Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve
"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan se do katandisja Edi Ramën 2...
"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan se do katandisja Edi Ramën 2...
"Parlament analfabetë"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama o legen gjithë Shqipëria të urren...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 57-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Izolohet vatra e zjarrit në pyllin e Sodës, zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në terren 26 Korrik, 18:3...
Zhupa thekson se edhe vetë rrethrrotullimi është ndërtuar në mënyrë jofunksionale, duke krijuar trafik, ndotje dhe humbje kohe për qindra udhëtarë.
SARANDA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar mënyrën se si është projektuar terminali i autobusëve në Sarandë, duke e cilësuar atë një dështim të infrastrukturës urbane. Sipas saj, autobuset dhe mjetet e transportit detyrohen çdo ditë të përshkojnë rreth 1.5 kilometra shtesë deri te rrethrrotullimi në hyrje të qytetit vetëm për t’u kthyer në drejtimin e destinacionit të tyre, për shkak të një projekti të gabuar.
Zhupa thekson se edhe vetë rrethrrotullimi është ndërtuar në mënyrë jofunksionale, duke krijuar trafik, ndotje dhe humbje kohe për qindra udhëtarë. Ajo akuzon Bashkinë e Sarandës se ka realizuar një projekt pa studime profesionale dhe pa vizion.
Reagimi i Ina Zhupës:
Kjo është rutina e përditshme e autobusëve dhe mjeteve të transportit në Sarandë. Terminali i projektuar keq i detyron të bëjnë këtë rrethrrotullim çdo ditë, që është vetë i pastudiuar.
Në vend që mjetet e transportit të udhëtarëve që dalin nga terminali të marrin drejtimin e destinacionit të tyre, ato detyrohen të përshkojnë rreth 1.5 kilometra deri te rrethrrotullimi i rrugës së pestë, në hyrje të qytetit, vetëm për të bërë rreth rrotullimin dhe për t’u rikthyer në drejtimin e duhur ku e kanë destinacionin.
Sikur të mos mjaftonte ky projektim i gabuar i terminalit, i bërë pa studime ekspertesh po duke u bazuar në eksperimente post ndërtimi sic i quajnë punonjësit e bashkise. Edhe vetë rrethrrotullimi është ndërtuar në mënyrën më jofunksionale të mundshme. Ai bllokon lëvizjen e mjeteve të mëdha, krijon trafik të panevojshëm dhe vështirëson qarkullimin normal.
Kjo është pasoja kur infrastruktura nuk projektohet nga ekspertë të sigurisë rrugore dhe urbanistikës, por me vendime absurde bashkiake, pa vizion dhe pa studime profesionale të bashkisë Sarandë.
Rezultati është i dukshëm çdo ditë: humbje kohe për qindra udhëtarë, ndotje e shtuar dhe trafik i rënduar në hyrje të qytetit.
Saranda ka nevojë për një infrastrukturë moderne dhe funksionale, jo projekte të menduara keq që u kushtojnë çdo ditë qytetarëve, bizneseve dhe turistëve./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e tij. Pas komenteve të shkaktua...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Berlin, duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Gjermanin...
Bardhi Rama TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtri...
TIRANË- Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 57-të. Qytetarët pritet të mblidhen sër...
Edi Rama dhe Marjana Koçeku TIRANA- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka ironizuar kryeministrin e vendit, Edi Rama p...
Edi Rama TIRANA- Dokumenti strategjik, i njohur ndryshe si "Besa", për të cilin kryeministri i vendit, Edi Rama foli ditën e djeshme në...
Snezhana Paunoviç Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, tha më 25 ko...
Foto ilustruse Në Shqipëri jetojnë mbi 65 mijë qytetarë që janë vetëdeklaruar pjesë e pakicave kombëtare,...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vijuar me deklaratat ndaj Kosovës duke th...
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në Facebook, nuk ngurroi...