boçi në Kukës: Shpopullimi është alarm kombëtar.
Luçiano Boçi

KUKËS- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesën e radhës në Kukës, ku bashkëkryetari i Komisionit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të saj dhe se shpopullimi i zonave veriore është prova më e qartë e këtij dështimi.

Në fjalën e tij, Boçi kritikoi përdorimin e “mesatarizmave” statistikore nga qeveria, duke argumentuar se realiteti i Kukësit nuk mund të krahasohet me Tiranën apo Elbasanin.

“Kukësi është qarku më i varfër në rajon dhe duhet parë në raport me atë që iu premtua qytetarëve në vitin 2014”, u shpreh ai.

Boçi tha se reforma premtoi autonomi financiare, kompetenca dhe ulje të administratës, por sipas tij ka ndodhur e kundërta. Ai deklaroi se administrata është dyfishuar dhe kritikoi argumentin se bashkitë e vogla nuk kanë kapacitete administrative.

Sipas tij, bashki si Hasi kanë juristë dhe inxhinierë, ndërsa mungesat mund të zgjidhen përmes bashkëpunimit ndërbashkiak dhe prokurimeve publike, siç ndodh në vendet europiane. Boçi ngriti shqetësimin për mungesën e shërbimeve në dhjetëra fshatra të qarkut Kukës dhe tha se qytetarët sot nuk kanë as përfaqësim dhe as institucione ku të kërkojnë llogari.

Ai deklaroi se bashkitë e qarkut Kukës sigurojnë vetëm rreth 15% të të ardhurave vetë, ndërsa pjesa tjetër financohet nga qeveria qendrore. Sipas Boçit, formula aktuale e financimit duhet ndryshuar duke marrë në konsideratë relievin, largësinë, shpërndarjen territoriale dhe nivelin e varfërisë.

Në fjalën e tij, Boçi kundërshtoi qasjen e Partisë Socialiste për uljen e numrit të bashkive dhe krijimin e njësive më të mëdha administrative, duke deklaruar se Partia Demokratike niset nga qytetari dhe jo nga harta.

“Nëse qytetari është larg shtetit dhe shërbimit, atëherë ne duhet ta afrojmë shtetin me qytetarin”, deklaroi ai.

Boçi solli si shembull zonat alpine të Zvicrës, të cilat sipas tij financohen me fonde të posaçme shtetërore për të shmangur boshatisjen e territoreve. Ai paralajmëroi se shpopullimi po kthehet në një alarm kombëtar dhe se Shqipëria rrezikon të humbasë identitetin, historinë dhe traditat e zonave të saj.

Në fund të fjalës së tij, Boçi kritikoi edhe tarifën e Rrugës së Kombit, duke ironizuar se hyrja në Kukës kushton sa hyrja në Venecia.

“Për të ardhur në Kukës sot më duhej të paguaja rreth 25 euro si turist politik. I vetmi qytet tjetër ku hyn me 5 euro është Venecia”, u shpreh ai.

Boçi përfundoi duke uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit dhe duke theksuar se sfida e reformës territoriale nuk është partiake, por sfidë për të afruar shtetin dhe shërbimet me qytetarin.

Fjala e Luçiano Boçi në dëgjesën e Komisionit të Reformës Territoriale në Kukës

Dua t’ju përgëzoj dhe falënderoj për mendimet që ndamë këtu, pavarësisht toneve politike që pati diskutimi. Megjithatë, pashë edhe një fill solidariteti dhe për këtë dua t’ju përgëzoj. Nuk kam qejf të bie në përsëritje, por më duhet të vazhdoj me disa paranteza, sepse shoh që këtu fshihet “djalli” tek mesatarizmat: të ardhurat mesatare, investimet mesatare, krahasimet mes Kukësit me Tiranën apo Elbasanin.

Por ne jemi në Kukës, që është qarku më i varfër në rajon. Prandaj duhet ta shohim Kukësin në raport me atë që iu premtua qytetarëve në vitin 2014. A e pasuroi kjo reformë Kukësin, siç u premtua? Sepse këto fjalë të bukura janë thënë edhe në vitin 2014: kompetenca, autonomi, administratë më e vogël. A kemi sot administratë më të vogël? Dëgjuam dikë këtu që tha se dikur kishim “Haxhi Qamilë” me 20 mijë të punësuar. Po “Ali Babat” e sotëm sa kanë? Kanë 40 mijë të punësuar.

Pra, e kanë dyfishuar administratën dhe janë po këta që sot na thonë se bashkitë nuk kanë kapacitete dhe duhen zmadhuar. Si nuk paskan kapacitete?

Ja shihni Hasin: megjithëse është bashki e vogël, ka inxhinierë, juristë dhe specialistë të tjerë. Dhe edhe kur mungojnë kapacitetet, ekziston bashkëpunimi ndërbashkiak që përdoret në gjithë Europën. Për më tepër, projektet që kërkojnë inxhinierë apo juristë realizohen përmes prokurimit publik. Kjo bëhet lehtësisht.

