Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë mbledhjes në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Alibeaj ka theksuar se amendamentet e propozuara për Kodin Rrugor, do tu shërbejnë qytetarëve dhe nuk do të sjellin kosto financiare shtesë për qytetarët.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka propozuar ndryshimet në Kodin Rrugor. Gjatë mbledhjes në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Alibeaj ka theksuar se amendamentet e propozuara për Kodin Rrugor, do tu shërbejnë qytetarëve dhe nuk do të sjellin kosto financiare shtesë për qytetarët. Ndër propozimet e Alibeajt ishte ulja e gjobave maksimale me 50%, si dhe heqjen e masës ndëshkuese për pezullimin e lejes së drejtimit për personat që e përdornin për të shkuar në punë.
"Ne pretendojmë se masa e pezullimit të lejes së drejtimit, është disproporcionale sa kohë që e kanë automjetin si mjet pune. Të mbahet sanksioni me gjobë me dyfishin por të hiqet pezullimi i lejes sepse për ata që e përdorin për punë, praktikisht u hiqet e drejta e punësimit”, tha Alibeaj.
Ndër të tjera, Alibeaj propozoi edhe të hiqen postoblloqet policore. Për këtë ai theksoi se postblloqet duhet që të ngrihen vetëm më urdhër nga Drejtori i Policisë Rrugore dhe jo të abuzohet me to.
“Për këtë kemi propozuar që ngritja e postblloqeve të bëhet me një urdhër të arsyetuar të drejtorit të policisë rrugore dhe së dyti që mos të ngrihen në mënyrë abuzive. Publiku shqiptar duhet të konsiderohet si aleat në respektimin e rregullit dhe jo të provokohet dhe të vendosë një marrëdhënie pothuajse armiqësore me policinë e shtetit. Në total këtu janë 15 amendamente dhe kemi parashikuar se nuk kanë asnjë kosto financiare”, tha Alibeaj.
Në lidhje me shpejtësinë në autostradë, Alibaj tha se në autostradat që përmbushin standartet evropiane të lejtohet që makinat të lëvizin me 120 km/orë nga 110 km/orë që lejohet. Po ashtu ai ka theksuar edhe nevojën për rritjen e kohës me 10 ditë për shlyerjen e gjobave.
"Në drejtim të lehtësimit të masave administrative, projektligji parashikon që shpejtësia maksimale në autostrada të ndryshojë nga 110 km/orë në 120 km/orë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ku në rrugët që ofrojnë standarde më të larta sigurie lejohet një shpejtësi më e lartë; shtetasit që kanë një lejedrejtimi shqiptare, të gëzojnë të njëjtën të drejtë si ata me lejedrejtimi të huaj, që në rast se vlerësohet se duhet pezulluar leja e drejtimit, t’u ofrohet alternativisht mundësia e pagesës së një gjobe sa dyfishi i masës administrative që parashikon dispozita e shkelur. Në projektligj është parashikuar edhe ulja e kufirit maksimal të gjobave nga dyqind mijë lekë në njëqind mijë lekë. Ky ndryshim është menduar edhe për shkak të nivelit të pagës mesatare në vendin tonë, ku aktualisht kufiri maksimal i gjobave është pothuajse sa katërfishi i pagës minimale. Për shlyerjen e gjobave, propozohet që qytetarëve t’u ofrohet një afat 10-ditor, pasi shpeshherë për shkak të mos-hedhjes së gjobave në sistem në një afat kohor të shkurtër, qytetarët janë penalizuar padrejtësisht," shtoi Alibeaj.
Për lejen e drejtimit, Alibeaj tha se për personat deri në 55 vjeç duhet që të jepen lejet pa afat, ndërsa për personat mbi këtë moshë lejet të jepen çdp 5 vite.
"Neni 9 përmban një riformulim të nenit 124, pika 1 të ligjit aktual, duke përcaktuar dhënien e lejeve pa afat për personat deri në moshën 55 vjec, ndërsa për personat mbi 55 vjec parashikohet afati 5-vjecar. Neni 10 përmban një shtesë në nenin 127, pas pikës 3.1, që ka të bëjë me njohjen e të drejtës se shtetasve me lejedrejtimi shqiptare, që në vend të masës së pezullimit të lejes së drejtimit, të zgjedhin të paguajnë një gjobë të barabartë me dyfishin e masës administrative që përmban dispozita e shkelur.Neni 11 përmban shfuqizimin e nenit 128, pika 1, gërma “d”, që iu heq të drejtën shtetasve shqiptarë të vazhdojnë të mbajnë lejen e drejtimit shqiptare, në rast se ata pajisen me një leje drejtimi të huaj," përfundoi Alibeaj.
Bajram Begaj KUKËS- Presidenti Bajram Begaj ka propozuar që Britania e Madhe të hapë një mini-konsullatë në Kukës, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shfajësuar politikanët nga përgjegjësia për largimin e shqiptarëve nga ve...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Liisë llir Meta kërkoi që kryeministri Edi Rama të mos vijonte me akuza ndaj Opozit&...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se të gjithë kandidatët që ka par&eum...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mohoi që më 12 nëntor do të shënohet ndonjë inciden...
Grida Duma TIRANË- Letra e Grida Dumës drejtuar Kuvendit për dorëheqjen e saj si deputete është zbardhur. Në letr&e...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar transparencë në lidhje me procedurat që po ndiqen n...
Fabbrizzio Buçi TIRANË- Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci u shpreh se ndihma e Italisë për të luftuar kri...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk preferoi të bënte asnjë koment në lidhje me dorëheqje...
Floriana Garo TIRANË- Partia Demokratike ka risjellë sërish në vëmendje tërmetin tragjik të 26 nëntorit të vit...