LIVE UPDATES
Politike

Këshilltari i PL-së në bashkinë e Tiranës: Do kërkojmë seancë urgjente me Veliajn për ndotjen e lartë të ajrit në kryeqytet

Distafa u shpreh se të dhënat e ndotjes së ajrit në Tiranë janë tepër tronditëse, ku tha se nivelet më kritike janë në qendrat tregtare dhe vendet e parkimit. 

6 Prill 2024, 16:26 Nga r.ll
Këshilltari i PL-së në bashkinë e Tiranës: Do
artan distafa

TIRANË- Këshilltari i PL-së në Këshillin Bashkiak të Tiranë, Artan Distafa në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka lajmëruar se Partia e Lirisë do të kërkojë seancë urgjente me kryebashkiakun Erion Veliaj për ndotjen e lartë të ajrit në kryeqytet. 

Distafa u shpreh se të dhënat e ndotjes së ajrit në Tiranë janë tepër tronditëse, ku tha se nivelet më kritike janë në qendrat tregtare dhe vendet e parkimit.  Ai tha se ky nivel ndotjeje jep dëmtime shumë serioze në sistemin kardiak, respirator, rëndim të astmës, kancer dhe shumë sëmundje të tjera.

Në deklaratën e tij ai bëri me dije se Partia e Lirisë do t’ju drejtohet organizmave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile për monitorimin dhe evidentimin e ndotjes në Tiranë.

DEKLARATA E PLOTË:

Qytetarët e Tiranës përballen çdo ditë me ajrin shumë të ndotur, që po ju vret shëndetin dhe jetën.

Të dhënat e ndotjes së ajrit në Tiranë janë vërtet tepër tronditëse.

Edhe vetë studimi i Prof. Besnik Bare, ish-deputet i PS dhe ish-kryetar i PS të Tiranës, fakton se kryeqyteti është ndër më të ndoturit në Europë, me norma 20 herë mbi vlerën e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës, tregojnë prezencën e grimcave vdekjeprurëse në nivelet nga 33.6 në 92.6 mikrogram/m3, shumë herë më e lartë se vlera e rekomanduar nga OBSH, 5 mikrogram/m3.

Në qendrat tregtare, në vendet e parkimit, vlerat arrijnë në nivele edhe më kritike, deri në 352 mikrogram/m3.

Po kaq katastrofike paraqitet situata edhe për treguesit e tjerë të ndotjes, si blozë karburantesh, pluhura ndërtimi, pluhura të natyrës kimike, por edhe me përmbajtje organike.

Këta ndotës japin dëmtime shumë serioze në sistemin kardiak, respirator, rëndim të astmës, kancer dhe shumë sëmundje të tjera.

Të moshuarit dhe fëmijët, si dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike kanë ndjerë një përkeqësim të madh si pasojë e thithjes së këtyre ndotësve.

Veçanërisht kjo situatë bëhet edhe më e rëndë pas Covid-19 dhe komplikacioneve të panumërta që ka lënë pas duke rritur sëmundshmërinë dhe mundësinë e vdekjeve të parakohshme.

Tirana është futur në mënyrë dramatike në një rreth vicioz vrastar për shkak të ndërtimeve të shfrenuara të dhëna për qëllime të pista nga Veliaj dhe Bashkia e Tiranës.

Tirana është kthyer në një kurth betoni, që vret shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Mikroklima e qytetit është dëmtuar rëndë, mundësitë e ventilimit natyror thuajse janë asgjesuar, ndaj edhe përqëndrimi i grimcave dëmtuese është tepër i lartë me dhjetëra herë mbi normat e lejuara nga OBSH.

Studimi profesional i Prof. Besnik Bares është dëshmia se si Erion Veliaj po pasurohet me lejet e ndërtimit në kurriz të shëndetit të qytetarëve, të cilët rrezikojnë jetën vetëm nga oreksi i shfrenuar i Kryetarit të Bashkisë për t’u pasuruar.

Këshilltarët e Partisë së Lirisë do të thërrasin shumë shpejt një seancë urgjente me Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj që të japë përgjigje për këtë situatë skandaloze.

Partia e Lirisë do t’ju drejtohet organizmave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile për monitorimin dhe evidentimin e ndotjes në Tiranë.

artan distafa partia e lirise erion veliaj ndotja e ajrit ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj