LIVE UPDATES
Politike

"Pyetje dashakeqe nga Çuçi"/ Avokati i Berishës përplaset me Kreun e Grupit të PS: Procesi është parregullt

Në këtë mbledhje janë përfaqësues të prokurorisë Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja si dhe përfaqësues me prokurë të Sali Berishës, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

18 Dhjetor 2023, 15:42 Nga h.k
"Pyetje dashakeqe nga Çuçi"/ Avokati i Berishës
Foto ilustruese

TIRANË-Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, është përplasur në debat avokati Genc Gjokutaj me Kryetarin e Grupit Parlamentar Bledi Çuçi.

Çuçi ka pyetur avokatët nëse e kanë këshilluar Berishën mos të paraqitet në gjykatë që ai nuk e ka ushtruar atë që sipas Çuçit i është kërkuar. Nga ana tjetër Gjokutaj e ka qujatur dashakeqe pyetjen e Çuçit, duke i thënë prerë se "procesi gjyqësor është i parregullt".

Në këtë mbledhje janë përfaqësues të prokurorisë Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja si dhe përfaqësues me prokurë të Sali Berishës, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Çuçi: Në radhë të parë me vjen keq zoti avokat që e pranoni që gjykoni vendimet. Akoma më e rëndë më ofendoni mua duke më marrë si shembull për një deklaratë që kam bërë. Jam kryetar i Grupit të PS dhe sigurisht bëj deklarata politike. Duhet të keni të qartë një gjë që e kemi bërë publike me kohë. Ne do të votojmë çdo kërkesë për heqje imuniteti, pra autorizim t Kuvendit që çdo deputet, qoftë të krahut të majtë, të djathtë apo pa krahë.

Është një qëndrim politik që kemi bërë dhe nuk kam bërë gjë tjetër, vese e kam forcuar. E dyta, Berisha e ka deklaruar vetë se e ka dëshirën për t’u hequr,. Çuditërisht tendenca për respektimin e masës procedurale, nuk e shfrytëzon këtë moment për t’i qëndruar deri në fund asaj që ka deklaruar.

Kemi besim të drejtësia e re, kemi një realiteti kreh tjetër, SPAK është institucioni më i pranuar dhe i pëlqyer nga shqiptarët, kështu që ne nuk kemi asnjë arsye se SPAK do të vijë këtu me akuza të motivuara politikisht. Thënë këtë, po ti referohemi Komisionit të Venecias, duhet ta mbyllnim me 5 minuta këtë çështje. Komisioni i Venecias thotë se organi parlamentar që shqyrton kërkesën nuk duhet të dëgjojë një vlerësim ligjor, dhe ne e bëmë me durim të madh.

Pra është shumë e qartë, jo vetëm kaq. Por, Komisioni i Venecias në përgjithësi vlerëson se duhet të ekzistojë një prezumim që të hiqet imuniteti në të gjitha rastet, vetëm ose nuk ka asnjë dyshim që akuzat janë të motivuara politikisht. E kemi dëshmuar se kemi një prokurori të pavarur politikisht, kemi një akuzë të pamotivuar politiksh, në këto raste ne nuk duhet t’i hynim kësaj, por duhet të ecim me Komisionin e Venecias. Berisha ka injoruar dhe refuzuar vendimet e Gjykatës, pyetja ime është a ka qenë këshilla që i keni dhënë ju si avokat apo i klientit tuaj?

Gjoktuaj: Kjo është pyetje dashakeqe dhe shumë e studiuar. Për kuriozitetin tuaj të shtuar, ju vë në dijeni se sigurisht e kemi vënë në dijeni Berishën për procesin e parregullt gjyqësor.

Gjithë debati deri tani është masa e sigurimit. Desha t’ju them se e kemi vënë në dijeni dhe na ka dhënë mendimin e tij dhe ne e kemi përkrahur.

keshilli i mandateve 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet