3 Shkurt 2026, 10:33
Nga I.A
Luciano Boci
TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi i është përgjigjur Taulant Ballës në lidhje me kërkesën për ndryshime të formulës për reformën Territoriale. Gjatë fjalës në Kuvend, Boçi u shpreh se mbledhjet e thirrura për këtë komision kanë qenë të njëanshme nga ana e maxhorancës.
Po ashtu ai ka theksuar se socialistët nuk mund t’i ndryshojnë komisionet sipas dëshirës e qejfit.
“Nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve, është diskutuar, është dhënë ultimatum për mbledhjen nga komisioni për reformën territoriale. Një mbledhje e komisionit, kur ja një kyetar, thirret përmes dakordësisë së kryesisë së komisionit. Kurse komisioni i poaçëm thirret me urdhrin e një bashkëkryetari. Nuk ka dakordësi, nuk ka konsultim, unë jam bashkëkryetari. Kjo mbledhje është nul dhe mbledhjet e tjera nuk janë thirrur në konsulencë me kryesinë e komisionit, që përrbëhet nga du bashkëkryetarë. Ku është rregullorja e parlamentit, pazar është këtu? Kjo është e turpshme. Më e turpshme është ultimatumi që u dha në Konferencën e Kryetarëve. I morët të gjitha, merrni edhe komisionet e përhershme, pse nuk i merrni? Vijnë këtu anëtarët e komisionit të posaçëm dhe firmosin ndryshimin e përbërjes së komisionit. Noterët tuaj jemi ne? E bëtë copë Shqipërinë me reformën territoriale. I themi qytetarëve, ne do jemi në shesh, ne do japim opsionin tonë, por jo me ju,jo me shumicën e imponuar nga ju. Me ju çfarë nuk shihet, çfarë nuk dëgjohet," tha Boçi./Dosja.al
luciano boci
Politike
3 Shkurt 2026, 10:30
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla i ka dhënë një ultimatum Opozitës në lidhje m...
Politike
3 Shkurt 2026, 10:27
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar nga maxhoranca ndryshtë heqin nga rendi i ditës ndryshimet për Kom...
Politike
3 Shkurt 2026, 10:18
D.S
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u shpreh me tone të ashpra duke thenë se, ka paraqitu...
Politike
3 Shkurt 2026, 10:08
D.S
Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pa...
Politike
3 Shkurt 2026, 08:56
D.S
Banka e Shqiperise
Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën dëgjimore me një pjesë të kandidatëve që kan&...
Politike
3 Shkurt 2026, 08:32
D.S
kuvendi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës në orën 10:00. Pas tërh...
Politike
3 Shkurt 2026, 07:26
D.S
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës ...
Politike
2 Shkurt 2026, 21:26
E. D
TIRANË- Gazeta e greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeministrit Edi Rama. Artikulli nis me fjalimin e Ra...
Politike
2 Shkurt 2026, 20:54
E. D
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Apeli i GJKKO ka caktuar datën tre shkurt për të zhvilluar seancën në ngarkim të ish-dr...
Politike
2 Shkurt 2026, 19:03
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha ftoj të gjithë qytetarët gjatë fjalës së tij në foltoren e vendo...