LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi jep premtimet e mëdha nga transporti falas, në skemën e subvencioneve tek fermerët dhe paketën për uljen e taksave

Belind Këlliçi prezantoi angazhimin e tij për transport publik falas, i cili pas 14 majit do të përfitohet edhe nga banorët e ish-komunave në çdo skaj të Tiranës, të cilët me këtë do të kursejnë më shumë para.

1 Maj 2023, 12:10 Nga m.s

Këlliçi jep premtimet e mëdha nga transporti falas, në

TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi dje një maratonë takimesh e bisedash me banorët e shumë fshatrave të Tiranës. Fokusi ishte tek mbështetja për fermerët, ku ndau me ta programin me 5 prioritete.

Këlliçi paraqiti tek fermerët planin për mbështetjen në Vishnje, Vaqarr, Pinet, Pezë, Ndroq, Zallher, Kasallë, Dritas. Kandidati i opozitës parashtroi në këto zona programin e tij me 5 prioritete për Bashkinë e Tiranës, teksa u ndal edhe tek shqetësimet e banorëve në zonat rurale. Belind Këlliçi prezantoi angazhimin e tij për transport publik falas, i cili pas 14 majit do të përfitohet edhe nga banorët e ish-komunave në çdo skaj të Tiranës, të cilët me këtë do të kursejnë më shumë para. Ai u ndal tek premtimi për autobusin falas, në qytet edhe në fshat. Duke iu referuar statistikave, Belind Këlliçi citoi se janë 200 mijë qytetarë në ditë që e përdorin këtë shërbim.

“E ka çmendur premtimi që unë kam dhënë për autobusin falas. Dhe po, nga këtu po e them sërisht, autobusi pas 14 majit do të jetë falas, në qytet dhe në fshat. Dhe kjo është e padiskutueshme sepse janë 200 mijë qytetarë në ditë që e përdorin këtë shërbim. Janë 200 mijë qytetarë në ditë që kanë nevojë për ta marrë autobusin. Diku paguajnë 400 lekë, diku paguajnë 800 lekë, diku paguajnë 1500 lekë por ka dhe nga ata që e kanë 2000 lekë rrugën si banorët e Shëngjergjit”, u shpreh Këlliçi.

Duke u bërë thirrje të mos e shesin votën, Belind Këlliçi u tha qytetarëve se me të si kryetar Bashkie, qytetarëve do t’u ulen kostot e jetesës. Për këtë ai u shpreh se vetëm nga transporti publik falas, qytetarët e Tiranës do të kursejnë 52 mijë lekë çdo muaj.

“Imagjino t’ja heqësh këtë barrë ekonomike 200 mijë vetëve në ditë. Do të kenë minimalisht 52 mijë lekë më shumë në muaj. Unë e gjej këtu rastin t’i bëj një apel të gjithë qytetarëve që na ndjekin. Refuzoni lekët që ju vijnë, për të shitur votën, sepse kur vjen puna te kutia e votimit jeni ju dhe Zoti. Mendoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për të ardhmen e familjes tuaj, mendoni për veten tuaj. Me politikat që unë po ju them, unë nuk kam dalë as të blej vota, as të manipuloj qytetarët dhe as ti intimidoj. Unë kam dal që me program politik, ti lehtësoj qytetarët. Pra me një politikë të tillë, 309 mijë familjeve i lë çdo muaj 52 mijë lekë në xhep”, tha Belind Këlliçi.

Në takimet me banorët e zonave rurale, Belind Këlliçi u angazhua që pas 14 majit, ata do të kenë lehtësira për riparime dhe restaurime banesash, pa procedura burokratike.

“Ajo që unë ju them është që, duke nisur nga nevoja që ju keni, sepse e kam hasur në çdo fshat të Tiranës, për të riparuar, për të bërë riparime në avllitë tuaja, në bahçe, në shtëpitë tuaja, nuk do të ketë më asnjë vështirësi në procedura, do ta bëni vetëm me një njoftim. Dhe ju jap fjalën e nderit se psa 14 majit, me Belind Këlliçin nuk vjen më asnjë inspektor me ju gjobit me ju marrë djersën dhe mundin tuaj”-tha kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Belind Këlliçi përsëriti për banorët e zonave rurale edhe programin e tij ambicioz, që për herë të parë Bashkia të subvencinojë fermerët. Këlliçi tha se do të ketë 7 milionë euro në vit subvencione për fermerët, duke theksuar gjithashtu edhe ngritjen e 15 tregjeve agro ushqimor ku fermerët do të kenë mundësi të shesin prodhimet e tyre.

“Ky program që unë kam, për fshatin në mënyrë të veçantë, për subvencionet, 7 milionë euro në vit, për fermerët për bujqësinë, padiskutim është një masë e nevojshme për t`i dhënë oksigjen, për t`i ndihmuar të gjithë fermerët e Tiranës. 3 milionë euro do të mbështesim skemën për huamarrjen, për fermerët që kanë nevojë. Do të ngrejmë 15 tregje të gjelbërta në Tiranë, për të gjitha njësitë, në mënyrë që ato fermerë që duan të vijnë të shesin produkte “Made in Tirana”, do të kenë zero taksë bashkiake nga bashkia e Tiranës, me të vetmin kusht që të jenë organikisht të çertifikuara, dhe të jenë produkte të bëra në fshatin e Tiranës”-u shpreh Belind Këlliçi.

Paketa për uljen e taksave dhe tarifave, ishte një tjetër angazhim që Belind Këlliçi u shpreh se do të prekë edhe biznesin në zonat rurale të kryeqytetit.

“Paketa ime për uljen e taksës së biznesit, për zerimin e taksës së shkollës, që ju e paguani dy herë, një herë e paguani si biznes një herë e paguani si familje. Për zerimin e taksës për tokën bujqësore, për pjesën që i takon bashkisë, që është ndihmë edhe ajo dhe për reduktimin në masën 50% të dy tarifave të pastrim gjelbërimit dhe të tarifës për hapësirën publike, unë do t`ju lehtësoj jetën ju si biznes i vogël dhe biznes i mesëm. Të rriteni, të keni më shumë të ardhura të punësoni më shumë”, u shpreh ai.

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, foli edhe për nënkalimin te “Sheshi Skënderbej” duke u shprehur se ndërtimi do të ulë trafikun në Tiranë.

“Nënkalimi te “Sheshi Skënderbej” do të bëhet për të çliruar trafikun në Tiranë. Sa prej jush kur shkoni në Tiranë në qendër, ngelni të bllokuar me orë të tëra në trafik. Kaos në trafik. Do të ndërtojmë një nënkalim të thjeshtë, pa e dëmtuar sheshin për të bashkuar bulevardin “Zogu i Parë” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të lehtësuar gjithë trafikun në Tiranë. A e dini se çfarë kritike kam marrë për këtë premtim? Pse e kam dhënë koston e ulët!”-tha Këlliçi.

Fokusi i punës do të jetë ulja e kostove të jetesës edhe për banorët e zonave rurale.

“Unë fokusin do e mbaj tek ju, te çështjet që doni ju. Ke uji për vaditje, ke uji në shtëpitë tuaja që do t`ua garantojmë. Te fakti që ju doni një mbështetje minimale për të punuar tokën, për të nisur një biznes të ri. Ua premtoj dhe njëherë, unë këtu pas 14 majit si kryetar bashkie, me ndihmën e Zotit dhe ndihmën tuaj, do të fokusohem 100% te lehtësimi i jetës së fermerit në fshatin e Tiranës, 100% te shtrimi i rrugës që ju keni kaq të domosdoshme. Rrugën sikur me ju bë në këto katër vjet, është një ndihmë e jashtëzakonshme për ju”.

Një tjetër premtim, për banorët e fshatrave, ishte dhe zgjedhja nga vetë ata e drejtuesve të njësive administrative. Belind Këlliçi u shreh se ata do të kenë më shumë kompetenca për të zgjidhur problemet e banorëve.

“Belind Këlliçi nuk do ua emërojë ju, administratorin, por do e zgjidhni vet. Do jeni ju këtu, do mblidheni dhe do vendosni kë do ju. Nuk mund ta di unë kë doni ju, më mirë se sa ju. Një përfaqësues të zonës tuaj, që të raportojë te ju. Për çfarë po them unë që do e zgjidhni ju? Që të raportoj te ju! Se po e vendosa unë, me ju s`ka pse e mban mirë fare, as nuk ju kthen përgjigje, më ben qejfin mua, fut lajle lule edhe më jep një situatë që nuk ekziston. Edhe thotë e mbaj në rregull me kryetarin. Jo, duhet ta mbajë mirë me ju, me qytetarin”-tha Belind Këlliçi.

Teksa zhvillonte takimet me banorët e fshatrave në Tiranë, në Vishnje, gjurmët e tërmetit janë ende të freskëta, ndonëse kanë kaluar 4 vjet prej tij. Belind Këlliçi u ndal në një familje me pesë kurorë, e cila prej gati 4 vjetësh jeton në çadër, ndërsa Bashkia zvarrit rindërtimin e banesës duke gënjyer banorët.

“A ka ardhur dikush me ju pa nga Bashkia? Çfarë ju kanë thënë? Tmerr, çfarë flet...sa vetë jeni këtu, jeni katër kurora? Po kur ju ra tërmeti erdhën ju thanë se duhet shemb shtëpia dhe ju lanë në çadër. Po tashi çfarë kanë bërë? Se thotë kam bërë apartamente, kam bërë shtëpia thotë ai, kam bërë vila...o xhaxh po ti ku rri, te dhoma ngjit apo në çadër? Rri, fle në çadër? Aty fle vajza e vogël, goca e vogël dy vjeçe rri këtu?”, pyeti Këlliçi.

E moshuara, kryefamiljare tregoi se si ajo dhe të afërmit e saj jetojnë në kushte të vështira, aq sa dhe një mbesë e familjes, kishte ardhur në jetë në çadër.

“Kanë qenë nja dy tri herë, do t’i bëjmë do t’i bëjmë, asnjë gjë tjetër më s’kanë bërë. 5 kunora se një çun ka ikur në Gjermani, 5 kunora kemi qenë. Aty ka le ajo, goca e vogël, ka le në çadër”, u shpreh e moshuara.

Këtë problem, Belind Këlliçi e konstatoi edhe në zonën e Zallherit, ku banorët u ankuan për procesin e rindërtimit. Këlliçi premtoi se pas 14 majit të gjitha familjet e prekura nga tërmeti do të marrin banesat pa dallime partike.

“Sot momenti më i vështirë i takimeve të paradites ka qenë kur ishim në Vishnje, një familje me pesë kurora, pesë, jetonin ende në çadër pothuajse katër vite pas tërmetit. Edhe nuk i marrin, i mbajnë peng për t`i marrë votën, për ti dhënë shtëpi. Eshtë e tmerrshme kjo që bëhet me qytetarët e vendit tonë. Të jenë të qetë, të gjithë ata, që kanë për të marrë, që janë prekur nga tërmeti, që kanë për të marrë shtëpia, do të marrin shtëpitë e tyre pa asnjë dallim. Pa asnjë dallim partiak fare. Nuk më intereson nëse janë socialistë apo demokratë, po e them edhe një here, është çatia mbi kokë”, u shpreh Këlliçi. /Dosja.al 

belind këlliçi tirane zgjedhjet

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi