Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama tha se kushdo që vepron pas shpinës së tij, do të përballet me drejtësinë, duke nënkuptuar këtu Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se ndihet mjaft krenarë me inceneratorët, një aferë që ka vënë në lëvizje të gjithë institucionet e drejtësisë që ende janë në kërkim të administratorëve të kompanive. I ftuar në "Now", Rama u pyet nëse do të donte të bënte diçka ndryshe në lidhje me inceneratorët dhe e mohoi në mënyrë kategorike. Përsa u përket zyrtarëve të PS-së që përfunduan pas hekurave, Rama tha se kushdo që vepron pas shpinës së tij, do të përballet me drejtësinë, duke nënkuptuar këtu Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon.
Pjesë nga intervista:
Ka diçka që do të bënit ndryshe në lidhje me inceneratorët?
Edi Rama: Jo mo fare, unë mendoj që ato janë vepra të një rëndësi të veçantë që kanë ndryshuar tërësisht të sotmen dhe të këtyre zonave që ishin të detyruara të bashkëjetonin me vatra kanceri dhe sot i administrojnë mbetjet në një nivel të lartë. Unë jam shumë krenar që i kemi bërë ato vepra, kanë ndikuar.
Krenar dhe për Lefter Kokën?
Edi Rama: Mos e banalizo muhabetin tani
Ka qenë deputeti juaj, e morët me shumë bujë
Edi Rama: Kushdo që ka marrë pjesë në ndërtimin e atyre veprave dhe ka përfituar pas kurrizit tonë të shkojë aty ku s'thuhet, të merret me drejtësinë.
Siç i merrni dhe i lëshoni?
Edi Rama: Unë nuk lëshoj askënd, kush del nga rruga e Zotit dhe e ligjit, le të shkojë e të merret me drejtësinë, Askish nuk mbahet dot pas flamurit të Partisë Socialiste.
Ç'ka ndodhur me inceneratorët?
Autoritetet janë vënë në kërkim të administratorëve të 10 kompanive të përfshira në inceneratorin e Fierit, por nuk po i gjen ato. Mediat raportojnë se autoritetet kanë marrë adresat e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por nuk i ka gjetur në vendndodhjet e deklaruara. Siç duket, komapnitë janë ‘zhdukur’ bashkë me administratorët, ndërkohë që Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që ta marrë për gjykim dosjen.
Të akuzuar nga SPAK janë: Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri, Erjon Murataj, Etleva Kondi, Arben Dervishaj, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza, Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi dhe Gentian Zifla. Ndërsa nga ana e kompanive, i vetmi i akuzuar është zëvendës/presidenti i FSHF, supervizor i punimeve të inceneratorit, Arben Dervishi. Ky i fundit akuzohet për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”. Në total Dervishaj akuzohet se ka miratuar 4 milionë euro fatura për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, seanca janë shtyrë. Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë mbyllur. Të pandehur janë marrë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa. Të arrestuar janë vetëm katër prej tyre, Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri, ndërsa të tjerët janë lënë në arrest shtëpie. Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë ende në kërkim.
Foto ilustruese Biznesmeni Rakip Suli kërkon një mandat të dytë në postin e kryetarit të Bashkisë Kamëz, pasi mori ...
Kryeministri i vendit z. Edi Rama në turin e tij të fundjavës së kaluar si edhe në daljet e tij në mjetet e informimit publik re...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dalja e tij në fushatë për zgjedhjet lokale nuk ka qenë për të l&...
Lulzim Basha dhe Taulant Balla TIRANË- Zbulohen pamjet nga një takim i fshehtë mes ish-kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe numrit ...
Bardh Spahia SHKODËR- Pasditen e të hënës tek Çinari në Shkodër, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, i ...
Benet Beci dhe Luiz Ejlli TIRANË- Nuk ka kaluar akoma java që kur Luiz Ejlli ka dalë nga "Big Brother VIP2", por është përfsh...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kandidatët e kryeministrit Edi Rama takohen me mafiozët para zgjedhjeve loka...
Sali Berisha DURRËS- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për Durrësin në vijim të fushatës elektorale. Në fjalën e ...
Charles McGonigal dhe Edi Rama SHBA- Prokuroria amerikane ka kërkuar bashkimin e çështjes shqiptare dhe asaj ruse kundër McGonigal p&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që të qën...