LIVE UPDATES
Politike

Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës, BIRN: Vote unanime mes socialistëve dhe Alibeajt

Mbledhja e Këshillit të Mandatave filloi me masa të ashpra sigurie për shkak të protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha para hyrjes së Kuvendit. Për shkak të protestës godina ishte e rrethuar me punonjës të policisë, ndërsa brenda korridoreve kishte prani të shtuar të gardës dhe policisë.

18 Dhjetor 2023, 18:44 Nga I.A
Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e SPAK për arrestimin
Këshilli i Mandateve

TIRANË- Këshilli i Mandateve i Kuvendit të Shqipërisë miratoi të hënën një kërkesë të SPAK për të lejuar caktimin e një mase arresti ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion pasiv në atë që njihet si afera me pronat e Klubit Partizani. Kërkesa e SPAK për të autorizuar arrestin do të votohet në Kuvend në seancën e së enjtes.

Mbledhja e Këshillit të Mandatave filloi me masa të ashpra sigurie për shkak të protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha para hyrjes së Kuvendit. Për shkak të protestës godina ishte e rrethuar me punonjës të policisë, ndërsa brenda korridoreve kishte prani të shtuar të gardës dhe policisë.

Megjithatë, seanca vijoi normalisht dhe mbrojtësit e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, parashtruan një kërkesë për pezullimin e shqyrtimit deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjokutaj tha se 30 deputetë të opozitës kishin bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar nenin 73 pika 2.

Mbrojtja e Berishës pretendon se masat e marra nga Gjykata e Posaçme për “detyrim paraqitjeje” dhe ndalimi për t'u larguar nga Shqipëria janë “heqje lirie” dhe këmbëngul që për to duhej të ishte bërë kërkesë në Kuvend. Por kjo kërkesë u rrëzua nga Këshilli i Mandateve që vuri në dukje se ajo ishte e pabazuar në ligj.

Në krahun tjetër, prokurorët e SPAK Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja parashtruan kërkesën, duke këmbëngulur se masat e marra deri në atë moment nuk kërkonin autorizim të Kuvendit. Në përgjigje të pyetjeve të deputëteve dhe avokatëve të Berishës, Kraja theksoi disa herë se kërkesa për arrestim bazohej vetëm në faktin që Berisha kishte refuzuar të zbatonte vendimet e gjykatës deri në atë moment.

“Ne themi që Berisha nuk zbaton vendimet e dy Gjykatave të Posaçme, është shtetas i Shqipërisë, dhe si i tillë duhet të jetë i barabartë para ligjit,” tha Kraja.

Kraja këmbënguli që kërkesa e SPAK nuk kishte prapavijë politike, dhe në përgjigje të pyetjes së deputetit të opozitës, Enkelejd Alibeaj, tha se SPAK ishte përballur me akuza për njëanshmëri politike edhe në rastin e arrestimeve të përfaqësuesve të shumicës, por se qëndrimet nuk ishin politike.

Mbrojtja e Berishës u përfshi disa herë në polemika me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa Gjokutaj e akuzoi Këshillin e Mandateve për paragjykim. Gjokutaj pretendoi se SPAK nuk kishte kryer hetime të plota dhe kishte fshehur prova që vinin në dukje rolin e kryeministrit Edi Rama si ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës në procesin e tjetërsimit të destinacionit të truallit të klubit Partizani. Avokatët po ashtu pretenduan se nuk kishte arsye pse të ndryshohej masa ndaj Berishës. Avokati Sokol Mëngjesi vuri në dukje në fjalën e tij se Berisha nuk ishte njoftuar rregullisht për masat shtrënguese, nuk kishte tentuar të largohej nga vendi dhe se masa e marrë ndaj tij deri në këtë moment ishte e paligjshme.

Të 6 deputetët e pranishëm në sallë, Lindita Nikolla, Emonela Felaj, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi, Bledi Çuçi të Partisë Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj nga segmenti i Partisë Demokratike të drejtuar nga Basha arsyetuan unanimisht se kërkesa duhej të miratohej, sa kohë që nuk kishte të dhëna se ajo ishte politike.

Alibeaj tha në fjalën e tij se ky ishte qëndrimi i vjetër dhe konseguent i Partisë Demokratike, ndërsa parashtroi se në vitin 2012, PD kishte kërkuar heqjen totale të imunitetit. Gjatë seancës së pyetjeve, Alibeaj u tha avokatëve të Berishës nëse ky i fundit kishte marrë nën shqyrtim qëndrimin moral të heqjes dorë nga mandati deri në përfundim të procesit penal ndaj tij.

“Ta konsiderojmë si shërbim ndaj shqiptarëve sot e në të ardhmen, zero imunitet për askënd, mbështetje totale për SPAK. Krijimi i një kushti pozitiv, që mos lejojë perceptimin se po krijohen dopio standarde,” tha Alibeaj.

Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe deputetët e shumicës, që u fokusuan kryesisht në barazinë para ligjit ndërsa vunë në dukje se Berisha kishte refuzuar të zbatonte vendimin e Gjykatës së Posaçme. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, gjatë fjalës së tij në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, vuri në dukje qëndrimin e Komisionit të Venecias, sipas të cilit mbrojtja për deputetët jepej vetëm në raste shumë të rralla. Ai po ashtu tha se çdo kërkesë e SPAK do të miratohej. “Çdo kërkesë e SPAK, pavarësisht nëse deputeti është i majtë, i djathtë apo i asnjë krahu politik, do të gjejë mbështetjen tonë,” tha Çuçi.

Gjatë kohës që zhvillohej seanca, Berisha udhëhoqi një protestë para dyerve të Kuvendit të Shqipërisë në të cilën akuzoi SPAK se i shërbente Edi Ramës. “Sot në parlament, dy larot mercenarë të Edi Ramës janë dëshmia më flagrante e shtetit monist,” tha Berisha duke iu referuar prokurorëve që kanë ngritur akuza ndaj tij.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Berishën se ndërmori ndryshime ligjore dhe vendime të Këshillit të Ministrave për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në marrjen e pronës që i hapi rrugën ndërtimit të një kompleksi prej 17 pallatesh në zonën ku më parë ndodhej klubi sportiv “Partizani”. Berisha i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar hetimin kundër tij si të orkestruar politikisht nga kryeministri Edi Rama.

Marrë nga Reporeter.al

keshilli i mandateve per berishen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet