LIVE UPDATES
Politike

Karakaçi inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik në Piqeras: Plan masash për menaxhimin e sezonit

Për të garantuar ofrimin e shërbimit, gjatë kryerjes së punimeve për nënstacionin e ri, është ndërtuar një nënstacion provizor.

6 Korrik 2026, 16:15 Nga E.d
Karakaçi inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik
Pamje

PIQERAS- Në Bunec, në zonën e Piqerasit, po punohet për ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik. Nënstacioni ekzistues nuk i plotësonte më kërkesat aktuale për sigurinë e furnizimit me energji elektrike të zonës turistike, e cila ka njohur një zhvillim të shpejtë gjatë viteve të fundit. 

Nënstacioni i ri, i cili pritet të jetë plotësisht në funksion me nisjen e sezonit turistik veror të vitit të ardhshëm, do të ketë një kapacitet disafish më të madh, si dhe pajisje të një teknologjie më të re, të cilat garantojnë furnizim më cilësor për të gjithë abonentët.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me Administratorin e OSSH, Blendian Dalipi inspektuan nga afër ecurinë e deritanishme të punimeve në këtë kantier.

Për të garantuar ofrimin e shërbimit, gjatë kryerjes së punimeve për nënstacionin e ri, është ndërtuar një nënstacion provizor. Ndërkohë, nënstacioni i ri, krahas rritjes së kapaciteteve, do të ofrojë më tepër siguri për të gjithë zonën bregdetare. 

“Ky nënstacion ka dhe një vlerë të shtuar, jo vetëm për sigurinë e furnizimit, por ka një rol shumë të veçantë për mbylljen e unazës së fidrave që vijnë nga nënstacioni i Sarandës dhe fidrave që vijnë nga nënstacioni i Himarës. Përveçse garanton zonën rreth e rrotull Piqeras, Borsh, Shën Vasil, u jep garanci dhe zonave të tjera Qeparoit, edhe Qafë Gjashtës dhe deri në Sarandë. Pra, është një nënstacion që ka shumë funksione, shtim kapacitetesh, rritje sigurie dhe rezervim të fidrave që vijnë nga dy nënstacionet e tjera, Himara dhe Saranda”, tha Dalipi. 

Duke vlerësuar investimin që po realizohet, i cili i jep zgjidhje një shqetësimi të banorëve dhe bizneseve të zonës, veçanërisht gjatë sezonit veror kur edhe fluksi i vizitorëve është shumë i lartë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal tek masat e marra për mirëmenaxhimin e sezonit turistik.

Krahas investimeve të realizuara të cilat kanë rritur sigurinë në rrjetin e energjisë, OSHEE dhe OSSH kanë ndërmarrë një plan masash duke rritur numrin e grupeve të punës në terren për të bërë të mundur ndërhyrjen kudo ku do të evidentohen problematika për të garantuar ofrimin e shërbimit pa ndërprerje. 

“Kemi hyrë pothuajse në pikun e sezonit turistik. Po diskutonim javën e kaluar që në fakt, pothuajse në fund të qershorit të javës së kaluar, ne kemi pasur ngarkesë më të lartë se dhe në pikun e muajit gusht të vitit të shkuar.

Pra, që nënkupton që ngarkesat po fillojnë e vijnë në rritje dhe ne do shohim edhe ngarkesa më të larta që këtë fundjavë dhe duke vazhduar dhe muajin gusht. OSHEE-ja dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kanë ndërtuar një plan masash dhe të gjithë punonjësit tashmë janë në gatishmëri”, u shpreh Karakaçi./Dosja.al

enea karakaçi blendian dalipi piqera

Sondazh

Poll

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi