LIVE UPDATES
Politike

"SPAK t’i ofrojë statusin e bashkëpuntorit", Bardhi pas intervistës së Ahmetaj: Rama dhe Veliaj të japin dorëheqjen, t’i hapin rrugë hetimeve

Ai shkruan se edhe pasi Arben Ahmetaj ka filluar të flasë, ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirjen dhe përfitimet e tij nga afera e inceneratorëve.

2 Shkurt 2024, 17:32 Nga r.ll
"SPAK t’i ofrojë statusin e bashkëpuntorit", Bardhi
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas interivtës së ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, që u publikuar mbrëmjen e djeshme. 

Bardhi thotë se pas dëshmisë të vonuar të Ahmetajt, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanashëm.

Ai shkruan se edhe pasi Arben Ahmetaj ka filluar të flasë, ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirjen dhe përfitimet e tij nga afera e inceneratorëve. Bardhi shprehet më tej se SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë Arben Ahmetajt për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe për të zbardhur së bashku aferat, sipas tij të Qeverisë së Edi Ramës.

DEKLARATË E PLOTË:

Që Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë kokat e aferës së inceneratorit të Tiranës dhe dy zyrtarët më të korruptuar të shtetit shqiptar, askush prej nesh nuk ka pritur ta mësojë nga Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës për 20 vjet! 

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ishin me kohë para drejtësisë për të dhënë llogari për vjedhjen e shqiptarëve.  Por akoma nuk është vonë që kjo të ndodhë! Pas dëshmisë së vonuar të Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanashëm!

Faktet dhe të dhënat e përfshirjes së tyre në aferën korruptive të inceneratorëve dhe të disa aferave, për të cilat Arben Ahmetaj përdori kodin e mafias për të dhënë mesazhe, duhet të dalin në dritën e diellit nga drejtësia përmes një hetimi të plotë e të shpejtë! SPAK-u ka patur dhe ka aq prova në dispozicion sa duhet të kishte arritur tashmë një konkluzion për vënien para përgjegjësisë penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt! 

Heshtja dhe çdo vonesë tjetër, qoftë edhe përmes mungesës së nisjes së hetimeve kryesisht, ngre dyshime serioze për besueshmërinë e SPAK-ut dhe minon pritshmëritë e larta të qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta të pushtetit. 

Nga ana tjetër, fakti që Arben Ahmetaj ka filluar të rrëfejë nga halli disa të vërteta, nuk e bën atë më pak fajtor nga dy të parët. Ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirjen dhe përfitimet e tij nga afera e inceneratorëve, si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama, ku ai, për 2 incineratorët e parë dhe Erion Veliaj, për incineratorin e Tiranës, kanë patur rol kyç. 

Për të gjitha akuzat e tjera, që gjithashtu janë të dokumentuara, SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë Arben Ahmetajt për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe për të zbardhur së bashku aferat e Qeverisë së Edi Ramës, ku Ahmetaj ka shërbyer për gati 10 vjet, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe më konfidentë të Edi Ramës! 

Nëse SPAK-u nuk ia ofron këtë mundësi, Arben Ahmetaj, që deri dje, na bënte leksione për pavarësinë e drejtësisë së re, duhet të deklarohet publikisht si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë sesi me Edi Ramën në krye, tradhëtuan shqiptarët përmes aferave të rënda korruptive dhe lidhjeve me krimin e organizuar!

gazment bardhi erion veliaj arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!