LIVE UPDATES
Politike

Do bënte urë për motrën/ GJKKO dënon ish-kryetaren e komanduar të Tropojës dhe ndërtuesin! Burgu u konvertohet me shërbim prove

Konkretisht, Islamaj u dënua me 2 vite e 1 muaj burgim për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, por dënimi iu pezullua dhe u konvertua në 2 vite shërbim prove, me kusht që gjatë kësaj periudhe të mos kryejë tjetër vepër penale. Gjithashtu gjykata vendosi heqjen e së drejtës së Islamajt për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

22 Maj 2026, 15:20 Nga E. D
Do bënte urë për motrën/ GJKKO dënon ish-kryetaren e
GJKKO

TIRANË- GJKKO ka dënuar ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, e cila akuzohet për korrupsion pasiv dhe ndërtuesi Rrok Gega për korrupsion aktiv. Sipas njoftimit zyrtar, dy të pandehurit përfituan pezullim të dënimit me burg dhe u vendosën në shërbim prove.

Konkretisht, Islamaj u dënua me 2 vite e 1 muaj burgim për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, por dënimi iu pezullua dhe u konvertua në 2 vite shërbim prove, me kusht që gjatë kësaj periudhe të mos kryejë tjetër vepër penale. Gjithashtu gjykata vendosi heqjen e së drejtës së Islamajt për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ndërsa, ndërtuesi Rrok Gega u shpall fajtor për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 6 muaj burgim. Edhe për të, GJKKO vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e vendosur në shërbim prove për 1 vit. Sipas dosjes, bëhet fjalë për një tender ku Islamaj dyshohet se i kishte kërkuar ndërtuesit Rrok Gega ndërtimin e një ure pranë banesës së motrës së saj, urë e cila nuk ishte parashikuar në projekt.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 15, të viti 2025, në ngarkim të të pandehurve Zyra Islamaj dhe Rrok Gega”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Bib Ndreca dhe Atalanta Zeqiraj, me vendimin nr. 42, datë 21.05.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Zyra Islamaj për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi i parë të K.Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet e 1 (një) muaj burgim.

2. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Zyra Islamaj për një periudhë kohore 2 (dy) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe e pandehura të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.

3. Në respektim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike,  të të pandehurës Zyra Islamaj për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rrok Gega për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, paragrafi i parë të K.Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

5. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin Rrok Gega për një periudhë kohore 1 (një) vit, me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

6. Shpenzimet e fazës hetimore dhe ato gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar./Dosja.al

gjkko zyra islamaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet