"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Altin Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?
"Ulsi Manja është skllav i dosjeve të tij"/ Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjt&...
"Ulsi Manja është skllav i dosjeve të tij"/ Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjt&...
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 Pë...
Rama për protestat: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës 5 Korrik, 10:09 ...
Duke folur për mediat, pasi doli nga SPAK, Kryedemokrati deklaroi se fshehja e identitetit të këtyre zyrtarëve përbën një akt të rëndë dhe dëshmi të ndikimit politik mbi organin e akuzës.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të ashpra ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke thënë se ky institucion drejtohet nga vetë kryeministri Edi Rama dhe po mban të fshehtë emrat e zyrtarëve që, sipas tij, janë të përfshirë në dosja "Aruba". Duke folur për mediat, pasi doli nga SPAK, Kryedemokrati deklaroi se fshehja e identitetit të këtyre zyrtarëve përbën një akt të rëndë dhe dëshmi të ndikimit politik mbi organin e akuzës.
"SPAK-un real dhe SPAK-un paralel e drejton vetëm një njeri, kreu i meduzës Edvin Kristaq Rama. Këtu nuk ke, nuk mund të bësh një aluzion, të mendosh se jo. Si mund t'i fshehësh publikut emrat e qeveritarëve që shkuan dhe u takuan me trafikantët e drogës për të bërë marrëveshje për investimet e parave të tyre? Kjo nuk ndodh në botë kund, përveçse në Shqipërinë e Edi Ramës që kontrollon këtë institucion në çdo qelizë. Vërtet Dumani e mban sekret sepse e urdhëron Rama, po ai kryen një krim para popullit shqiptar.
I vetmi që nuk mund të përbënte asnjë lloj problemi, është qeveritari që në shkelje të çdo ligji u bë ushtari i bandave dhe trafikantëve dhe arriti me ta marrëveshjen për investime në Tiranë. Pra mund të thuash se X apo Y trafikant ka dhe çështje të tjera që po hetohen e të tjerë e të tjerë, prandaj s'po ia them emrin e të tjerë e të tjerë, por qeveritari që i ka hipur avionit për të shkuar në Aruba dhe për t'u takuar me trafikantët bashkë me biznesmenët, dhe për t'i dhënë kullat e Tiranës atyre, ai është kryekriminel, është më kriminel se trafikantët, se të gjithë të tjerët.
Dhe këto i mban të fshehtë Altin Troplini. Si iu duken ju këto? Ju si gazetarë mendoj unë, ju çdo ditë në ekranet tuaja duhet të vinit një alarm për këtë. Se nuk ka akt më flagrant të varësisë totale të verbërisë së plotë të këtij institucioni nga Edi Rama. Kë mbrojnë ata? Çfarë mbrojnë ata? Ata mbrojnë ose vëllanë e Edi Ramës për Edi Ramën, ose sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë po për Edi Ramën, ose Ergys Agasin, po për Edi Ramën. Thuhet dhe për Gjiknurin, po ai e bën be rrufe, po kur i thashë që hajde betohu në Bibël, nuk ia mbajti. Ishte i gatshëm të betohej në Kushtetutë, se për Kushtetutën s'pyesin fare ata, po jo në Bibël," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për inceneratorin e Tiranës tha se 130 mln euro u ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK n&eu...
Gazmend Oketa TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazment Oketa është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, një poezi të Dritëro Agollit, “Kundërshta...
Edi Rama GJERMANI- Aktualisht Gjermania jep çdo vit 50 mijë viza për shtetasit e Ballkanit Perëndimor. Nga 2027 kjo sh...
Protestuesi TIRANË- Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë bëri thirrje p&e...
TIRANË- Pjesë e protestës prej dy ditësh janë edhe shqiptarët e diasporës, të cilët edhe kanë marrë fja...
Emigranti TIRANË- Një përfaqësues i diasporës, gjatë protestës së 36-të të zhvilluar sot, deklaroi se shq...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e larguar nga radhët e PS, Marjana Koçeku ka ndarë një mesazh nga vizita e saj në P...
Lea Ypi TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas postimit të shkrimtares Lea Ypi, e cila ndau një letër të hapur t&...