LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne kemi thënë vetëm të vërtetat për integrimin dhe këto të vërteta po provohen

Duke iu përgjigjur akuzave të mazhorancës se opozita po pengon integrimin, Berisha theksoi se PD e mbështet procesin, por jo në mënyrë formale apo të bazuar në ‘mashtrim’. 

3 Prill 2026, 13:19 Nga I.A
Berisha: Ne kemi thënë vetëm të vërtetat për
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike ka bërë vetëm transparencë në lidhje me procesin e interimit të vendit në BE. Duke iu përgjigjur akuzave të mazhorancës se opozita po pengon integrimin, Berisha theksoi se PD e mbështet procesin, por jo në mënyrë formale apo të bazuar në ‘mashtrim’. 

Berisha akuzoi kryeministrin se po përhap narrativa negative për shqiptarët në arenën ndërkombëtare.

‘E para, nuk kam dëshirë të ndërhyj në punët e brendshme të partisë së krimit, se ai po bën turneun e punëve të brendshme të partisë së krimit, por ajo është punë e tij. Së dyti, është absolutisht mashtrim dhe e pavërtetë, ju jeni dëshmitarë që në këtë konferencë, në këtë platformë, por dhe në ato ndërkombëtare, qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet, ne mbështesim procesin e integrimit, ndonëse Shqipëria përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë kriter tjetër. Ky ka qenë qëndrimi ynë, por në qoftë se ne marrim përsipër të mashtrojmë në zbatimin e kritereve, standardeve, kërkesave, atë nuk e bëjmë kurrë. Ne kemi thënë të vërtetat, dhe të vërtetat tona po provohen, po faktohen. Dhe do i themi vazhdimisht. Kurrë nuk mund të mashtrojmë ne komunitetin ndërkombëtar, sepse po i mashtruam ata, është gjëmë ndaj shqiptarëve. E kundërta është, këto kohë është makineria propagandistike e Edi Ramës që përhap lajmet në të katër anët se puna e korrupsionit është si punë trashëgimie, si punë geni tek shqiptarët, dhe çfarë keni ju meqenëse shqiptarët e pranojnë këtë. Pra, me një fjalë, Edi Rama dhe tellallët e tij dalin nëpër botë dhe thonë, kur i vjedhuri e pranon hajdutin, ç’punë keni ju me këtë.

Prandaj ata pasqyrojnë me kulturën në Shqipëri për çështjen e korrupsionit. Kush e përhapi këtë? Kush guxoi ta thotë këtë? Këtë racizëm të mirëfilltë antishqiptar? Albanofobi e mirëfilltë? Edi Rama i pari me ministrat e tij për të mbrojtur veten.
Pra këta janë që e dëmtojnë më shumë Shqipërinë. Kurse jo, ne kërkojmë një proces të bazuar në meritë, sepse ne besojmë se janë absolutisht të realizueshme kriteret. Si nuk qenkan të realizueshme kriteret, në një kohë kur në vitin 2011, një zëvendëskryeministër i një partie tjetër në koalicion, jo i partisë kryesore, i cili po të tërhiqej nga koalicioni, binte qeveria, dha dorëheqjen, dorëzoi imunitetin, edhe para se ta kërkonte imunitetin. Gjenetike është kjo? Ministrat, sa herë u kërkua imuniteti, është dorëzuar imuniteti. Nuk ka ekzistuar në një qeveri ku sundon ligji kurrë koncepti i imunitetit mburojë.
Përkundrazi ne e dërguam në parlament dhe kërkuam heqjen e imunitetit për korrupsionin. Pra, janë të gjitha mashtrime.

Të paudhë janë ata që vjedhin. Nuk ka më të paudhë se Edi Rama që ndërton me para të vjedhura sarajet 720 metra themele të gjata, me materialet më të kushtueshme që ekzistojnë, ndërkohë që ka një rrogë zyrtari dhe asnjë të ardhur tjetër që të tregojë se si mbiu me parkun 8500 metër katrorë dhe rrënjë ullinjsh që kushtojnë mijëra euro. I paudhë është Edi Rama që ka ndërtuar në sheshin e pallateve, ka dhënë leje për pallatin e Lindës së tij, për të cilin nuk ka asnjë faturë doganore, tatimore, bankare apo ndërtimore. Shihni rrugët, kompania e atij që ndërtoi pallatin, i ka ndërtuar. I paudhë është ai i cili firmos tetë muaj përpara për t’i dhënë kompanisë 8 pikë, që nuk ekzistonte, për djegësin e Tiranës, dhe djegësi i Tiranës sot nuk ekziston. I paudhë është ai që për dufe dhe urrejtje përzë televizionin AGON dhe gjobit shqiptarët 120 milionë euro. I paudhë dhe bajloz korrupsioni është ai që grabit portin mijëravjeçar të shqiptarëve me një vlerë 4 miliardë euro. Dhe duhet të ndërtojnë shqiptarët tani një port të ri.

I paudhë është ai që merr Lubi Ballukun për krahu, prish tenderin për tunelin e Llogarasë për të cilin ishte ofruar oferta sllovene me 130 milionë euro, dhe shkon merr kompaninë turke, të cilës i jep 190 milionë euro, ndërkohë që tunelin e ofron Gjoka që kishte ofruar 130 milionë, zhduken 50 milionë me një të rënë të lapsit. Ky është Edi Rama, këto janë të paudhët që i bllokojnë Shqipërisë rrugën për në BE, që lënë pensionistët me pensionet më mizerabël, që lënë studentët me tarifat më të larta. A e dini ju se studentët në Shqipëri, pas Britanisë së Madhe dhe Holandës, paguajnë tarifat më të larta në Europë? Studentët e vendit më të varfër paguajnë tarifa të paktën 6 herë më të larta se Austria. Apo se gjermanët apo vendet e tjera. Këta janë të paudhët, jo opozita, e cila në mbrojtje të interesit të qytetarëve, u thotë shqiptarëve të vërtetën, dhe u thotë partnerëve tanë të vërtetën,‘ tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës