Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lulzim Basha, pas konfirmimit si kryetar i PD-së, ka zhvilluar një komunikim për mediat, ku u shpreh se ka ardhur koha që shqiptarëve ti kthehet pushteti.
TIRANË- Lulzim Basha, pas konfirmimit si kryetar i PD-së, ka zhvilluar një komunikim për mediat, ku u shpreh se ka ardhur koha që shqiptarëve ti kthehet pushteti. Duke iu referuar kundërshtarëve, Basha tha se është i vetëdijshëm për sfidat me të cilat ndodhet PD-ja sot, por për të, ky proces shënon nisjen e punës që do të sjellë ndryshimin e qeverisjes, pavarësisht bindjeve politike.
“Ju falenderoj për mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj. Demokratët dhe PD pavarësisht të gjitha vështirësive, mbeten shpresa e shqiptarëve. Falënderim për strukturat e PD-së, që organizuan një proces shembull dhe të denjë për standardet që kemi shpallur për të nesërmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Mirënjohje për votuesit dhe falenderim i veçantë për Gjergji Hanin që me fuqinë e argumentit të tij, pastërtinë dhe përkushtimin ndaj PD-së, e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh dhe vlerash si i takon garës. Jam i vetëdijshëm për sfidat me të cilat ndodhet PD-ja.
Lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërteta dhe ca të sponsorizuara nga ata që e duan Shqipërinë, pa liri, pa barazi para ligjit. Mbi të gjitha e sotmja nuk shënon votën për një individ, por shënon nisjen e punës dhe puna fillon për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjtë të mosbesimit, urën mes bregut të sotëm të dëshpërimit të shqiptarëve, depresionit psikologjik, ekonomik, mllefit e dëshirës për ndryshim dhe bregut e shpresës dhe besimit që do të sjellë ndryshimin e qeverisjes pavarësisht bindjeve politike. Nuk ka për të qenë e lehtë, por demokratët treguan se jemi gati ti përvishemi një tjetër beteje. Shqipëria pret që demokratët të kthehen në krye të detyrës, për të mbrojtur interesin publik”, tha Basha.
kandidatet per kryetar te PD TIRANE- Në krye të PD-së është zgjedhur Lulzim Basha. Në garë ishin ish-kryedemokrati Lulzi...
Jemin Gjana TIRANE- Ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, ku garuan Lulzim Basha dhe Gjergji Hani,...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me mbledhjen dy-ditore të qeverisë që...
Erion Braçe DIVJAKE- Deputeti socialist, Erion Braçe, rekomandon Divjakën si një ndër plazhet më të pastra dhe ekono...
votime TIRANË- Deri në orën 11:30 kanë votuar 7251 anëtarë në të gjithë vendin për kreun e PD-s&eum...
dokumenti Nga: Klodian Tomorri Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka urdhëruar SICPA SA, kompaninë mëm&...
TIRANË- Deputeti i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeminstri Edi Rama për rikonceptimin dhe riorganizi...
Edi Rama TEPELENË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme nga gazetarët për rënien e euros dhe forcimit të lekut. Rama th...
Edi Rama TEPELENË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë një thirrje prokurorëve që të mos pushojnë çështjen ...
Edi Rama TEPELENË- Kryeministri Edi Rama komentoi vendimi për të shkarkuar nga detyra ish-sekretarit të Përgjithshëm t&e...