Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Miratimi i shkarkimit pritet që të formalizohet ditën e nesërme, ku dhe do të mbahet mbledhja e qeverisë.
TIRANË- Prefekti i Qarkut Tiranë i ka dërguar zyrtarisht Këshillit të Ministrave propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Miratimi i shkarkimit pritet që të formalizohet ditën e nesërme, ku dhe do të mbahet mbledhja e qeverisë.
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Anuela Ristani TIRANË- Takimi i Kryeministrit Edi Rama me nënkryetarët e bashkisë Tiranë dhe Ogerta Manastirliun, nuk ka qen&...
Besfort Lamallari dhe Nancy VonHorn TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar detaje nga pas takimit të...
Erion Veliaj TIRANË- Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij, Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkis&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur paraditen e sotme në takim Ogerta Manastirliun dhe nënkryetarët e bashkisë ...
SPAK PEQIN- Prokuroria e Posaçme ka nisur për një tender të hapur nga Bashkia e Peqinit më 28 gusht të vitit të kaluar...
Vangjush Dako TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim ditën e sotme. Me anë të një pos...
TIRANË- Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, sa i takon çështjes së ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar nisjen e protestave, si e vetmja rrugë përballë qeverisë, q&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt kreun e qeverisë Edi Rama, për lidhje të tij me 14 klane...
Erald Kapri TIRANË- Deputeti Erald Kapri nga Partia Mundësia ka deklaruar se kryetari i Kuvendit Niko peleshi po iu mohon të drejtë...