Mijëra qytetarë në shesh/ Nis protesta masive para kryeministrisë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 Pë...
Rama për protestat: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës 5 Korrik, 10:09 ...
FOTOLAJM/ Me flamuj amerikanë dhe pankarta, protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoft...
• Qytetarët janë mbledhur edhe sot të shumtë në numër në ditën e 36-të të protestave kundër qeverisë Rama. • Ata u grumbulluan te sheshi Skënderbej në ora 19:00, ku më pas nisi dhe marshimi drejt Kryeministrisë. • Paralelisht paradite u mbajt edhe tubimi te Gjykata penale e Tiranës, ku u kërkua lirimi i 21 protestuesve të arrestuar më 2 korrik para Parlamentit.• Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre brenda kufijve nga çdo cep i vendit, por edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që t’i bashkohen këtij marshimi vendimtar. • Sipas planit të organizimit grumbullimi i parë i dallgës së protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”. • Më pas, marshimi madhështor do të zhvendoset drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të kulmojë edhe revolta qytetare. Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje të pandalshme mbetet vetëm një; rrëzimi i Edi Ramës
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur edhe sot të shumtë në numër në ditën e 36-të të protestave kundër qeverisë Rama. Ata u grumbulluan te sheshi Skënderbej në ora 19:00, ku më pas nisi dhe marshimi drejt Kryeministrisë. Paralelisht paradite u mbajt edhe tubimi te Gjykata penale e Tiranës, ku u kërkua lirimi i 21 protestuesve të arrestuar më 2 korrik para Parlamentit.
Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre brenda kufijve nga çdo cep i vendit, por edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që t’i bashkohen këtij marshimi vendimtar.
Sipas planit të organizimit grumbullimi i parë i dallgës së protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”. Më pas, marshimi madhështor do të zhvendoset drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të kulmojë edhe revolta qytetare. Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje të pandalshme mbetet vetëm një; rrëzimi i Edi Ramës./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Arben Kola deklaroi se protestat do të vijojnë pa ndërprerje deri në përmbushjen e qëllimeve të tyre dhe deri në rrëzimin e qeverisë, pavarësisht diskutimeve për një ndalim të përkohshëm të tubimeve. Para nisjes së protestës së 36-të, ai u shpreh se qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve dhe se lëvizja do të vazhdojë pavarësisht zhvillimeve të tjera në vend.
“Protesta vazhdon deri në ditën që bie qeveria. Nuk ka ndalim, pavarësisht kampionateve apo çdo gjëje tjetër. Pika e parë është dorëheqja”, tha Kola.
Ai shtoi se mobilizimi me diasporën do të vijojë në mënyrë periodike, ndërsa protestat do të mbeten aktive deri në arritjen e objektivave të deklaruara nga organizatorët. Kola u ndal edhe te incidentet e raportuara pas protestës së mëparshme, duke pretenduar se personat që shkaktuan dëme dhe thyen xhamat e Komisariatit nr. 3 në Tiranë nuk përfaqësojnë protestuesit.
“Janë elementë të sponsorizuar nga qeveria”, deklaroi ai, duke theksuar se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore dhe çdo përpjekje për ta njollosur nuk do të ketë sukses.
"Sa i përket nismëtarëve një ditë paadite e deklarojmë se protesta do jetë paqësore, pavarësishjt investimit të qeverisë që nxisin njerëz për dhunë. Jemi deklaruar hapur që protesta mbaron këtu, kush ka dëshirë të qëndrojë le të qëndrojë. Ata që gjuajtën mbrëmë janë elementë të sponsorizuar nga qevria. I ka rënë algoritmi. Qeveria sado mundeoht nuk do ja dalë. Rinia nuk manipulojhet, çdo tentativë pëër njollosje nuk do arrihet. Çdo nisëm që sulmoher nga Edi Rama është e suksesshme. Ne kemi qenë pranë kryeministrisë. Dhe ata që kanë qenë aty, thuhet jo dhunë. Janë një grupim i sponsorizuar nga qeveria apo grupe mafioze pranë qeverisë. Ne do vazhdojmë paqësisht," tha Kola./Dosja.al