22 Maj 2026, 15:43
Nga E.d
Edi Rama
JAPONI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se integrimi i Ballkanit është një nevojë strategjike edhe për Europën. Gjatë një ligjërate në Universiteti i Kombeve të Bashkuara, Rama u shpreh se anëtarësimi në BE ka të bëjë me transformimin e shoqërisë, forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën ndaj korrupsionit.
Në fjalën e tij në Tokyo, kryeministri tha se Shqipëria ka dëshmuar që jo vetëm është partnere e qëndrueshme dhe e besueshme por edhe do shumë BE-në dhe këmbëngul të 'martohet' me të. Në fund, Rama tha se reforma në drejtësi është një prej reformave më të thella që ka bërë ndonjëherë Shqipëria. Sipas tij, të ndryshosh zakonet dhe sisteme të ngërthyera është e vështirë.
Rama: Rruga përpara mbetet kërkuese sfiduese, po kurrë nuk kemi qenë më të vendosur dhe kurrë madje as kemi imagjinuar e jo më të mendojmë një plan B vec BE, jemi të bindur se nuk ka plan B vec lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Anëtarësimi në BE është kjo, ka të bëjë me transformimin e shoqërisë nga brenda, forcimin e shtetit të së drejtës, luftën ndaj korrupsionit dhe krijit dhe një shtet në shërbim të qytetarëve. Përtej gjithçkaje ti japim vetes një vend në një hapsirë ku liria siguria janë vlera themelore të bashkëekzistencës.
Reforma në drejtësi një prej reformave më të thella që ka bërë ndonjëherë Shqipëria. Të ndryshosh zakonet, dhe sisteme të ngërthyera është e vështirë, por reformat me peshë kurrë nuk janë të lehta. Gjithmonë përsëris se ajo cfarë e bën Shqipërinë të ketë një shans shumë real, është pikërisht ndryshimi mes të pasurit ose jo të BE si destinacion dhe si një bashkëudhëtar në këtë rrugëtim.
BE është burimi i dijes për shtetndërtimin që ka krijuar ndonjëherë njerëzimi. Agresioni rus kundër Ukrainës i kujtoi Europës diçka që për fat të keq shumë kishin nisur ta merrnin të mirëqenë. Për herë të parë në historinë e vet, Europa pati një brez që nuk pati asnjë luftë, paqja merrej si e mirëqene, ku demokracia shihej si e pakthyeshme
Në këtë kuadër integrimi i Ballkanit nuk është një kërkesë e jona, por nevojë strategjike edhe për vetë Europën. Shqipëria ka dëshmuar që jo vetëm është partnere e qëndrueshme dhe e besueshme por edhe do shumë BE, këmbëngulim ne do të martohemi. Jemi të linjëzuar me linjën e BE, jemi aleat i NATO-s, sepse edhe pse BE është destinacioni ynë marrëdhënia trasnatlantike është spiranca ku mbështetet kjo marrëdheni. Partneriteti ynë shtrihet përtej Europës, kjo më sjell në Azi, gjithkush mund të mësojë nga Azia, Europa mund të mësojë nga Azia./Dosja.al
edi rama be japoni
Politike
22 Maj 2026, 15:37
E. D
Edi Rama
TOKYO- Kryeministri Edi Rama deklaroi, se Shqipëria është më afër se kurrë për tu bërë pjesë...
Politike
22 Maj 2026, 15:34
E. D
Ferit Hoxha
SUEDI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë më 21–22 maj në Takimin Jozyrtar t...
Politike
22 Maj 2026, 15:20
E. D
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka dënuar ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, e cila akuzohet për korrupsion pa...
Politike
22 Maj 2026, 14:53
D.S
Rama- Takaichi
TOKYO- Një moment i sikletshëm ka ndodhur pas takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Japonisë, San...
Politike
22 Maj 2026, 14:12
D.S
Edi Rama
JAPONI- Kryeministri Edi Rama, është shprehur besimplotë se pret fuqizimin mes marrëdhënieve Shqipëri-Japo...
Politike
22 Maj 2026, 14:03
E.d
Pamje nga takimi
JAPONI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Tokyo për një vizitë zyrtare dhe është pritur nga&nb...
Politike
22 Maj 2026, 13:49
D.S
Edi rama- Takaichi
JAPONI- Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka cilësuar takimine tij në Tokyo si një moment për forcimin e mëtejsh...
Politike
22 Maj 2026, 13:16
I.A
Enea Karakaçi
TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se rruga që po ndërtohet te mbikal...
Politike
22 Maj 2026, 13:07
E.d
Enea Karakaçi
TIRANË- Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi ka folur për përplasjet e fundit që kanë n...
Politike
22 Maj 2026, 12:55
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se raporti i IBAR shpreh shqetësim edhe për vetingun. N&eum...