"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Altin Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?
"Ulsi Manja është skllav i dosjeve të tij"/ Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjt&...
"Ulsi Manja është skllav i dosjeve të tij"/ Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjt&...
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 Pë...
Rama për protestat: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës 5 Korrik, 10:09 ...
Sipas Ramës, objektivi është që çdo sipërmarrës i vogël apo i mesëm që ka një projekt të mirë, të ketë mundësi të mbështetet përmes linjës së kredisë së Bankës së Shqipërisë dhe marrëveshjeve me bankat e nivelit të dytë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka dyfishuar fondin e financimit për programin Start Up Albania, pas rritjes së numrit të aplikimeve, duke theksuar se këtë vit janë regjistruar mbi 1200 aplikime. Sipas Ramës, objektivi është që çdo sipërmarrës i vogël apo i mesëm që ka një projekt të mirë, të ketë mundësi të mbështetet përmes linjës së kredisë së Bankës së Shqipërisë dhe marrëveshjeve me bankat e nivelit të dytë.
Ai shtoi se qeveria do të ofrojë edhe asistencë për përgatitjen e planeve të biznesit, në mënyrë që sipërmarrësit ta kenë më të lehtë aksesin në financim.
"Çdo sipërmarrës i vogël apo i mesëm që ka gjithçka, veç financimit, do të ketë financim me mbështetjen e qeverisë shqiptare, falë linjës së kredisë së Bankës së Shqipërisë dhe marrëveshjes me bankat e nivelit të dytë. Ne nuk do të ndalemi te një kuotë financimi si ajo që kemi parashikuar, sepse nëse do të ketë nevojë për më shumë, do të vëmë në dispozicion më shumë. Nuk do të ketë asnjë sipërmarrje që nuk do të mbështetet financiarisht, por për të lehtësuar këtë proces do të shërbejë edhe asistenca për përgatitjen e planeve të biznesit. Kemi dyfishuar financimin për të rinjtë që kanë aplikuar në Start Up Albania. Këtë vit kaluan mbi 1200 aplikime dhe ne e dyfishuam financimin. U kemi thënë të rinjve që do ta rrisim financimin në mënyrë proporcionale me rritjen e aplikimeve. Çfarë synojmë ne me këtë program? Duam të informojmë 48 mijë ndërmarrje në të gjithë vendin. Duam të ngremë bashkërisht një platformë të mbështetjes së biznesit. Duam të organizojmë një cikël prej qindra trajnimesh, të rrisim kualifikimin dhe konkurrueshmërinë. Kemi nevojë për dije. Ky proces ka nevojë për informim, për të kuptuar çfarë vjen me përfshirjen në tregun e madh europian. Shqipëria bëhet sa BE-ja dhe BE-ja bëhet sa Shqipëria, në sensin që nuk je më një sipërmarrës brenda kufijve të Shqipërisë, por je brenda BE-së," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të vijojë të mbështesë bizneset shqiptare gjatë procesit t...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me propozimin e deputetit Ulsi Manja, për të n...
Gazmend Oketa TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, gjatë dëshmisë së tij për dosjen “Partizani” ka de...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të ashpra ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke th&e...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për inceneratorin e Tiranës tha se 130 mln euro u ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK n&eu...
Gazmend Oketa TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazment Oketa është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, një poezi të Dritëro Agollit, “Kundërshta...
Edi Rama GJERMANI- Aktualisht Gjermania jep çdo vit 50 mijë viza për shtetasit e Ballkanit Perëndimor. Nga 2027 kjo sh...
Protestuesi TIRANË- Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë bëri thirrje p&e...