Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Salianji thotë se kryeministri Rama nuk duhet të merret me opozozitën por të shohë partinë e vet që sipas tij kundërmon era krim dhe korrupsion.
TIRANË - Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu në lidhje me ironitë që ka përdorur së fundmi kryeministri Edi Rama kundrejt opozitës.
Kreu i qeverisë në takimet që ka mbajtur me kandidtatë për deputetë si dhe në deklarata të ndryshme që ka bërë në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, e ka cilësuar opozitën si një kënetë dhe drejtuesin e kësaj të fundit një buf.
Lidhur me këtë Salianji thotë se kryeministri Rama nuk duhet të merret me opozozitën por të shohë partinë e vet që sipas tij kundërmon era krim dhe korrupsion.
Salianji thotë se Rama është një kryeministër që i ka vendosur të gjitha pushtetet në dorën e tij dhe ka sjellë varfëri, korrupsion, e krim në vend. Salianji shton se teksa Rama është vetë në krye të sistemit, në pamundësi për të bërë korigjim, ose për ta lejuar korigjimin që bën vetë populli me votë, ai kërkon edhe më shumë pushtet.
Reagimi i Salianjit
A mundet që balta e llurba e autokratit të shndërrohen në xhevahir?
Kur qyqja të tregon kënetën!
Metaforat dhe alegoritë janë pjesë e armatimit në fushatat elektorale. Autokratuci e ka pasion të vjetër këtë pjesë, si zgjatim të perversitetit. Me gjuhën fyese, ai ka stigmatizuar gjithnjë popullin demokrat.
Retorika e tij ka qënë gjithnjë e helmët dhe ka sjellë ndasi e tension në shoqëri.
Së fundmi i quan gjithë demokratët dhe ata që nuk mendojnë si ai, që nuk vihen në rresht, si qorra. I etiketon po ashtu demokratët si bufa kenete. Dhe këtë e bën, dikush që ka zakonin e qyqes.
Nuk merret me folenë e tij që kutërbon krim e korrupsion, por synon e sulmon foletë e tjera.
Qyqe autokratuci së fundmi u mburr se paska futur kthetrat në folenë e demokratëve të rinj në Vlorë e paska marrë nga andej e paska rekrutuar disa syresh. E verteta e vetme ne deklarimin e tij ishte se socialistet ja kane shpifur dhe darka me e mire ishte me disa demokratë!
Kjo lojë e tij e vjetër, djallëzore dhe e pandershme konfirmon më së pari se ai nuk ka një alternativë. Nëse josh elementë nga kundërshtari, e bën me metodat e tij bizantine korruptive. Dihet mirë se kush i bashkohet, nuk shkon atje prej sharmit, tërheqjes, prej modelit qeverisës, apo prej vizionit që ai paska.
Një kryeministër që ka marrë gjithë pushtetet në vend, e ka sigurisht të lehtë të bëjë “anetarësime të reja”.
Po hipokrizi më të madhe se sa kjo nuk ka.
Tërë ditën e ditës fyen demokratët, i cilëson qorra, bufa kenete, pisanjosë, që s’kanë lidhje me qytetërimin, ndërkohë që nëse grepi i tij kap dikë, papritur e nxjerr prenë në një dritë tjetër, dhe shpall gjithë respektin e adhurimin për të. Për atë që deri dje ishte llum.
Kapërximi, nën joshje, blerja, bën sipas Ramës që balta e llurba të shndërrohen në xhevahir.
Qyqe autokratuci me këto metoda dëshmon dhe një herë se kërkon të mbajë pushtetin me çdo kusht.
Ai nuk ka një bilanc e një program, por ka një strategji për të sulmuar, për të goditur, e për të dobësuar kundërshtarin.
Futja në folene e tjetrit nuk ka qënë as në zakonet e normat tona. E dënueshme edhe nga librat e shenjtë që autokratuci i citon kur ja do nevoja, nga traditat, nga kanuni, nga kultura jonë.
Po për të mbajtur karrigen, ai është gati t’i shkelë të gjitha.
I fundit që mund të bëjë dikë për vete politikisht në këtë vend është Edi Rama. Ai është kreu i bandës, dhe kjo tanimë e pohuar edhe nga ai që ka qënë më i afërti me të për më shumë se një dekadë.
Edi Rama ka të gjithë shenjat, të gjithë sindromën e autokratëve të lindjes. Ndërsa ka sjellë varfëri, korrupsion, e krim, kur është ai vetë në krye të sistemit, në pamundësi për të bërë korigjim, ose për ta lejuar korigjimin që bën vetë populli me votë, ai kërkon edhe më shumë pushtet.
Edhe më shumë pushtet për Edi Ramën, do të thotë; më shumë varfëri, më shumë korrupsion, më shumë krim.
Kur e ka të pamundur të jetë një shqipe, ai del në origjinë, luan si qyqe dhe kërkon të prishë folenë tjetër, me shpresën se do të mbajë postin, me shpresën se do të ruajë privilegjin dhe imunitetin para drejtësisë.
Kenga do t’i këndohet qyqes me 11 maj, dhe nuk e shpëton dot asnjë rekrutim apo blerje e minutës së fundit. Sezoni i Edi Ramës ka mbaruar.
Foto ilustruese KOSOVË - Gjykata Supreme e Kosovës refuzoi të hënën një ankesë të Partisë Demokratike të ...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dejtuar mbledhje me video-call nga burgu. I ftuar në Euronews ...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi duke komentuar zgjedhjet e 11 majit tha se...
Rama GJIROKASTËR- Kryeministri, Edi Rama është shprehur se shqiptarët të cilët do të votojnë më 11 Maj, n...
Rama GJIROKASTËR- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve për deputet në Gjirokast&...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në Gjirokastër se integrimin në Bashkimin Europian e bën të mundur v...
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një konferencë për media...
edi rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama po prezanton kandidatët për deputet në qarkun e Gjirokastrës. Gjatë fjalës s...
arben ahmetaj TIRANË- Në politikën shqiptare, të qenit numri dy, ndarja si në plaçkën ashtu edhe në përgjeg...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme para gazetarëve u shpreh se gjatë vi...