Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Berisha tha se faktori ekonomik ishte një arsye tjetër madhore që bëri që amerikanët të rikthenin presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se detyra e opozitës është të qëndrojmë në mbrojtje të vlerave të programit të vet. Berisha tha se faktori ekonomik ishte një arsye tjetër madhore që bëri që amerikanët të rikthenin presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se prej disa kohësh PD ka parashtruar programin ekonomik të emergjencës, program i cili synon të rikthejë individin, problemet, të gjitha çështjet e tij jetësore në qendër të veprimtarisë qeveritare drejtuese.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Përveç këtyre jemi dëshmitarë të vërshimit të kulturës marksiste leniniste ‘woke’, e cila nuk është tjetër veçse zgjim i demonëve të projekt-kultit të revolucionit bolshevik. Në këtë doktrinë u sulmua si kurrë më parë jo vetëm identiteti psikologjik i njeriut, por edhe identiteti biologjik i tij, ashtu siç përshkruhej komunizmi një rend pa kufi, pa familje, pa gjini.
Por këto të gjitha morën një përgjigje shkatërrimtare nga fitorja e presidentit Trump, fitore e cila sigurisht vuri gishtin tek autori më kryesor i kësaj doktrine, që ishte Xhorxh Sorosi.
Ndaj dhe detyra jonë sot është të qëndrojmë siç qëndruam në mbrojtje të vlerave të programit tonë. Por, duhet të jemi të sinqertë, ishte një arsye tjetër madhore që bëri që amerikanët të rikthenin presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ky ishte faktori ekonomik. Ju jeni dëshmitarë se prej disa kohësh ne kemi parashtruar programin tonë ekonomik të emergjencës, program i cili synon të rikthejë individin, problemet, të gjitha çështjet e tij jetësore në qendër të veprimtarisë qeveritare drejtuese.
Ndaj dhe ajo që unë kërkoj sot nga ju në të gjithë axhendën tuaj, çështja kryesore do të jetë çështja ekonomike.
Ne kemi paraqitur para qytetarëve një paketë e cila konsiston në minimumin jetik prej 200 eurosh, me rrogën minimale 500 euro, në dyfishimin e rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë, në rrogën mesatare 1200 euro. Ky program emergjence duhet të jetë programi i debatit më të gjerë me qytetarët.
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se ndaj opozitës shqiptare u krye grusht shteti dhe se rikthimi i Donal...
Valbona Lusha TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës Valbona Lusha ka kërkuar një fond shtesë prej 36 mln lekës...
Foto nga Komisioni TIRANA- Kryetarja e institucionit të Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca kërkoi në Komisionin e Çë...
Foto nga Komisioni TIRANA- Komisioni për Çështjet Ligjore ka vijuar me dëgjimin e drejtueses së Avokatit të Popullit, ...
Petrit Vasili TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta për mazhorancën në komisi...
Projekti i sheshit SHIJAK- Bashkia e Shijakut pritet të shpallë një procedurë në vlerë 1.3 milionë euro për &l...
Ilir Beqaj TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur më parë në ambientet e Kuvendit teksa mbetet n&eu...
Kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni TIRANË- Vlora Hyseni, drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror ishte e pranishme për të raport...
Fotoja e sjellë nga Beqaj TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj momentalisht po pret në korridoret e Kuvendit pë...
Foto nga Komisioni TIRANA- Anëtarja e mazhorancës në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, Edona Bilali tha në m...