Revolucion në krye të PD, largohet Noka nga Kryesia, Berisha: Këshilli Kombëtar do drejtohet nga një grua
"Kjo gjeneratë vjen si bekim për shqiptarët"/ Berisha: Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos m...
"Kjo gjeneratë vjen si bekim për shqiptarët"/ Berisha: Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos m...
"O xhaxhi Sali, po ik o burrë, liro partinë"/ Qytetari kritika Braçes, Ballës e Berishës: Zhdukuni palaço se d...
Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë 1 Korrik, 13:58 ...
“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është"/ Rama: Shqipëria u kthye në laborat...
Lideri i opozitës theksoi se askush nuk duhet të ngatërrohet nga sloganet apo qëndrimet e individëve të veçantë brenda protestave, pasi, sipas tij, qëllimi kryesor mbetet përballja me qeverinë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi se mbështet protestat e të rinjve që kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Lideri i opozitës theksoi se askush nuk duhet të ngatërrohet nga sloganet apo qëndrimet e individëve të veçantë brenda protestave, pasi, sipas tij, qëllimi kryesor mbetet përballja me qeverinë. Ai vlerësoi se kjo gjeneratë ka arritur t’i shkaktojë goditjen më të madhe politike Edi Ramës, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
"Të dashur miq, PD ka mbështetur dhe e mbështet fuqimisht këtë lëvizje dhe do shumëfishojë përpjekjet e saj për sukseset e saj. Asnjë njeri nuk duhet të gabohet nga ndonjë slogan i tyre, që nuk është i tyre, ua them unë. Asnjë njeri nuk duhet të gabohet nga thirrjet e tyre. Jo dhe jo. Imagjinoni ju një uragan dhjetëra mijëra vetë në variantin aty ku 1 mijë janë armiq tanë dhe që kërkojnë atë që kërkojmë ne, rrëzimin e qeverisë. Pavarësisht çfarë thonë ata për ne, ne do mbështesim fuqimisht atë lëvizje. Edi Rama është sundimtari më i keq, më amoral, më i rrezikshëm që shqiptarët kanë pasur në histori. Por mos harroni se idealet e atyre të rinjve janë idealet më fisnike. Aty ka njerëz, të cilët kanë humbur pronën dhe protestojnë për pronën dhe kanë 100 herë të drejtë të protestojnë për pronën.
Ka të tjerë që kanë përjetuar padrejtësi të tjera dhe kanë 100 herë të drejtë të protestojnë për padrejtësitë. Por korpusi është korpusi i gjeneratës Z, është korpusi i idealeve më të larta njerëzore. Ata protestojnë kundër një të keqe të madhe që ka pushtuar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe që po i shkatërron ata. Kjo gjeneratë vjen si një bekim për shqiptarët. Kjo gjeneratë i ka bërë Edi Ramës shpartallimin më të madh brenda dhe jashtë vendit. E shkonfiguroi, ju nuk e keni njohur, e ktheu tek daja i tij, i rrjedhuri Spiro Koleka që kërkonte të na fuste tanket dhe mitralozët në vitet ‘90. E ktheu në një kalec mjeran të zyrave të policisë sekret ku i thotë ti ke bërë këtë, ti ke bërë atë, ti ke atë njollë, ti ke atë tjetrën dhe mendon se me këto do të mundë sadopak të nxijë një lëvizje, më madhështorja pas viteve ’90 në Shqipëri. Një lëvizje rinore.
Të rinjtë, ashtu siç patën atë ndjeshmëri, atë guxim të shpëtonin vendin nga armët kimike, kanë tani atë ndjeshmëri dhe atë guxim të shpëtojnë vendin nga Edi Rama. Ndaj dhe unë kam një thirrje për secilin prej jush. Kam një thirrje për çdo shqiptar, të mos humbasë shansin historik për t’u dhënë një ndihmë kësaj gjenerate që po lufton për çdo shqiptar, po lufton jo për Shqipërinë e sotme, por për Shqipërinë e ardhme. Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje. Përshëndes ata qindra dhe mijëra demokratë të cilët lanë çdo gjë nga Tirana dhe rrethet dhe rreshtohen aty si qytetarë në protestë.
Është jetike mbështetja, por meqenëse ata janë të rinj dhe janë brezi dixhital, të gjitha rrjetet sociale duhet të jenë në mbështetje të tyre. Po, çdo qytetar shqiptar që ka një rrjet social, e ftoj ta vendosë në dispozicion të tyre, të postojë, të ripostojë, të klikojë në mënyrë që edhe në këtë fushë, sepse Edi Rama pasi akuzoi Iranin se po na merr algoritmet, në një kohë kur algoritmet i kanë të tjerët, tani ka marrë kompani dhe u paguan çdo gjysmë ore pagesa marramendëse për t’ua spostuar algoritmet. Përshëndes edhe ato blogere dhe influencere që me shkathtësinë, imagjinatën, u bënë frymëzim për gjeneratën dixhitale të Shqipërisë," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar dy emra për drejtimin e Këshillit Kombëtar. Në...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur këtë të mërkurë në selinë blu, Këshillin Komb&e...
Tineke Strik TIRANË- Eurodeputetja Tineke Strik, negociatore e Grupit të Gjelbërve për raportin e Parlamentit Evropian mbi S...
Plarent Ndreca TIRANË- Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar pas zbardhjes s&...
foto ilustruese KOSOVË- Qeveria në detyrë e Kosovës ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me dekla...
TIRANË- Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka publikuar disa mesazhe të deputetit socialist Erion Braçe, i cili ka kërcënuar ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi qytetarë dhe aktivistë dorëzuan sot në Prokurorinë e Posaçme li...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së kryebashkiakut Erion...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin Evropian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes &ldquo...
burak Özçivit VLORË- ZËRI raportoi më herët për transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetëror...