LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi takohet me banorët në Sauk, mes tyre edhe anëtarë të PS: Autobuzi falas do të votohet edhe nga socialistët

Këlliçi tha se korrupsioni në Bashki është një prej arsyeve kryesore pse qytetarët nuk kanë ujë dhe skolla, apo shërbime të tjera bazike.

27 Prill 2023, 09:41 Nga I.A
Këlliçi takohet me banorët në Sauk, mes tyre edhe
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar programin e tij me 5 pika që sjellin ndryshimin, me banorët në zonën e Saukut. Këlliçi tha se korrupsioni në Bashki është një prej arsyeve kryesore pse qytetarët nuk kanë ujë dhe skolla, apo shërbime të tjera bazike.
 
“Ka bërë shumë bujë një poster që unë kam nxjerrë, që kam folur për korrupsionin edhe i kam treguar gishtin e mesit korrupsionit. Janë shqetësuar, kanë qit “urdhër psikologu”, kanë qit “urdhër KQZ-je”, kanë bërë mbledhje te PS-ja, janë shqetësuar shumë për moral këta, pse ka qit Belindi gishtin e mesit, kujt? Korrupsionit! Për çfarë e kam bërë unë? Për të folur për korrupsionin, që s’flitet kurrë në media. Për të folur për Erion Velinë, që nuk flet njeri për korrupsionin e tij. Politikani më i korruptuar që mund të jetë në Ballkan. Dhe për të tërhequr vëmendjen për këtë çështje që nuk flet njeri”, u shpreh Këlliçi.
 
Ai shtoi më tej, se aktualisht panorama që paraqitet në televizior, është ajo e një Tirane pa kulla, me ujë 24 orë, apo me shkolla e çerdhe. Por në fakt, sipas Belind Këlliçit, sot Tirana është një qytet ku ka probleme me infrastrukturën, ujin e pishëm, shkollat, çerdhet, kopshtet. 

“Shihni shpesh herë që diellin ky e lind nga veriu, shihni kullën e sahatit, pa kulla që e mbysin, shihni projeketet 3D të bukura, shihni shkolla që nuk ekzistojnë, shihni çerdhe kopshte që nuk janë pjesë këtu. Tallet me ju, u thotë që keni 24 orë ujë të pijshëm. Flitet për një Tiranë që nuk ekziston. Ndërkohë realiteti i Tiranës, vetëm këtu 1 km larg nga qendra, është i tmerrshëm. Një mungesë totale nga ana e qeverisë lokale, nga ana e bashkisë për qytetarin, me mungesë rrugësh, me mungesë infrastrukture, me mungesë ndriçimi, sinjalistike, me mungesë çerdhesh, kopshtesh, shkollash”  u shpreh Këlliçi.
 
Teksa kundërshtari nuk ka as bilanc dhe as program, Belind Këlliçi u shpreh se plani i tij për Tiranën po sulmohet dhe kritikohet, për shkak se të gjitha parashikimet, janë me kosto të ulët.

“Një javë debat me urbanistët me inxhinierët, me jepni koston e nënkalimit, 200 metra nënkalim, 170 metër rampë hyrëse dhe dalëse, sa kushton. Belind, do 4 milionë, por ja po të themi maksimumi për shkak të çmimit të hekurit, e betonit, e të gjitha, mund të shkojë 4.5. Ore e keni seriozisht u thoja? Se jemi mësuar me të tjera shifra! Po! Dola e dhashë premtimin, nuk më thuhet është i gabuar premtimi, është në rregull, por kushton shumë pak”, tha Këlliçi.
 
Belind Këlliçi foli edhe në Sauk për transportin publik falas, duke theksuar se ai do të jetë një shërbim nga i cili do të përfitojnë çdo ditë 200 mijë qytetarë të Tiranës. 

“Kam dhënë një premtim për transportin publik falas. Fare e lehtë, fare e lehtë. 6.8% e buxhetit total të bashkisë, shkon për 200 mijë qytetarë në ditë. Dolën dhe thanë fillimisht, kjo është tallje. Në rregull! E provuan dy ditë, u ra kjo tezë. Dolën thanë nuk bëhet, nuk paska lekë. Po kur paska lekë për 430 milionë euro për incenerator fantazëm, nuk paska lekë për 200 mijë qytetarë të Tiranës. 16.5 milionë euro në vit, për t’i shërbyer qytetit? Problemi është se unë llogaritë i kam bërë fare thjeshtë: kam hyrë në këtë garë, dhe dua kur të dal nga jeta publike dhe politike, dua të dal me faqe të bardhë” u shpreh ai.

Belind Këlliçi akuzoi Erion Veliajn se i ka marrë frymën biznesit të vogël e të mesëm me taksa, ndërsa u angazhua që pas 14 majit ato të ulen apo zerohen. 

“Nuk thotë dot asnjë fjalë, thotë ku do t`i gjejë lekët. Unë kam propozuar një paketë për biznesin e vogël e të mesëm, për uljen e taksave dhe tarifave. Asnjë fjalë nuk thotë dot, asnjë fjalë, nuk e koncepton dot ai në llogjikën e vet. I ka 10-fishuar taksat. Ja ka nxirë jetën biznesit të vogël, Ja ka marrë frymën biznesit të vogël. Për hapësirën publike i ka marrë shpirtin bareve e lokaleve. Dhe ndërkohë unë kam premtuar gjysmën e tarifës”, tha ai.
 
Një tjetër angazhim është ai për oazet e gjelbërta. Belind Këlliçi u shpreh se ato do të ndikojnë në rritjen e jetës komunitare.

“Nga ana tjetër kam premtuar oazet e gjelbërat për lagjet, për ata që jetojnë në lagje e Tiranës me 200 metra katror me bë një kënd pushimi me stola, me pemë, me ndenjtë, qoftë mosha e tretë, qoftë të rinjtë, qoftë me nxjerr fëmijët, qoftë me pas një jetë komuniteti. Unë jam një fëmijë që jam rritur në vitet 1990. Jam rritur duke luajtur top në lagje, si të gjithë ata që janë brezi im. Sot është e tmerrshme. Një pjesë e madhe e prindërve kanë probleme me fëmijët e tyre për shkak se nuk janë socialË. Nuk dinë të lozin, rrinë gjithë ditën o në tabletë o në lokal. Dhe kjo nuk është normale, kjo që po i bëhet Tiranës. Jam në këtë betejë për një qytet normal” tha Belind Këlliçi.
 
Plani me 5 pika i Këlliçit duket se është mirëpritur nga qytetarët, madje edhe nga ata që në 30 vjet kanë votuar PS. Një i moshuar, tregoi historinë e tij, duke u shprehur se është socialist, por për shkak të programit bindës të Belind Këlliçit ka zgjedhur të votojë për transportin publik falas, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë të mbështesin kandidatin e opozitës në 14 maj.

“Unë jam Besnik Uku. 30 vjet socialist. Kam ardhur këtu me ballin lartë, kur i thonë llafit, nuk kam ardhur këtu me pishman se po vij këtu. Sepse programi dhe modeli që keni paraqitur ju z.Këlliçi, na ka bind neve që ne të vijmë këtu te kjo forcë politike. Ti ke filluar te transporti, kryesorja, është shumë bindës, prandaj kam ardhur sot. është tepër bindës. Je i vetmi person, i vetmi politikan në këtë moshë, që nuk je përfolur për asnjë aferë korruptive. Për këtë arsye të gjithë ju të nderuar pejsëmarrës, duhet t’i vëmë gishtin kokës, të trokasim derë më derë, shtëpi më shtëpi, lagje më lagje, ku kemi shokë edhe miq, se në qoftë se fiton ai tjetri, kuptohet se çfarë na pret”-u shprehën disa qytetarë. 

belind këlliçi

Sondazh

Poll
Politike 27 Prill 2023, 08:57 F.M

FOTO/ Rama viziton zyrat e Manchester City-t

Edi Rama BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga zyrat e Manchester Cityt. Ai ndodhet në Britaninë e Madhe ku pritet të...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje