Berisha: Raporti i PPE thotë se Shqipëria është një shtet i kapur, një regjim ku zgjedhjet janë farsë elektorale
Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë 1 Korrik, 13:58 ...
Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë 1 Korrik, 13:58 ...
“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është"/ Rama: Shqipëria u kthye në laborat...
Braho: E domosdoshme të rishikohet politika penale për krimet zgjedhore 1 Korrik, 11:19 Sfidat në zgjedhje/ Kl...
“SPAK e mbajti librin që dorëzuam"/ Aktivistja: Thirrjet tona për hetim të politikanëve do të s...
Sipas vendimit, Gjykata ka vlerësuar se nuk ishte analizuar mjaftueshëm nëse masa “Arrest në burg” ishte e domosdoshme në raport me të drejtën për tu zgjedhur. Sipas vendimit, Gjykata e Lartë dështoi të ushtronte një kontroll efektiv mbi faktin nëse masat më pak kufizuese (si garancia pasurore) mund të neutralizonin rreziqet pa penguar ushtrimin e funksionit publik të kryetarit të bashkisë.
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së kryebashkiakut Erion Veliaj, duke shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 8 korrik 2025 dhe duke e rikthyer çështjen për rishqyrtim në po atë gjykatë. Pra masa e sigurisë “arrest në burg” e vendosur ndaj kryebashkiakut do të kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
Sipas vendimit, Gjykata ka vlerësuar se nuk ishte analizuar mjaftueshëm nëse masa “Arrest në burg” ishte e domosdoshme në raport me të drejtën për tu zgjedhur. Sipas vendimit, Gjykata e Lartë dështoi të ushtronte një kontroll efektiv mbi faktin nëse masat më pak kufizuese (si garancia pasurore) mund të neutralizonin rreziqet pa penguar ushtrimin e funksionit publik të kryetarit të bashkisë.
Një tjetër pikë ku vendimi i Gjykatës së Lartë u gjet i cenueshëm ishte edhe mungesa e arsyetimit lidhur me qëndrimin e Veliajt në kabinën e xhamit gjatë seancave. Kërkuesi pretendoi se ky izolim krijonte një imazh negativ si person i rrezikshëm dhe cenonte parimin e prezumimit të pafajësisë. Katër gjyqtarët kanë argumentuar se masa e arrestit ishte joproporcionale në vetvete dhe sipas tyre, izolimi i ka pamundësuar Veliajt ushtrimin e detyrës për një periudhë të gjatë në raport me mandatin e fituar.
Ndërkohë, gjyqtari relator, Vokshi votoi kundër shfuqizimit dhe argumentoi se Veliaj nuk i kishte shteruar mjetet juridike për pretendimin e mandatit përpara se të vinte në Kushtetuese. Lidhur me kabinën e xhamit, ai vlerësoi se ajo nuk përbën në vetvete trajtim degradues nëse kushtet janë optimale.
Nga ana tjetër, gjyqtarja Bejtja kritikoi ashpër arsyetimin e gjykatave të zakonshme për “dyshimit të arsyeshëm”, duke vlerësuar se nuk është provuar lidhja individuale e kërkuesit me veprimet korruptive, por arsyetimi është bazuar në fakte të përgjithshme që lidhen me funksionin e tij si titullar,.
Pas këtij vendimi, Gjykata e Lartë është tashmë e detyruar të trajtojë në mënyrë shteruese pretendimet për proporcionalitetin e masës në raport me mandatin publik dhe kushtet e trajtimit të kërkuesit në sallën e gjyqit. Vendimi i Gjykatës Kushtetueses është përfundimtar dhe hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare./Dosja.al
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin Evropian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes &ldquo...
burak Özçivit VLORË- ZËRI raportoi më herët për transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetëror...
Burak Özçivit TIRANË- Qeveria shqiptare në mbledhjen e djeshme ka miratuar disa vendimen, ku mes tyre transferimin e 88.5 hektar...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga Gjermania, ku shihet duke i 'më...
Gjin Gjoni LEZHË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj aksionit të zhvilluar në plazhin e Shëngjinit, duke ...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi protestat e fundit në Tiranë, duke i cilësuar ato si një sinjal të r...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë ësh...
Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha theksoi se, rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore ...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e inteligjencës artificiale në vend. Gjatë fjalës së ti...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në Forumin Evropian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes “Ruhr Summit...