LIVE UPDATES
Politike

"Rama më kërkoi ti shisnim borxhin e jashtëm 1 mld euro një izraeliti,"/ Ahmetaj: Me atë tentoi të bënte dhe kullë në konsullatën shqiptare të New Yorkut

Ahmetaj tregoi se Rama ka këmbëngulur dy herë.

27 Janar 2025, 22:37 Nga M.B
"Rama më kërkoi ti shisnim borxhin e jashtëm 1 mld euro
Arben Ahmetaj

ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj tregoi sot për një rast kur është ulur në një tryezë me kryeministrin Edi Rama dhe një mikun e tij izraelit. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha Rama i ka kërkuar që t’i kalonte borxhin jashtëm 1 mld euro mikut të tij. Ahmetaj tregoi se Rama ka këmbëngulur dy herë ndërsa ai i ka thënë se nuk bëhet. Ahmetaj, deklaroi Rama nuk është mjaftuar që po dhuron copa Shqipërie për të ashtuquajturit investitorë strategjikë, por ka dashur të japë edhe tokën e ambasadës tonë në SHBA.

"Kam një episod më kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë. Është e paligjshme, kostot janë të fshehta, Shqipëria humbet dhe nesër e ka të pamundur të dali në tregun ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 1-miliardë dollar.

Që t’i shkonte borxhi publik një dorë një njeriu. Le të dalë ta kundërshtojë nëse do. Ndërkohë pasi këmbënguli u ktheva në ministri të financave, u ula me 3-4 nga punonjësit aty dhe për hirë të këmbënguljes timë për jo bëmë llogaritë. Pra, për këtë Altin ti duhet të më kishe hedhur mua në burg po ta kisha bërë. Pale të më kishe vënë edhe atë maskën, si të ai filmi, aty di ishe heroi i fëmijëve tanë. U ktheva te ai dhe i thashë nuk bëhet, përvec asaj ka edhe problem me ligjin. Atëherë ndryshojmë ligjin, tha. Jo, i thashë, ligjin unë nuk e prek, pëveçse vetëm me konsulencë të BB dhe FMN. 

Kam një gjë tjetër interesante me një ish-ministër, të më falë se nuk i kam marrë leje, por po e përmend. Ky të njëjtit person që desh t’i japë borxhin, ka dashë t’i japë tokën e ambasadës tonë, edhe sot po mundohen, që po merren me Ministrinë e Financave për të kthyer në truall ndërtimi oborrin e Bibliotekës Kombëtare, kanë ikur fare nga trutë e kokës. Nuk ka më limit. Shqipëri copëtohet siç i do qejfi këtij. Por do kundërshtohet, do japin dorëheqje nga Ministria e Financave etj, etj. Dhe ka tentuar t’i japi tokën e ambasadës tonë në Nju Jork të njëjtit njeri që desh t’i japë borxhin. Dhe sot po mundohen.

S’ia refuzova unë, më ka ardhur Ditmir Bushati dhe më thotë, o vëlla ti i merr vesh këto, a mund të ndodhi kjo? I thashë Ditmir, don’t do it, është e paligjshme. Kjo një ditë do hetohet dhe do ta kesh punën shumë keq. Ore çfarë po ndodh me ligjin e investitorëve strategjikë, unë e kam mbrojtur në parlament, por për 3 deri në 5 vjet. Po jo 12 vjet. Sot ky po e përdor ligjin e investitorëve strategjikë për të ndarë Shqipërinë. E di cfarë ka plan ky, që një ditë kur mos jetë në pushtet, të gjitha arteriet ekonomike të vendit t’i ketë ky në dorë. Koncesionet janë njerëzit e tij të afërt. Thumanë-Kashar kujt ia jep? Ky e ka ditur çfarë ka ndodhur me Astirin, për të mbuluar atë ky na shkarkoi 8 ministra. Dokumentet kanë qenë fallso," tha Ahmetaj.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!