LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

• Qytetarët kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 37-të të revoltës së tyre. • Pas organizimit, ata do të nisen drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

10 artikuj për këtë temë.

23 MINUTA ME PARE

“Kemi një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë”/ Protestuesi: Një kongresmen amerikan ka hapur hetimin për qeverinë shqiptare dhe Edi Ramën

Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet
Pamje

TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e 37-të ka deklaruar se protestuesit kanë një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se një kongresmen amerikan ka hapur hetimin për qeverinë shqiptare dhe Edi Ramën për lidhjet e tij me drogën.

Sipas tij, sot kryeministri Rama është i diskredituar në sytë e gjithë shqiptarëve dhe botës demokratike. Ai e cilësoi atë një 'kufomë politike', ndërsa shtoi se pas një muaji ai do jetë një hiç politik dhe një asgjë. Qytetari e përfundoi fjalën e tij duke thënë se fundi i klikës së Edi Ramës është i pashmangshëm.

“Sot kemi një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë. Ai i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane. Citoj si më poshtë: ‘Duhet të vlerësojmë ata që zbatojnë vlerat e BE-së në përditshmëri, ata që qëndrojnë për mbrojtjen e ligjit, natyrës etj. Çdo aktivitet i shoqërisë civile në përputhje med vlerat e BE-së është i mikpritur. Protestat e dhunshme nuk janë pjesë e BE-së.

Një kongresmen amerikan ka hapur hetimin për qeverinë shqiptare dhe Edi Ramën për lidhjet e tij me drogën. Para një muaji ky ishte një mbret i plotfuqishëm, sot pas një muaji Rama është i diskredituar në sytë e gjithë shqiptarëve dhe botës demokratike. Sot ai është një kufomë politike, pas një muaji do jetë një hiç politik dhe një asgjë.

Ta vazhdojmë kështu miq! Ai hedh miliona euro për propagandë, ne me një mikrofon e kemi kthyer në mbetje politike. Fundi i klikës së Edi Ramës është i pashmangshëm! Do ta largojmë një herë e mirë atë dhe do ta hedhim në koshin e historisë!” përfundoi deklaratën e tij protestuesi./Dosja.al

26 MINUTA ME PARE

FOTOLAJM/ Pankartat pikante të ditës 37-të të protestës: Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia

Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet

TIRANË- Edhe sot, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor për të protestuar kundër qeverisë Rama, duke shënuar ditën e 37-të të tubimeve të vazhdueshme.

Me anë të pankartave me mesazhe ironizuese pjesëmarrësit  kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes në vend.

"Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia", shkruan njëra nga ato, e cila nënvizon besimin e protestuesve se sundimi i ligjit dhe transparenca nga ana e qeverisë janë parakushte thelbësore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Njëra prej tyre lexon, "BABËZIA TË VERBON. TAHMAJA TË RRËZON.", pankartë e cila akuzon qeverinë për korrupsion dhe babëzi, duke paralajmëruar se kjo sjellje do të çojë në rënien e saj./Dosja.al

30 MINUTA ME PARE

“36 vite tranzicion i kemi hedhur poshtë në 36 ditë”/ Aktivisti: Pushimet këtë vit janë të rezervuara në bulevard

Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet
Edison Lika

TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se 36  vite tranzicion, protestuesit i kanëhedhur poshtë në 36 ditë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Lika u shpreh se ata nuk do ta lënë kurrë bosh sheshin.

Aktivisti shtoi se pushimet këtë vit janë të rezervuara në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kjo duke shtuar se arma e protestuesve është rezistenca.  Ai tha se kjo rezistencë i tregoi shqiptarëve se ky popull e ka seriozisht. 

Edison Lika: 36 vite tranzicion i kemi hedhur poshtë në 36 ditë. Ju bëtë në 36 ditë atë që nuk ishte bërë në 36 vite. Ju jeni krenaria e këtij vendi. Nuk do e lini kurrë këtë shesh bosh. Rama jepe dorëheqjen.Duket sikur pas 36 ditësh, e kemi harruar atë që na ka mbledhur Rama në burg, Berisha në burg. Duket se shqiptarët sivjet nuk do bëjnë pushime. Pushimet janë të rezervuara në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Shpresa e tyre është të largohemi. Arma jonë është rezistenca. U themi atyre që hapën tv me shpresën se nuk do jemi këtu. Ne jemi këtu më të fortë se kurrë. Po do jemi këtu çdo ditë derisa ky kryeministër të largohet.

Si thanë do fillojë botërori dhe do largohen. Botërori po mbaron dhe ne do jemi këtu. Sepse Shqipëria e re dhe fundi i këtij regjimi, nuk arrihet me 37 ditë, do jemi këtu derisa ajo të arrihet. Kjo rezistencë i tregoi shqiptarëve se ky popull e ka seriozisht. Më pas iu ka treguar qytetarëve se këta protestues e kanë seriozisht. E në fund fare u treguan ndërkombëtarëve se këta protestues e kanë seriozisht. E çdo ditë që kalon nga një aleat do shtohet. Na shtohen ne dhe ia pakëson atij./Dosja.al

56 MINUTA ME PARE

“Ju erdhi fundi”/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. “Ju erdhi fundi” dhe “Rama jepe dorëheqjen”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Duke përshkuar bulevardin kryesor, protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Rama nga qeveria./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta e 37-të/ I riu: Moshatarët e mi largohen nga Shqipëria, kjo është një nga gjërat që mua më prek

Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet

TIRANË- Mes qindra qytetarëve që kanë mbushur sheshin, një i ri, i cili po përballet me vështirësi të mëdha , ka ndarë një mesazh të fuqishëm për shpopullimin dhe mungesën e perspektivës në vend.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se, moshatarët e tij po largohen sepse nuk kanë mundësi për një jetë dinjitoze.

Ai theksoi problematikat që lidhen me mungesën e institucioneve funksionale dhe mosdëgjimin e të rinjve nga ana e tyre.

“Moshatarët e mi largohen nga Shqipëria. Nuk duan të rrinë sepse nuk kanë asnjë mundësi për një jetë dinjitoze. Dhe kjo është një nga gjërat që mua si i ri më prek. Mungesa e institucioneve dhe mosdëgjimi i të rinjve”, u shpreh një i ri./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet
Qytetarja

TIRANË- Një qytetare e pranishme në protestë ka deklaruar se onkologjiku është një ndër arsyet kryesore për të protestuar. Gjatë një prononcimi për mediat ajo tha se qytetarëve u janë mohuar të drejtat. 

Ajo u bëri thirrje pensionistëve të protestojnë, pasi ka pafund arsye për të protestuar.

“Unë jam me kancer. U shkatërruar Shqipëria. Protestojmë për të drejtat tona të mohuar. Para votimeve, ky thotë më ka dhënë votat, i kanë vjedhur. Jo t’i blesh edhe të krenohesh. Të krenohesh me të vjedhurat, është turp. Çohuni të gjithë, edhe pensionistë….U jep vetëm lëmoshë.

Ka pafund arsye për të protestuar. Të gjitha arsyet janë treguar. Ajo video për kushte skandaloze që janë në spitalin Onkologjik, janë gjithashtu arsye”, tha një tjetër protestuese./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Kjo është protesta më paqësore e historisë së vendit,”/ Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet
Qytetari

TIRANË- Një qytetari ka deklaruar ditën e sotme se kjo është protesta më paqësore e historisë së këtij vendi. Gjatë një prononcimi për mediat ai tha se qytetarët po protestojnë për të drejtat që u janë mohuar.

Më tej ai shtoi se policia duhet të ketë kujdes, pasi në protestë ka gra, fëmijë dhe gra shtatzëna. Sipas tij, një veprim i tyre mund të ndezë shkrepësen.

“Unë jam agjent i Iranit, i rusit… ku ka shqiptar që nuk ja kanë bërë borxh këta?! Jam xhaxhai i një polici që ishte për 30 vite polic i shtetit dhe jo i partisë. Kam një mesazh për Policinë e Shtetit: Ju e dini që kjo është protesta më paqësore e historisë së këtij vendi. Këtu ka gra, gra shtatzëna.

Një veprim i juaj mund të ndezë shkrepësen, dhe besoj se as ju nuk jeni dakord që ta ndizni këtë shkrepëse. Ne nuk jemi mbeturina, ne jemi qytetarë dhe protestojmë për të drejtat tona që na kanë mohuar,” tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen! Nuk janë për ne, por për xhepin e tyre

Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet
pamje nga protesta

TIRANË- Protestat kundër kryeministrit Edi Rama po vijojnë pa ndërprerje, duke shënuar këtë të hënë ditën e 37-të të tubimeve të vazhdueshme.

Një prej protestuesve të pranishëm në tubim ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë, duke u shprehur se largimi i kryeministrit është një domosdoshmëri për shkak të korrupsionit të lartë. Ai theksoi se, qeveria po i gënjen pensionistët me 500 lekë dhe kjo është një ndër arsyet e dorëheqjes së tij.

“Duhet ta rrëzojmë këtë qeveri. Korrupsioni nuk ka të ndaluar. Ne nuk kemi asgjë. Kjo qeveri ka bërë vetëm korrupsion. Pensionistët, i gënjen me 5 mijë lekë. Duhet ta rrëzojmë patjetër. Edi Rama duhet të dorëhiqet. Që të gjithë në PS janë për burg. Nuk janë për ne, por për xhepin e tyre”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 37-të e protestës/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 37-të të protestës së tyre. Pas grumbullimit të tyre, ata pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike. Ata kanë deklaruar se do vijojnë revoltën e tyre deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Në krye të listës, qëndron dorëheqja e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

5 ORE ME PARE

“Ju erdhi fundi”/ Mbahet sot protesta e 37-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!

Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet
Foto ilustruse

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë, protesta e 37-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pritet që ata të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

KËRKESAT E PROTESTUESVE:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al

Sondazh

Poll

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike