3 Prill 2026, 13:23
Nga I.A

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin nga Parlamenti për 60 ditë të Taulant Ballës. Në kërkesën drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, deputetët demokratë argumentojnë se Taulant Balla, në mënyrë të vazhdueshme, ka fyer dhe kërcënuar deputetet gra.
Incidentet ndodhën seancën e djeshme, ku PD pretendon se Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetes Elda Hoti. Në dokument thuhet se situata ka sjellë reagimin e menjëhershëm të opozitës, e cila i ka kërkuar drejtuesit të seancës, Niko Peleshi, marrjen e masave disiplinore.
“Rezulton se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese, ofenduese, diskriminuese dhe kërcënuese, tërësisht të papranueshme në drejtim të Sekretares së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetes Elda Hoti, duke cënuar rëndë dinjitetin dhe sigurinë e saj fizike. Kjo gjuhë fyese dhe kërcënuese dëmton rëndë reputacionin dhe besimin e qytetarëve tek Kuvendi dhe deputetët, si dhe përhap mesazhin e normalizimit të njjë gjuhe të tillë ndaj vajzave dhe grave”, thuhet në shkresën depozituar Sekretariatit të Etikës.
Po ashtu, në kërkesë përmendet edhe një tjetër episod gjatë së njëjtës seancë, ku Balla akuzohet se ka përdorur gjuhë jo parlamentare ndaj deputetit Fatmir Mediu.
“Po gjatë të njëjtës seancë deputeti Taulant Balla, ka përdorur gjuhë jo parlamentare dhe që cënon dinjitetin ndaj deputetit Fatmir Mediu. Ai arriti deri aty sa në përfundim të fjalës ju drejtua me fjalët “ik pirdhu”, në seancë plenare”, thuhet në shkresë.
pd taulant balla
Politike
3 Prill 2026, 13:21
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha bëri thirrje edhe për protestën e paralajmëruar më 17 prill, të cil...
Politike
3 Prill 2026, 13:19
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike ka bërë vetëm transparencë në lidhje...
Politike
3 Prill 2026, 13:13
I.A
BRUKSEL- Në Ambasadën e Shqipërisë në Belgjikë u inaugurua Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë BE–Belgjikë&ndas...
Politike
3 Prill 2026, 13:06
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me raportin IBAR dhe ecu...
Politike
3 Prill 2026, 13:04
D.S
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Administrative. Nga pamjet ai shihet me pran...
Politike
3 Prill 2026, 12:52
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sulmuar nismën e përbashkët mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dh...
Politike
3 Prill 2026, 12:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipëria drejt Bashkimi Evropian ...
Politike
3 Prill 2026, 12:25
I.A
Andis Salla dhe Armend Muja
KOSOVË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite zyrtare në Kosov...
Politike
3 Prill 2026, 12:07
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nisi sot turin "Për punët e Shqipërisë" me kryebashkiakët. Si&cce...
Politike
3 Prill 2026, 12:07
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka komentuar episodin e djeshëm parlamentar ku pas përplasjeve PD-PS, Kuve...