LIVE UPDATES
Politike

Interpelanca me ministren/ "Po degjenerohet koncepti i familjes", Shehu: Surrogacia është një formë skllavërie moderne

Shehu në fjalën e tij në parlament gjatë interpelancës ka rreshtuar disa fakte që sipas tregojne se familja në Shqipëri po kërkohet të shkatërrohet me projektligjin e ri për surrogacinë.

27 Qershor 2024, 12:10 Nga r.ll
Interpelanca me ministren/ "Po degjenerohet koncepti i familjes",
tritan shehu

TIRANË- Në seancën e sotme plenare u zhvilluar interpelnaca e kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiun. 

Shehu në fjalën e tij në parlament gjatë interpelancës ka rreshtuar disa fakte që sipas tregojne se familja në Shqipëri po kërkohet të shkatërrohet me projektligjin e ri për surrogacinë.

Shehu është shprehur se surrogacia është një formë skllavërie moderne e gruas, goditje e rëndë i dinjitetit dhe diskriminim  i thellë për të dhe fetusin që trajtohet si send.

FJALA E PLOTË E SHEHUT: 

Zonja ministre, unë e vlerësoj këtë interpelancë mjaft të rëndësishme që ka të bëjë me problemet e shëndetit riprodhues, fekondimin invitro, sterilizimi invaziv. Ju mund të thoni se përse i bashkoni ju këto çështje, përgjigjja është e thjeshtë, pasi ministria që ju drejtoni i keni bashkuar në një material në formën e një projektligji me titullin shëndeti seksual dhe riprodhues.

Jam çuditur nga ky bashkim, pasi nuk ka shpjegim shkencor. Ju e keni bërë këtë dhe po vazhdoj debatin e fillit tuaj. Ju ministre nuk mbuloni vetëm Ministrinë e Shëndetësisë në dikasterin tuaj, por edhe elementët socialë, besoj se jeni koshiente se në përkrahjen sociale nuk përfshihen vetëm qytetarët në nevojë dhe një tabelë me shifra, por futen dhe politikat për jetën e njeriut si individ, por edhe traditat dhe ekzistenca. Edhe këta duhen të mbrohen. Kanë të bëjë me nënën dhe babain, me ligjin e diskriminimit, kanë të bëjë me mbrojtjen e dinjitetit të gruas, fëmijës nga diskriminimi.

Ministria juaj duhet të dallojë qartë ku dallojnë, ku prevalojnë teknikat mjekësore dhe avancimi i saj dhe ku prevalojnë këtë parime universale të shoqërisë në tërësi del publikisht me një material të dyshimtë që vë në dyshim me negativizëm këto të fundit për t'i hedhur në diskutim popullor. Kjo më kujton Romën e vjetër, ku ata mblidheshin në plebishit për të diskutuar mbi të ardhmen si demokracia direkte, por ju këtë e bëni vetëm për të fshehur qëllimin e vërtetë.

Ju këtë po e bëni për t’i dhënë goditjen fatale nënës, gruas dhe fëmijës. Në fakt sot si ministre sociale ju pyes dhe për atë mashtrim të martesës homoseksuale në institucion shtetëror. Shteti nuk shpërndan asnjëherë kot për diskutim të tilla materiale dhe dua të di qëndrimin tuaj dhe të qeverisë tuaj ato trakte materiale. Dua të di, unë dhe publiku, i cili ka reaguar me një ndjeshmëri të madhe se përse janë publikuar këto teza. Dua të falënderoj të gjitha institucionet fetare, organizatat pro jetës dhe familjes, por edhe shoqërinë, do të doja të dija edhe cili është qëndrimi juaj në uterusin me qera si një formë tregtie të hapur që e kthen vendin në një vend tregtues organesh.

Kjo është një formë skllavëri moderne e gruas, goditja e rëndë i dinjitetit dhe diskriminim i thellë për të dhe fetusin që trajtohet si send. Metoda të tilla shfrytëzimi të uterusit të dënuar me rezolutë të PE krijojnë dëme të mëdha të shëndetit mendor të fëmijës dhe nënës. Ju flisni për ndryshimin në kodin e familjes, zëvendësime të nënës dhe babait me shifra numerike për të shkuar te familje artificiale që nuk krijojnë jetë. Ju si ministre duhet të reagonit për të ndaluar një material të tillë. Ju nëpërkëmbni fëmijët dhe shkoni nga diskriminimi në krim vrastar ndaj tyre, kërkoni të nxisni abortin dhe ju e konsideroni atë pjesë e planifikimit familjar.

tritan shehu seance plenare 27 qershor 2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj