11 Korrik 2024, 20:38
Nga r.ll
himara
HIMARË- Dega e Partisë Demokratike në Himarë ka reaguar lidhur me zyrtarizimin e kandidaturës së Petro Gjikurisë për zgjedhjet e 4 gushtit.
Në një postim të bërë në Facebook, kryetarja e degës së PD në Himarë, Afrovita Dhimojani thotë se kjo është e padrejtë, pasi shpërfillet lufta dhe angazhimi i degës, pa u konsideruar.
Më tej shprehet se konsesusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës Himariote, që sipas saj u mohuar më 14 maj.
POSTIMI I PLOTË:
Të dashur Himariot dhe Himariote! Ditën e sotme u zyrtarizua kandidatura e Koalicionit BF, z.Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit.
Si drejtuese e PD Himarë, u informova si te gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimarrje politike.
Ndjej detyrimin dhe angazhimin për të sjell në vëmendje se ne si degë, nuk jemi informuar e as konsultuar përsa i përket kandidaturës, por jemi vendosur para faktit publik.
Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se nje viti intesiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj.
Konsesusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës Himariote, që u mohua më Datën 14 Maj!
Duke mos e njohur, nuk dua të paragjykoj kandidaturën e zyrtarizuar si një alternativë për më të mirën e Himarës, jemi besimplotë për fitoren e Datës 4 Gusht.
Himara meriton vërtetësi! Kryetare e Partisë Demokratike Dega Himarë.
Petro Gjikuria me 4 gusht do të përballet me kandidatin e Partisë Socialiste, i cili aktualisht mban detyrën e prefektit të Vlorës, Vangjel Tavon. Zgjedhjet e Himarës u vendosën pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë hoqi mandatin e Fredi Belerit, i cili u dënua me dy vjet burg për blerje votash.
afrovita dhimojani dega e pd himare
Politike
11 Korrik 2024, 20:21
r.ll
TIRANË- Deputetët e PD dhe protestuesit kanë lënë selinë blu dhe janë nisen drejt kryeministrisë për t'ju bashkua...
Politike
11 Korrik 2024, 20:11
r.ll
protesta
TIRANË- Ka nisur protesta e opozitës para kryeministrisë. Presidenti i Partisë së Lirisë i shoqë...
Politike
11 Korrik 2024, 19:33
r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj ka folur pak para nisjes së protestës që do të mbahet n&eu...
Politike
11 Korrik 2024, 17:36
r.ll
petro gjikuria
GREQI - Një nga gazetat më të njohura në Greqi, "Kathimerini" ka shkruar për kandidatin e OMONIA dhe Partisë D...
Politike
11 Korrik 2024, 17:07
r.ll
klevis balliu
TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka folur lidhur me protestën e opozitës, e cila do të mbahet pas t...
Politike
11 Korrik 2024, 17:01
N.F
Balluku
DHËRMI- Zona bregdetare e Draleos, Drimadhes dhe Dhërmiut shumë shpejt do të ketë një furnizim të pandërpre...
Politike
11 Korrik 2024, 16:50
r.ll
edi rama, emmanuel macron
SHBA- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Uashington ku po merr pjesë në punimet e samitit të NATO-s. Rama ka t&...
Politike
11 Korrik 2024, 15:15
N.F
Foto ilustruese
HIMARË- Në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit në Himarë mësohet se opozita do të ketë shumicën ...
Politike
11 Korrik 2024, 14:21
M.B
Edi Rama dhe bashkëshortja
WASHINGTON- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto të realizuara darkës s&eum...
Politike
11 Korrik 2024, 14:14
M.B
foto ilustruese
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës që do...