Pra, pse duhet të sajojmë këto justifikime? Çfarë duan këto struktura patronazhimi politik, ku njerëzit fusin kartën dhe nuk dihet ku janë? Sepse këto fenomene ndodhin edhe këtu. Këto detaje statistikash nuk janë shumë në interes të qytetarëve. Për qytetarin rëndësi ka afrimiteti, përfaqësimi dhe shërbimi.

Ka 65 fshatra pa rrugë, pa shërbime dhe pa institucione ku të trokasin për të kërkuar llogari. Kjo është situata reale dhe shifrat përdoren për ta kamufluar të vërtetën. Të gjitha bashkitë e qarkut Kukës marrin rreth 85% të financimit nga qeveria dhe vetëm 15% e mbledhin vetë. Dhe kjo nuk funksionon. Ne si Parti Demokratike themi se duhet ndryshuar formula e financimit.

Duhet të merren në konsideratë relievi, shpërndarja territoriale, largësia dhe varfëria. Shteti nuk duhet t’i braktisë këto zona. Sepse ndryshe shpopullimi do të vazhdojë. Ja pse jemi këtu: për të ndryshuar këtë mënyrë mbështetjeje, për të rritur kompetencat dhe burimet financiare të pushtetit vendor.

Ne nuk nisemi nga harta, siç po bëhet nga Partia Socialiste. Ata duan bashki më të mëdha, ulje të numrit të bashkive, forcim rajonesh dhe qarqesh, pra nisen nga harta për të shkuar tek kompetencat dhe në fund tek qytetari. Ndërsa Partia Demokratike e ka të thjeshtë: ne nisemi nga qytetari.

Ne shohim sa larg është qytetari sot nga qyteti, sa kohë i duhet fëmijës nga fshati i largët për të shkuar në shkollë, sa afër është familjari me shërbimin, me gjelbërimin, me shtetin. Nëse qytetari nuk është afër shtetit, atëherë ne duhet ta afrojmë shtetin me qytetarin. Ky është subsidiariteti i vërtetë. Dhe nëse nuk ndërtojmë qendra të aksesueshme, njerëzit do të largohen. Cila është zgjidhja për Bushtricën? Ta lëmë të boshatiset dhe njerëzit të ikin jashtë vendit?

Apo të bëjmë si Zvicra? Atje ka fonde të posaçme për bashkitë alpine dhe shteti rrit kontributin financiar për to. Sepse janë taksat tona dhe ne duam që ato të kthehen tek qytetarët. Ne duhet të respektojmë taksat e qytetarëve dhe të mos e shpopullojmë Shqipërinë. Aty ku ka shpopullim duhet të mbrojmë ata që kanë mbetur. Do të vijë një moment kur brezat do të duan të rikthehen dhe atëherë do të jetë edhe më e vështirë. Jemi në alarm.

Ose do të ngrihemi në piedestal për atë që bëjmë kundër shpopullimit, ose brezat do të na mallkojnë. Dhe nuk është e thjeshtë të marrësh përgjegjësi publike për një reformë të tillë. Prandaj ne nisemi nga qytetari dhe shkojmë tek territori. Territori nuk është thjesht hartë. Territori është identitet, ekonomi, lidhje historike dhe tradicionale.

Ne po humbasim emrat, toponimet dhe historinë. Dhe duke humbur këto, po humbasim historinë tonë. Madje rrezikojmë që nesër të na vijnë kombe të tjera e të popullojnë territoret që ne po i boshatisim. Sot për të ardhur në Kukës më duhej të paguaja rreth 23 mijë lekë si një “turist politik”. Për të hyrë në Kukës duhen 5 euro. I vetmi qytet tjetër ku hyn me 5 euro është Venecia. Por atje ato para i merr bashkia dhe i kthen në investime.

Prandaj duhet të jemi shumë të qartë me investimet tona. Sfida jonë nuk është partiake. Kjo është sfidë e qytetarëve. Nëse ulet numri i bashkive, dikush mund ta konsiderojë fitore politike të PS-së. Ne e shohim si optimizim të bashkive për ta vendosur qytetarin në qendër, për ta afruar me shtetin dhe me shërbimet.

Që jeta e vështirë e këtyre njerëzve t’i ngjajë bukurisë së territorit ku jetojnë. Prandaj diskutojmë sot: si ta afrojmë shtetin me qytetarin? A duke ndjekur modelin e vitit 2014, ku u pikturua harta dhe më pas u ndërtuan funksionet? Madje brenda 24 orëve u shtuan 17 bashki gjatë natës.

Dhe sot ja ku jemi. Tani përdoren investimet e qeverisë për të justifikuar atë reformë, sikur investimet nuk varen nga vullneti i qeverisë. Pa folur këtu për milionat e vjedhura në pushtetin vendor. Por po mjaftohem me faktin që në 12 vite është ndërtuar vetëm një shkollë. Tani më lejoni t’ju uroj për Kurban Bajramin. Me gëzime dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja./Dosja.al

luçiano boçi pd kukes

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht