Revolucion në krye të PD, largohet Noka nga Kryesia, Berisha: Këshilli Kombëtar do drejtohet nga një grua
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
Dita e 32-të e protestës qytetare në vend/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve 1 Kor...
Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë 1 Korrik, 13:58 ...
“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është"/ Rama: Shqipëria u kthye në laborat...
• Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë në protestën e 32-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. • Qytetarët fillimisht u mblodhën në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë, aty ku dhe po mbajnë fjalime. • Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë. • Ata theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestë. • Në duart e protestuesve janë parë pankarta me mesazhe politike dhe sociale, ku ndër të tjera shkruhej: “32 ditë Shqipëria nuk hesht", Rama në burg", “Me 5 mijë lek pensionistëve nuk blihet heshtja jonë”, “Kur Ramës i mbaron argumenti, fillon fyerja”, “32 ditë, kryeministri poston. Populli proteston. SPAK-u nuk vepron”, “Populli proteston. Përgjegjësia mungon” dhe “Kur të lodhet Goni mbaron revolucioni”.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një qytetar duke folur në protestën e 32-të radhazi për largimin e Ramës, kritikoi ashpër socialistët Erion Braçen, Taulant Ballën dhe kryedemokratin Sali Berisha. Qytetari komentoi reagimet e Erion Braçes dhe akuzoi deputetin socialist për çështjen e fondeve për fermerët, duke kërkuar që ato të hetohen. Në fund, ai iu drejtua Berishës duke i kërkuar largimin nga drejtimi i opozitës.
"Na ka dalë Erion Braçe, burrë që nuk ia vlen të merresh me të, jo miush, po kone. Vjen e merret me disa njerëz që janë në punën e vet atje në fushën e Myzeqesë, gjoja i përfaqëson. O Erion, ku i ke 136 milionë euro të fermerëve, o zotëri? Pse nuk shkon në SPAK? Po bën gjoja opozitë brenda rrethit tënd, brenda partisë tënde. Shko denoncoje, se janë lekët e gjakut të njerëzve. Ia vodhët Europës ato lekë. Dhe kur ju vidhni edhe lekët e Europës, imagjino çfarë bëni me lekët tona, ore palaço. I them Taulant Ballës, që është bërë, nuk e di se si është bërë, si ballë i gjerë kështu, ka marrë një formë shpërfytyrimi.
Çfarë ke, o burrë i dheut? Ke qenë goxha djalë, me gjoks. Çfarë ke ti, pse e ke humbur ti, ore palaço? Do ikësh, ore palaço, do ikësh zvarrë. Për ta balancuar, se nuk janë vetëm këta, kanë edhe ortakë. Ortaku i tyre është Partia Demokratike, ku thërret qameti. O xhaxhi Sali, po ik o burrë, se vajta 40 vjeç, ore, me ty do merrem unë? Ik, liro partinë se ka djem të rinj, vajza të reja, njerëz të ndershëm e të suksesshëm. Ik me gjithë llumin, kockaxhinjtë që ke mbrapa. Po bëjnë opozitë pa qenë opozitë. O palaço, largohuni, ikni, zhdukuni. Këtu do flasim troç, largohuni, se do t’ju marrim zvarrë," u shpreh qytetari./Dosja.al

TIRANË- Protesta e 32-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama po mbahet sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë. Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj.
Në duart e protestuesve janë parë pankarta me mesazhe politike dhe sociale, ku ndër të tjera shkruhej: “32 DITË SHQIPËRIA NUK HESHT”, “RAMA N’BURG", “Me 5 mijë lek pensionistëve nuk blihet heshtja jonë”, “Kur Ramës i mbaron argumenti, fillon fyerja”, “31 ditë, kryeministri poston. Populli proteston. SPAK-u nuk vepron”, “Populli proteston. Përgjegjësia mungon” dhe “Kur të lodhet Goni mbaron revolucioni”.





TIRANË- Tensionet e protestës u treguan haptazi edhe në protëstën e organizuar përballë Parlamentit ku veç të tjerave, në makinat e deputetëve u vendosën stikera në formë gjobash.
Studentët shprehense nuk kërkojnë dialog me Kryeministrin e vendit por kërkojnë largimin e tij nga qeverisja e vendit.
“Stikerat janë organizuar nga një grup i vogël studentësh, nuk jemi financuar nga asnjë organizatë. I vendosëm te makinat për emigrantët që u gjobitën ndërkohë deputetët parkojnë në rrugë dhe nkuk gjobiten. Jemi një grup studentësh që nuk kemi kërkesa të veçuara, s’ka dialog si në 2018. Kjo zgjidhet vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama.
Shqipëria e re është një Shqipëri pa korrupsion, ku je i lirë të flasësh, të jesh i lirë të ndërmarrësh rreziqe, të gjithë njerëzit të jenë të barabartë, gjyqësori të jetë me ne.”, u shprehën studentët./Dosja.al
TIRANË- Protesta ka shënuar ditën e 32-të të tubimit të saj këtë të mërkurë. Një grup studentësh kanë shprehur qendrimin e tyre ndaj aksionit simbolik që ndërmorën dy ditë më parë për shpalosjen e banderolës në goditën e Universitetit Politeknik të Tiranës me thirrjen dhe mbishkrimin:”Ju erdhi fundi! Shqipëria nuk është në shitje!”
“Përveç pozicionit që universiteti ka përballë Kryeministrisë, që banderola të dukej qartë, Politekniku është edhe simbol i universiteteve në të gjithë vendin. Kemi pafund arsye për të protestuar. Vetë studioj në universitet privat, sepse në shtet nuk ishte as minimumi i kurrikulave që unë kërkoja. Nuk ka nevojë të lodhesh shumë për të gjetur arsye se pse kësaj qeverie i ka ardhur fundi”., u shprehën studentët./Dosja.al

TIRANË- Protesta e 32-të mbahet këtë të mërkurë për largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, ndërkohë pritet më pas, që marshimi të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 32-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare antiqeveritare në Tiranë shënon këtë të mërkurë ditën e saj të 32-të. Qytetarët kanë vijuar fillimisht me grupimin e tyre në sheshin Skënderbej, për të vazhduar më vonë marshimin drejt Kryeministrisë ku do të shprehin kërkesat për rrëzimin e klasës politike.
Vështirësitë ekonomike me të cilat përballen qytetarët shqiptarë e kanë detyruar edhe një të moshuar të jetë pjesë e tubimit. Ai shprehet se rritja e qirave e ka bërë të pamundur përballimin e tyre në raport me pensionin që merr gjë që e detyron të marrë borxh në fund të muajit.
“Qeratë e shtëpive dhe çmimet janë ngritur. Me atë pension që kam, unë deri në fund të muajit duhet të marr borxh. Herën e fundit mu rrit pensioni vetëm 2700 lekë të vjetra. Kam një propozim, duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve, SPAK, jo vetëm të bëjnë një vit burg. Të konfiskohen pasuritë e t’i shkojnë popullit”, shprehet ai./Dosja.al