"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Altin Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?
"Ulsi Manja është skllav i dosjeve të tij"/ Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjt&...
"Ulsi Manja është skllav i dosjeve të tij"/ Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjt&...
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 Pë...
Rama për protestat: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës 5 Korrik, 10:09 ...
• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza të forta ndaj SPAK pas paraqitjes së tij në ambientet e institucionit, duke deklaruar se Prokuroria e Posaçme është tërësisht nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama dhe se vendimmarrja e saj diktohet politikisht. • Duke folur nga SPAK, ai ironizoi situatën në SPAK, duke u shprehur se, institucioni është ‘pushtuar’ nga zyrtarë të lartë të qeverisë. • Lideri demokrat u ndal edhe te dosja e inceneratorit të Tiranës, duke akuzuar SPAK-un se ka lënë pa përgjegjësi politike aferën që, sipas tij, ka shkaktuar një dëm prej 130 milionë eurosh për taksapaguesit shqiptarë. • Berisha foli edhe për ‘dosjen Aruba’, ai akuzoi ish-kreun e SPAK, Altin Dumani, se po fsheh identitetin e zyrtarëve që, sipas tij, rezultojnë të përfshirë në këtë dosje. • Duke komentuar procesin gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, Berisha mbrojti politikën e privatizimeve gjatë qeverisë së tij në vitet 2005-2013, duke theksuar se ajo ishte pjesë e programit elektoral të Partisë Demokratike. • Kryedemokrati u pyet nga gazetarët edhe për protestën qytetare të 4 korrikut, duke mohuar çdo pretendim se PD synon ta kontrollojë atë.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me propozimin e deputetit Ulsi Manja, për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK. Duke folur për mediat, Berisha tha se Manja është “peng i dosjes së tij” dhe sipas kryedemokratit Manja është i gatshëm të bëjë kompromis për t’i shpëtuar dosjes.
Lideri i opozitës u pyet edhe për urimin ndaj kryeministrit Edi Rama me rastin e 60-vjetorit të tij. Në përgjigje, Berisha shmangu një mesazh personal, duke u shprehur se urimin më të mirë ia bëri protesta rinore e 4 korrikut.
Pyetje: Ka një kërkesë nga Ulsi Manja për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK. Personalisht ju po e Partia Demokratike keni një përgjigje në këto momente? Dhe kundërshtari juaj politik para pak ditësh ka festuar 60 vjetorin. E keni bërë një urim, e keni bërë një dhuratë, ose do t'i bëni një urim nëse s'i keni bërë një mesazh?
Sali Berisha: Tani, lidhur me Ulsiun, që mund t'i vesh çdo emër. Ulsiu është peng i dosjes, e cila në regjistrime nxjerr se Ulsiu nga çunat e Londrës ka marrë 600 mijë euro. Dhe përveç kësaj, ka kërkuar dhe një çantë Louis Vuitton, dhe kur i thotë ai në telefon, po këtë çantën Louis Vuitton për kë e ke? Aha, i thotë, e kam për bashkëshorten. Jo, jo, i thotë, nuk i bën çanta Louis Vuitton asaj, e ke për tjetërkënd, se ia dinin dhe lidhjet Ulsiut, a më kupto apo jo? Pra, Ulsiu që në momentin që të thirret, Ulsiu i ka të paktën 8 vite deri në 12 vite burg. Prandaj dhe ai është i gatshëm të bëjë çdo kompromis, vetëm t'i shpëtojë kësaj dosje që nuk i shpëton kurrë. Përveç kësaj, ky paska familjarë sipas të dhënave të mediave, nuk mund të them me dokumente, por të implikuar në afera të ndryshme korruptive. Pra, Ulsiu është një skllav i dosjeve të tij.
Pyetje: Po për ditëlindjen, urimin, mesazhin?
Sali Berisha: Urimin më të shkëlqyer ia bëri protesta rinore, qytetare me datën 4 korrik, e cila me madhështinë e saj përsëriti 20 shkurtin e vitit 1991. Ajo ishte një protestë me kreativitetin më madhështor, më të jashtëzakonshëm që është parë ndonjëherë në Tiranë. Dhe ata, ata, ia bënë të gjitha urimet që meritonte.
Pyetje: Po ju personalisht a u bashkuat me atë urim?
Sali Berisha: Unë bashkoj zërin tim me protestën, ky është i gjithë, përgjigja ime, pra bashkoj zërin tim me atë të protestës për urimin që i bënë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të ashpra ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke thënë se ky institucion drejtohet nga vetë kryeministri Edi Rama dhe po mban të fshehtë emrat e zyrtarëve që, sipas tij, janë të përfshirë në dosja "Aruba". Duke folur për mediat, pasi doli nga SPAK, Kryedemokrati deklaroi se fshehja e identitetit të këtyre zyrtarëve përbën një akt të rëndë dhe dëshmi të ndikimit politik mbi organin e akuzës.
"SPAK-un real dhe SPAK-un paralel e drejton vetëm një njeri, kreu i meduzës Edvin Kristaq Rama. Këtu nuk ke, nuk mund të bësh një aluzion, të mendosh se jo. Si mund t'i fshehësh publikut emrat e qeveritarëve që shkuan dhe u takuan me trafikantët e drogës për të bërë marrëveshje për investimet e parave të tyre? Kjo nuk ndodh në botë kund, përveçse në Shqipërinë e Edi Ramës që kontrollon këtë institucion në çdo qelizë. Vërtet Dumani e mban sekret sepse e urdhëron Rama, po ai kryen një krim para popullit shqiptar.
I vetmi që nuk mund të përbënte asnjë lloj problemi, është qeveritari që në shkelje të çdo ligji u bë ushtari i bandave dhe trafikantëve dhe arriti me ta marrëveshjen për investime në Tiranë. Pra mund të thuash se X apo Y trafikant ka dhe çështje të tjera që po hetohen e të tjerë e të tjerë, prandaj s'po ia them emrin e të tjerë e të tjerë, por qeveritari që i ka hipur avionit për të shkuar në Aruba dhe për t'u takuar me trafikantët bashkë me biznesmenët, dhe për t'i dhënë kullat e Tiranës atyre, ai është kryekriminel, është më kriminel se trafikantët, se të gjithë të tjerët.
Dhe këto i mban të fshehtë Altin Troplini. Si iu duken ju këto? Ju si gazetarë mendoj unë, ju çdo ditë në ekranet tuaja duhet të vinit një alarm për këtë. Se nuk ka akt më flagrant të varësisë totale të verbërisë së plotë të këtij institucioni nga Edi Rama. Kë mbrojnë ata? Çfarë mbrojnë ata? Ata mbrojnë ose vëllanë e Edi Ramës për Edi Ramën, ose sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë po për Edi Ramën, ose Ergys Agasin, po për Edi Ramën. Thuhet dhe për Gjiknurin, po ai e bën be rrufe, po kur i thashë që hajde betohu në Bibël, nuk ia mbajti. Ishte i gatshëm të betohej në Kushtetutë, se për Kushtetutën s'pyesin fare ata, po jo në Bibël," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për inceneratorin e Tiranës tha se 130 mln euro u zhdukën dhe ende nuk ka asnjë zyrtar të lartë në burg. Duke folur për mediat, pasi doli nga SPAK, Lideri i opozitës theksoi se Erion Veliaj që kishte detyrë ligjore të kontrollonte punimet së bashku me Belinda Ballukun bëjnë luftë me njëri tjetrin. Kryedemokrati foli edhe për dosjen “Aruba”, për të cilën tha se po fshihen emrat e qeveritarëve që sipas tij janë të përfshirë në këtë çështje. Sipas Liderit të opozitës, Engjëll Agaçi, Ergys Agasi e të tjerë, përfliten se janë pjesë e dosjes “Aruba”.
"Djegësi i Tiranës, 130 milionë euro të zhdukura, para të qytetarëve të Shqipërisë, taksapaguesve. Dhe janë gjithsej të akuzuar Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu. Dhe dy punonjës të thjeshtë, kaq janë. Paçka se Edi Rama ka firmosur me dorën e tij të zezë, dhënien e bonusit tetë pikë kompanisë e cila u krijua tetë muaj më vonë mbasi mori bonusin. E shpalli fituese kompaninë, e cila u themelua dy ditë pasi u shpall fituese. Kurse Erion, Lali Vjedhësi, që kishte detyrë ligjore të kontrollonte punimet së bashku me Lubi Ballukun, bëjnë luftë kundër njëri-tjetrit, Lubia e përcolli Lali Vjedhësin dhe vetë tani firmos urdhër-arrestet nga Skapi i partisë.
Pra, nuk ka akt më të shëmtuar se për 130 milionë euro të mos ketë një zyrtar të lartë të prangosur, qoftë ai ministër, qoftë ai zëvendëskryeministër apo kryetar bashkie. Kjo është amnisti e krimit. Përveç kësaj, siç e shihni ju, a ka dëshmi më flagrante të përkatësisë partiake të këtij institucioni, i cili mban të fshehtë emra. Ose si Engjëll Agaçi, Ergys Agasi e të tjerë, të cilët përfliten se janë në dosjen Aruba dhe dalin emrat e trafikantëve, dalin emrat e biznesmenëve të dërguar në Aruba me porositë e qeverisë, por jo të qeveritarëve sepse kjo do të ishte dëshmia absolute e narkoshtetit shqiptar. Ka gjë më të turpshme, ka gjë më të papërgjegjshme se kjo? Pyesni shqiptarët: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë tuaj shkuan te trafikantët e drogës? Këta janë më të këqij se ata, ata që fshehin emrat e tyre. Dhe njëri prej tyre, më kryesori, është Altin Dumani i cili ka dosjen," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. Berisha u prit nga një grup mbështetësish para ambienteve të SPAK, si edhe disa prej deputetëve të PD.
Të pandehur për këtë dosje janë Sali Berisha në cilësinë e ish-kryeministrit, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
Çështja "Partizani"?
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash".
Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë./Dosja.al