Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Berisha vuri gishtin edhe te puna e shërbimit tonë Informativ, që sipas tij ka dështuar të monitorojë situatën.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha fajësoi kryeministrin Edi Rama për incidentin me grupin e rusëve që u përplasën me ushtarët në Uzinën e Armëve në Gramsh. Në një konferencë për mediat nga selia blu, posaçërisht për këtë çështje, Berisha tha se Rama ka cënuar sigurinë kombëtare, ndërsa vuri gishtin edhe te puna e shërbimit tonë Informativ, që sipas tij ka dështuar të monitorojë situatën.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kërcënimin e Sigurisë e ka bërë Edi Rama. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet, por e vërteta është se përdorimi i lëndëve neoparalizuese dhe toksike e djegëse kundër ushtarëve kompromenton thellësisht misionin.
Rrogat dhe shqetësimi i tyre, duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve të tjera jomiqësore. Deklarojmë se këtë e ka bërë Edi Rama, sepse askush tjetër në republikën e Shqipërisë përveç kryeministrit që firmos strukturën e SHISH ka të drejtë të njihet me të, apo ta kërkojë atë. Kjo rrjedhje, një goditje e rëndë për shërbimin u bë nga Ministria e Financave, çka e bën atë përgjegjëse direkte por kjo ministri nuk mund të kishte organigramën e SHISH. Cilat janë problemet e sotme? Sot ka një konfortim mes NATO, BE dhe Rusisë së Putinit apo aleatëve të tij. Sot sikundër edhe më parë, shërbimet ruse dhe serbe janë në sintoni të plotë, në bashkëpunim të ngushtë. Për ata që e vënë në dyshim, ju rikujtoj deklaratën e Aleksandër Vuçiç që gjatë vizitës në ëashington do të deklaronte se "shërbimet më kishin njohur me tekstin e marrëveshjes që do të na servirej". Kjo nuk është një risi, Putini i madh dhe Putini i Vogël janë një unitet përjetësisht i pazgjidhur.
Deklaratat vijnë dy ditë pas incidentit në Gramsh. Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se propozimet për ndryshimet ligjore p...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se incidentet në Uzina që ndodhën nj&...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar nxjerrjen e dokumenteve të r...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar qeverinë dhe insitucionet ...
Edi Rama dhe projekti TIRANË- Një park i ri do të ndërtohet në Durrës. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me sulmin në uzinën ushtarake të Gramshit mbrëmjen e ...
Luciano Boçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luciano Boçi ka reaguar në lidhje sulmin në uzinën ...
Meme TIRANË- Rrjeti nuk mund të mos e intepretonte atë që ka ndodhur orët e fundit në Shqipëri. Incidentet në Grams...
Uzina Në Shqipëri, një sërë institucionesh të sigurisë janë përfshirë në hetimin e ngjarjes së ...
Rudina Hajdari TIRANË- Edhe pse vetëm 35 vjeç, Rudina Hajdari ka treguar se di të shkëlqejë kudo. Në politikë ajo...