Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Floriana Garo tha se Rama ndryshe nga sa shfaqes si mbështetës i perëndimit, lejonte naftën ruse në portet e vendit tonë.
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lejuar kontrabandën e naftës ruse në portet shqiptare duke iu referuar rastit më të fundit të kapjes së anijes që transportonte 22.500 tonë naftë në portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha se Rama ndryshe nga sa shfaqes si mbështetës i perëndimit, por e lejon naftën ruse në portet e vendit tonë.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO
Kryeministri i këtij vendi që braktiset përditë, përveçse inkurajon Vuçiçin që t’u thotë JO sanksioneve ndaj Rusisë, jep një dorë edhe vetë, duke lejuar kontrabandën e naftës ruse në portet shqiptare dhe duke thyer embargon e Perëndimit. Ndërkohë që bota e lirë është në luftë, kryeqeveritari dhe njerëzit e tij mundohen si e si të përfitojnë në shpinë të krizës globale. Ndalimi i një anijeje në portin e Durrësit me 22 mijë e 500 ton naftë kontrabandë ka ndodhur para dy ditësh. Kapja e kësaj anijeje nuk mund të duartrokitet si punë e mirë e organeve ligjzbatuese, sepse siç dëshmojnë raportet mediatike dhe konfidenciale, për çdo anije të kapur disa dhjetëra lejohen të vazhdojnë shkarkimin.
Anija e kapur me mijëra tonelata naftë vinte nga Rusia, një vend në sanksionet e ShBA dhe Bashkimit Europian. Anijet me naftë ruse, apo nga zonat nën embargo si Libia e Siria, nuk janë tashmë një lajm i ri për kronikën policeske dhe mediatike. Me sa duket, Rama me oligarkët e tij e kanë në gojë Perëndimin sa për sy faqe, por pas shpine, sa herë u jepet rasti dhe për përfitime personale, bëjnë pakte me të gjithë armiqtë e vendeve të lira.
Sa për kujtesë, pak kohë më parë Progres -Raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë dha një kambanë të fortë alarmi me një listë të gjatë shkeljesh, ndër to edhe për trafikun dhe kontrabandën. Të hapësh Durrësin dhe Adriatikun për anijet ruse, një ëndërr e vjetër e Moskës, është një tradhti e dyfishtë kombëtare. Ta bësh këtë në kohë lufte, kur populli ukrainas përpiqet për lirinë dhe mbijetesën është tradhti globale.
Miqve ndërkombëtarë u themi: Edi Rama nuk mund të konsumojë më nga kreditet e mira të popullit shqiptar me qeveritë e vendeve tuaja.
Ka ardhur koha që edhe ju t’i thoni “Mjaft më!” këtij përfituesi lufte. Indiferenca, si brenda dhe jashtë, dëmton imazhin, i bën atentat të ardhmes së vendit, dhe e bën Shqipërinë një aleat nominal, pa vlera të vërteta.
Evis Kushi TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi komentoi ditën e sotme plagosjen me armë zjarri që ndodhi pak ditë më par&...
Evis Kushi TIRANË- Matura Shtetërore 2023 do të ketë disa risi. Një prej tyre lidhet me fëmijët me aftësi ndryshe. ...
Flamuri JAPONI- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka nisur ditën e sotme vizitën zyrtare në Tokyo të Japonisë. Vizita do ta zgjas&e...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha se vendimi për përjashtimin e 6 deputetëve të opo...
Kuvendi TIRANË- Partia Socialiste ka përjashtuar për 10 nga seancat plenare edhe gjashtë deputetë të të tjerë t&eum...
Edmond Spaho TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike,Edmond Spaho, mori pjesë ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Etik&...
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë publike një video ku shihet deputeti i PS Baftjar Zeqaj, i cili u kap duke votuar për kolegen n&eu...
Takimi JAPONI- Kryeministri Edi Rama, ka nisur mëngjesin e sotëm vizitën e tij zyrtare në Japoni, e cila do të zgjasë deri m&...
Ardit Bido TIRANË- Drejtori i Arkivës, Ardit Bido tha Mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu ka marrë 40 milionë dollarë k...
Artan Lame TIRANË- Drejtori i Kadastrës, Artan Lame ka bërë thirrje për hetime në lidhje me sasinë e floririt që Mb...