LIVE UPDATES
Politike

'Kemi dokumente"/ Tedi Blushi-Autoritetit të Dosjeve: Nga sot, jeni nën akuzë për 6 vepra penale

Në reagimin e bërë në rrjetet e tij sociale, Blushi shkruan shpjegimet të gjithë duan t'i bëjnë para drejtësisë.

1 Shtator 2022, 18:44 Nga k.m.
'Kemi dokumente"/ Tedi Blushi-Autoritetit të Dosjeve: Nga sot,
Tedi Blushi

TIRANË- Partia e Lirisë i përgjigjet Autoritetit të Dosjeve lidhur me kallëzimin e bërë sot nga ish-presidenti Ilir Meta. Ndërsa i ka kujtuar dhe njëherë 6 veprat penale. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaron se garancitë e integritetit të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë nën nivelin e e-mail anonim. Në reagimin e bërë në rrjetet e tij sociale, Blushi shkruan shpjegimet të gjithë duan t'i bëjnë para drejtësisë.

"Garancitë e integritetit të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë nën nivelin e e-mail anonim që i vuri në lëvizje urgjente. Veprat penale janë aty dhe deri tani janë 6 të tilla. Anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë sot nën akuzë penale për dhunimin e ligjit, manipulimin e të vërtetës, të cilën e dinë shumë mirë, por e kanë falsifikuar dhe shtrembëruar në shërbim të urdhrit të Edi Ramës dhe qëllimeve të tij politike. Propaganda nuk i shpëton dot anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve por vetëm sa jua rëndon akoma më shumë situatën secilit prej tyre, që ndërmori hapin e gabuar të shkeljes flagrante të ligjit. Akuzat janë asgjesuese dhe të pakapërcyeshme dhe shpjegimet këta anetarë manipulatorë dhe të përdorur do t'i japin deri në fund para drejtësisë,"-shkruan Blushi. 

POSTIMI I PLOTË:

Autoriteti Manipulimit të Dosjeve vazhdon të shërbejë si Portal shtesë i Kryeministrit dhe i Bashkisë së Tiranës. Garancitë e integritetit të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë nën nivelin e e-mail anonim që i vuri në lëvizje urgjente. Veprat penale janë aty dhe deri tani janë 6 të tilla. Anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë sot nën akuzë penale për dhunimin e ligjit, manipulimin e të vërtetës, të cilën e dinë shumë mirë, por e kanë falsifikuar dhe shtrembëruar në shërbim të urdhrit të Edi Ramës dhe qëllimeve të tij politike. Propaganda nuk i shpëton dot anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve por vetëm sa jua rëndon akoma më shumë situatën secilit prej tyre, që ndërmori hapin e gabuar të shkeljes flagrante të ligjit. Akuzat janë asgjesuese dhe të pakapërcyeshme dhe shpjegimet këta anetarë manipulatorë dhe të përdorur do t'i japin deri në fund para drejtësisë. Për t'ju kthjelluar edhe njëherë se me çfarë përgjegjësish të rënda do të përballen, po jua kujtojmë shkeljet dhe dhunimet e ligjit që kanë bërë: Anëtarët e AIDSSH: Kanë kryer shkelje Flagrante të Ligjit të tyre Funksional. Kanë shkelur Parimet e Funksionimit të tyre. Nenit 29/4: Ku shprehet se Personat e Verifikuar ne Komisionet e meparshme, nuk verifikohen me. Gjithashtu, Autoriteti i Dosjeve ka shkelur edhe parimin e njohur kushtetues “Parimi i Sigurisë Juridike”. Autoriteti i Dosjeve, pa asnjë kërkesë nga ndonjë Institucion Kushtetues (siç e përcakton ligji funksional), por duke marrë “urdhër” nga një “denoncim anonim”, nis procesin e riverifikimit të një figure publike ish – Presidenti i Republikës (figura më e lartë në hierarkinë e shtetit deri 24 orë përpara verifikimit të AIDSSH) dhe nxjerr “konkluzione shteruese” pa kryer kurrfarë hetimi objektiv, duke marrë plot 7 vendime në 24 orë, kur më e pakta me procedurë normale do duheshin 6 muaj. Në rastin konkret, Ilir Rexhep Metaj, ishte hetuar nga 2 komisionet Mezini-Bezhani, dhe nga vetë AIDSSH në vitin 2017. Në Mënyrë të paligjshme vetë Autoriteti ka punuar dhe ka nxjerrë të dhëna dhe konkluzione, në kundërshtim të hapur me ligjin, mbi një dosje të pa deklasifikuar. Ka arritur në konkluzione “shteruese” të manipuluara dhe të falsifikuara, duke lidhur me dashje emrin e Ish-Presidentit Ilir Metaj pa pasur asnjë material, dosje, indicie, të provuar ligjërisht që figuron si bashkëpunëtor, i favorizuar, apo i prekur, në raport me organet e ish- Sigurimit të Shtetit. Autoriteti, ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike. Sepse, në asnjë rast dhe në asnjë dokument, edhe të fallsifikuar, pjesë e dosjes së shtetasit F.T., nuk ekzistojnë gjeneralitetet Ilir Rexhep Metaj. Vetë Autoriteti në mënyrë skandaloze, përveçse ka vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin, bën cuditërisht propozime edhe për Kodin Zgjedhor. Gjithë këto gjoja ndryshime ligjore, AIDSSH kërkon ti përdorë si alibi, për të justifikuar veprimet flagrante të paligjshme, të kryera sipas skenarit mafioz-politik kundër ish-Presidentit Meta, sot Kryetar i Partisë së Lirisë. Gjithçka nisi nga një e-mail gjoja anonim, sepse ka qenë email me regji, i nisur vetëm 24 orë pas përfundimit të detyrës time si President i Republikës. U hetua për 24 orë dhe duke shkelur cdo parim, cdo gjë, u arrit në konkluzione shteruese se I.M na ishte ish-Presidenti i Republikës. Pra, AIDSSH, paska hetuar bazuar mbi një email anonim, në kundërshtim të hapur me ligjin, dhe për 24 orë ka konkluduar se bëhej fjalë për z. Ilir Metaj, ish-President i Republikës, pa pasur asnjë dokument, fakt, provë, të dhënë, apo indicie, që mund të lidhë figurën e z. Ilir Rexhep Metaj, me një nga kategoritë e cituara në ligj si bashkëpunëtor, i favorizuar, apo i prekur nga sigurimi i shtetit.

Të gjitha zhvillimet e sotme, pasojnë informacionet kur disa javësh pasi Autoriteti i Dosjeve informoi Kuvendin se ish-presidenti ishte zbuluar pas një denoncimi se ishte pjesë e strukturave të ish-sigurimit të Shtetit. Autoriteti kërkoi ndryshimin e ligjit aktual për verifikimin e zyrtarëve që marrin poste publike duke i shpëtuar "skanimit" përmes certifikatave të komisioneve Mezini-Bezhani, ndërsa Meta mohoi menjëherë përfshirjen e tij. Qytetari Filip Talo, mohoi që të ishte spiunuar nga Meta, por për socialistët kazuzi "I.M" ka shërbyer si frymëzim për një ligj të posaçëm që i ndalon kandidimin në zgjedhje bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe të shpallurve non-grata. 

tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj