LIVE UPDATES
Politike

LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin

Kosova është me ushtrues detyre të presidentit që nga prilli, kur Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar kushtetues.

6 Korrik 2026, 15:05 Nga D.S
LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus
Albin Kurti

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje tha se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe se do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit, proces që dështoi muaj më parë dhe e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

"Sa i përket Qeverisë, ne i kemi votat e nevojshme. Prandaj, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit pa humbur kohë duhet të vazhdojmë me procedurën për votimin e Qeverisë, ndërsa brenda afateve kushtetuese do të angazhohemi edhe për arritjen e konsensusit rreth zgjedhjes së presidentit/es", tha për Radion Evropa e Lirë ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit me 47.13 për qind të votave apo 53 mandate në Kuvendin prej 120 vendesh.

Për zgjedhjen e Qeverisë kërkohet shumica e thjeshtë prej 61 votash - pra LVV-ja do të mund ta formonte një ekzekutiv me përkrahjen e partive pakicë joserbe - të cilat e kanë mbështetur edhe ekzekutivin aktual.

Megjithatë, për presidentin kërkohet pjesëmarrja në votim në dy rundet e para të të paktën 80 deputetëve. Mospajtimet për zgjedhjen e presidentit çuan në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Sipas Nagavcit, LVV-ja do “të bëjë gjithçka” që është në mandatin e saj që të arrihen votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Andaj, është e nevojshme që deputetët, të cilët kanë fituar besimin e qytetarëve, të jenë në nivelin e përgjegjësisë dhe ta zgjedhim presidentin/en, në mënyrë që ta tejkalojmë bllokadën në të cilën ndodhemi, të shmangim edhe një palë zgjedhje dhe të vazhdojë puna me kompetenca të plota në të gjitha institucionet”, shprehet Nagavci.

Kosova është me ushtrues detyre të presidentit që nga prilli, kur Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar kushtetues. Ndërkohë, partitë janë në pritje të certifikimit të rezultateve për të nisur konsultimet për formimin e institucioneve të reja.

Aktualisht, Gjykata Supreme po trajton disa ankesa dhe ka afat deri të martën që t'i shqyrtojë ato, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret vendimet e saj para se të vazhdojë me certifikimin e rezultateve.

Duke folur për këto takime mes partive, Nagavci thekson se kreu i partisë, Albin Kurti do të udhëheqë këtë proces dhe do t’i zhvillojë ato “me synimin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për tejkalimin e situatës”.

Por, politologu Dritëro Arifi e interpreton këtë qëndrim si shenjë se LVV-ja nuk është e gatshme për kompromis të gjerë politik.

"Mendoj se nëse shkohet me këtë logjikën ku nuk ka asnjë negociatë mbi ndërtimin e diçkaje pozitive, rezultati do të jetë pak a shumë siç ka qenë vitin e kaluar. Pra, deklarata e Nagavcit është sinjali se ata nuk janë të gatshëm të bashkëqeverisin vetëm ta zgjedhin një president çfarëdo qoftë ai ose ajo. Pra i bie nën urdhrat e LVV-së", thotë Arifi.

LVV-ja kërkon që vendi të ketë një president konsensual dhe muaj më parë propozoi edhe dy figura nga shoqëria civile, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxha. Por, për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje me partitë opozitare, kandidaturat e LVV-së për president nuk arritën të merrnin votat e nevojshme.

Lidhur me përpjekjet për zgjedhjen e presidentit, Arifi thotë se deklarata e Nagavcit është "pa logjikë, pa përmbajtje, është puro politikë populliste", teksa thekson se parti të ndryshme kanë dalë me kushte të caktuara për bashkëpunim me LVV-në e Kurtit.

Radio Evropa e Lirë u ka dërguar pyetje Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) lidhur me konsultimet për formimin e institucioneve, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, një ditë pas zgjedhjeve deklaroi se fuqia e dytë më e madhe politike është e hapur për bisedime me të gjitha partitë, pa përjashtuar as LVV-në.

“Mendoj se për të pasur institucione shpejt dhe të qëndrueshme, duhet të ketë marrëveshje politike qysh tash, ende pa filluar konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe pastaj zgjedhja e presidentit”, tha ai.

Ditë më parë, ai tha se para se të flitet për bashkëpunim të mundshëm qeverisës janë një sërë temash, sikurse pagat dhe pensionet, kapacitetet energjetike, gazi amerikan, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, që do të duhen të trajtohen me partinë fituese.

Nga LDK-ja – e cila në zgjedhje garoi me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente – janë vendosur disa parakushte për një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në një intervistë dhënë së voni për Klan Kosovën, tha se orientimi strategjik, përfshirë gazin amerikan “janë parakushti i ekzistencës politike” të LDK-së.

Ai tha se duhet të flitet për projekte e parime qeverisëse si dhe për orientimin e Kosovës në katër vjetët e ardhshëm dhe më pas të mund të flitet për pozita.

Abdixhiku tha se për partinë e tij, që të merret vesh për presidentin, jetike mbetet që fillimisht të merren vesh për orientimin që do të ketë shteti.

“Para se të merremi vesh për presidentin, duhet të merremi vesh për orientimin e Kosovës, për politikat strategjike të sigurisë, për politikat zhvillimore dhe natyrën se si e zhvillojmë demokracinë në Kosovë”, tha ai.

Ndërkaq, Aleanca ka paraqitur gjashtë kushte në këmbim të mbështetjes për krijimin e institucioneve të reja.

Kreu i kësaj partie, Adrian Gjini, ndër të tjera ka përmendur kushtin që Kosova ta pranojë projektin e gazit amerikan, ndërtimin e një termocentrali me thëngjill dhe disa kushte të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë.

"Duke e kuptuar logjikën se si ka operuar kjo Qeveri, asnjë nga ato kushte zoti Kurti nuk do t’i marrë për bazë sepse ajo më pas është interferim në bashkëqeverisje. Këta nuk duan bashkëqeverisje po duan vetëm të merren vesh për presidentin", thotë politologu Arifi duke komentuar kushtet e paraqitura nga partitë opozitare.

Sipas tij, "nuk ka parti normale opozitare që ta japë mbështetjen bllanko për presidentin pa pasur transformim dhe ndryshim në politikat qeverisëse".

Qeveria në detyrë po përballet me thirrje nga Ambasada amerikane, partitë opozitare dhe odat ekonomike që të bëhet pjesë e nismave rajonale të rrjetit të gazit të lëngshëm natyror (LNG), të mbështetura nga SHBA-ja.

Megjithatë, deri më tani, nga ekzekutivi nuk kanë dhënë sinjale se janë të gatshëm të bëhen pjesë e këtyre nismave, teksa ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë përmendur idenë e gazifikimit të thëngjillit vendas.

Politologu Dritëro Arifi thotë se çështja e gazit amerikan do të duhej të ishte një nga kushtet e partive për krijimin e institucioneve, sepse "vetëm Kosova po mbetet jashtë këtij projekti të madh të SHBA-së. Kjo duhet të jetë një nga pikat e rëndësishme, por jo e vetme".

Sipas tij, nëse partitë opozitare votojnë për presidentin dhe edhe nëse hipotetikisht LVV-ja pranon ta rishqyrtojë idenë e gazit amerikan “ju nuk keni garancione kushtetuese, ligjore që ata do ta mbajnë fjalën e dhënë. Në këto gjashtë vjet, ajo nuk e ka mbajtur asnjë premtim para dhe pas ardhjes në pushtet".

Nëse partitë nuk merren vesh për presidentin, vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje. Ato do të ishin të katërtat që nga shkurti i vitit 2025.

Sipas Arifit, nuk ka një klimë apo përpjekje për ndërtimin e një klime pozitive që vendi të dalë nga kjo bllokadë.

Sipas rezultateve përfundimtare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka fituar 19.44 për qind, apo 22 ulëse në zgjedhjet e 7 qershorit; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 16.69 për qind, apo 18 ulëse; dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – që së voni ka vendosur të përdorë vetëm emrin Aleanca – 6.74 për qind, apo shtatë mandate./REL

l kurti

Sondazh

Poll

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi