LIVE UPDATES
Politike

'Rama mashtron për raportin e IBAR'/ Berisha: Ai votohet në mënyrë unanime nga të gjitha vendet, për Shqipërinë nuk e votuan

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha deklaroi se, ndryshe nga sa pretendohet nga qeveria, raporti IBAR për Shqipërinë nuk është votuar, ndërsa për Mali i Zi është miratuar me unanimitet nga vendet anëtare të BE-së.

3 Prill 2026, 13:06 Nga I.A
'Rama mashtron për raportin e IBAR'/ Berisha: Ai votohet në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me raportin IBAR dhe ecurinë e procesit të integrimit të Shqipëria drejt Bashkimi Evropian. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha deklaroi se, ndryshe nga sa pretendohet nga qeveria, raporti IBAR për Shqipërinë nuk është votuar, ndërsa për Mali i Zi është miratuar me unanimitet nga vendet anëtare të BE-së.

Ai iu referua informacioneve të publikuara nga Radio Europa e Lirë, duke theksuar se sipas zëdhënësve të BE-së, disa vende kanë refuzuar të japin miratimin për Shqipërinë, çka ka bllokuar procesin. Berisha nënvizoi se votimi i IBAR-it bëhet me unanimitet dhe është një hap i domosdoshëm për mbylljen e kapitujve të negociatave, duke shtuar se pa këtë vendim nuk mund të ketë avancim në procesin e integrimit.

“E vërteta është ajo që Bashkimi Europian e bëri publike nëpërmjet një radio publike siç është Radio Europa e Lirë. Në atë radio u njoftua nga zëdhënës të BE-së, së pari se për Malin e Zi, IBAR është votuar me unanimitet dhe jo siç mashtron zëdhënësi i jashtëm i Ramës këtu, që jemi ne para. IBAR për Malin e Zi është votuar me unanimitet. Së dyti, për Shqipërinë absolutisht nuk është votuar. Nuk është votuar dhe sipas atij njoftimi, janë jo një, por disa vende të cilat nuk kanë pranuar të votojnë IBAR-in i cili miratohet me unanimitet, janë disa vende. Është absolutisht e pavërtetë se është votuar. Por këta kanë një gjë, këta kanë zgjedhur mashtrimin për të gjitha problemet. Dhe po sipas zëdhënësit të BE-së, asnjë kapitull nuk mund të mbyllet, pa u votuar unanimisht IBAR. IBAR është i ndërmjemë. Ky votim që bëhet për IBARI-n është i ndëmjetëm, por pa këtë vendim, asnjë kapitull nuk mbyllet. Këto ka njoftuar dhe unë marrë të mirëqenë, të sigurtë. Nuk po them pastaj burime të tjera që më konfirmojnë të njëjtën gjë, por po marr burimin zyrtar të 3 ditëve më parë, të dhënë një radioje që është publike, Europa e Lirë.

Të gjitha variantet e tjera, janë mashtrime dhe vetëm mashtrime. Edi Rama mashtroi dje në mënyrë monstruoze para studentëve. Taulant Toyota Yaris, po kështu. Është Lubi Balluku shkaku më kryesor. Dhe këtë, cili do që di të lexojë, ka parasysh reagimin që bënë, jo një, por disa nga ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në Tiranë, për aferën Balluku.
Afera Balluku është afera më e shëmtuar në këto 32 vite, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Sepse është kuptuar se Balluku është thjeshtë fasada, se e vërteta është Edi Rama. Kjo është bërë shumë e qartë. Sikundër dua të ju them unë ju, se përmasat e AKSHI-t janë edhe më lemeritëse. Keni parasysh se te AKSHI, aty ku është Mirlinda lexoni Linda e Surrelit. Se çfarë është Linda e Surrelit, atë e dini vetë ju. Kur unë e denoncova me dokument të ardhur nga prokuroria, regjistrimin ambiental. Mediat e injoruan. Por tani ato janë të gjitha në dosje. Ajo dosje nuk mund të zhduket. Ajo dosje qarkullon në Europë. Po. Ndaj dhe ka një fantazmë sot, ka vetëm një kryeministër fantazmë, kryeministri fantazmë është Edi Rama. I pakallur. Pritën qytetarët, të dalë çdo ditë dhe të mashtrojë. Dëgjoja dhe një ditë zëdhënësin e tij të jashtëm, që ne jemi të parët. Mashtrim i turpshëm.

Malit të Zi ju votua, ndonëse kanë një seri vërejtjesh, por IBARI-n ja votuan. Dhe pavarësisht se ja votuan IBARI-n përsëri nuk ka gjë të sigurtë se, ka ndryshuar ligje, ka ndryshuar dy ligje dhe ndryshimi i atyre dy ligjeve, kërcënon avancimin e procesit. Kurse Edi Rama është bërë parzmore e korrupsionit. Përdori 83 mandatet për Lubi Ballukun. Edi Rama është kreu i organizatës kriminale, jo vetëm në rastin e qeverisë, por edhe në rastin Balluku. Ju e patë sa vetë ishin aty. Aty ka njerëz për dy organizata kriminale, por ligji njeh një. Për dy grupe të strukturuara kriminale. Absolutisht jo. Është mashtrim, mashtrojnë kryekëput çdo ditë që dalin, nuk është votuar. Nuk është e vërtetë. E vërteta është se, është një histori e ngjashme me raportin paraprak të zgjedhjeve. Ju e patë se çfarë përpjekje banditeske bënë për të ndryshuar raportin. Dështuan, dështuan përkundrazi raporti u ridemonsinua, nuk është se nuk ndërhynë, ndërhynë shumë, me të gjitha mjetet. Dështim i plotë,“ tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht