LIVE UPDATES
Politike

Enkelejd Alibeaj pro arrestimit të Berishës: Zero imunitet, SPAK të vendosë standarte

Alibeaj në fjalën e tij theksoi se vendimin e sotëm duhet ta konsiderojnë si shërbim ndaj shqiptarëve sot e në të ardhmen. 

18 Dhjetor 2023, 15:57 Nga I.A
Enkelejd Alibeaj pro arrestimit të Berishës: Zero imunitet, SPAK
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar votën e tij pro hapjes së rrugës ndaj arrestimit të kreut të PD-së Sali Berisha. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Alibeaj ka deklaruar se Kuvendi duhet që t'i heqë imunitetin Berishës dhe të vendoset standarti që askush mos të konsiderohet i paprekshëm. Alibeaj në fjalën e tij theksoi se vendimin e sotëm duhet ta konsiderojnë si shërbim ndaj shqiptarëve sot e në të ardhmen. 

"Sipas procedurës duhet që ky këshill të hartojë edhe relacionin përkatës. Këshilli ka për detyrim të shprehë opinionin, duke dëgjuar edhe konsideratat e SPAK, dhe avokatëve. Si përfaqësues i opozitës, e kam më të thjeshtë ta shpreh opinionin tim dhe të PD, lidhur me kërkesën e SPAK. Duhet ta bëj të qartë barrë dhe peshën e madhë të vendimmarrjes në këtë këshill. Nuk jam i dyzuar mes asaj se cfarë kam këtë barrë dhe këtë peshë, kam një pocion paksa më specific. Me deputetin në fjalën e konsideroj paksa më specifike qëndrimin dhe kjo është një anë, nga ana tjetër tjetër si përfaqësues I PD, do parashtroj atë që duhet të jetë qëndrimi i Kuvendit. Nuk jemi gjykatë, por kemi një barrë gjithësecili prej nesh, jo të përcaktojmë fajësinë as pafajësinë, por dicka tjetër, një gjë e thjeshtë, cili do duhet të jetë standardi politik moral, etik që deputeti i Kuvendit të mbajë sa herë ka një kërkesë nga ana e organeve të drejtësisë për dhënien e autorizimit.

PD e ka patur që një krye të herës si standard që sa herë ka patur kërkesa për heqje imunitei, standardi politik ka qenë dhënia me vullnet të lirë, zhveshja nga imuniteti. Sot më shumë se dje duhet të jetë guri i vetëm i themelit ndaj të cilit s’duhet të kemi luhatje. E kemi mbajtur këtë qëndrim në 2012, po ashtu në 2016 në rastin e ndryshimeve kushtetuese. E kemi mbajtur në rastin e cështjes Tahiri, ka qenë kjo anë e opozitës në atë kohë dhe ka votuar që për kërkesat për dhënie autorizimit, arrest, kontroll personal e banese të votohej, ndërkohë për masat e tjera nuk ka nevojë për kërkesë. Ka qenë maxhoranca që nuk e pranoi si standard politik dhe etik. E kërkuam edhe në rastin Bllako, edhe pse u tha apo detyrua, bëri një lëvizje që e la imunitetin me vullnet.

Qëndrimi që ka mbajtur PD, ka qenë PO, sa herë ka kërkesë për dhënie imuniteti, kemi qenë pro. Raporti mes politikës e drejtësisë duhet të jetë i tillë, asnjë pengesë në rastet kur e kërkon drejtësia. PD ka paraqitur, edhe një amendament për rregulloren e Kuvendit, që deputetët që kur bëjnë betimin në mënyrë të vullnetshme të lënë imunitetin, dhe të mos përfitojnë. U bënë 30 vite që qeverisja në këtë vend nëse ka patur një defekt, ka qenë abuzimi dhe mbrojtja ndaj imunitetit. Ka krijuar papërgjegjshmërinë institucionale deri në korrupsion. Është koha tani që ky parlament ta vendosë si një gur edhe për të ardhmen. Nëse sot diskutohet për çështjen e imunitetit të Berishës, një tjetër po e ndjek me vëmendje Edi Rama. Standardi që vendosim sot ndaj drejtësisë, përsa kohë do mbahet një qëndrim ndaj një ish kryeministri duhet mbajtur edhe ndaj kryeministrit në detyrë. Ta vendosë edhe SPAK të mbajë të njëjtën standard të hapë kallëzimet që përfshijnë kryeministrin e të kërkojmë heqjen e imunitetit. Ne mund të jemi deputetë me eksperienca të ndryshme, nuk duhet të harrojmë shqiptarët duan një politikë që mos jetë jo e barabartë para ligjit me ta. Ta konsiderojmë si shërbim ndaj shqiptarëve sot e në të ardhmen, zero imunitet për askënd, mbështetje totale për SPAK. Krijimi i një kushti pozitiv, që mos lejojë perceptimin se po krijohen dopio standarde. Pa e zgjatur më tepër, qëndrimi im personal si përfaqësues i PD për kërkesën e SPAK është: I rekomandojmë seancës plenare ta pranojë si kërkesë," tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj keshilli i mandateve per berishen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet